Liderët e Europës: Kush ngjitet dhe kush zbret

January 1, 2018 19:38

Liderët e Europës: Kush ngjitet dhe kush zbret

Kanë kaluar pak muaj nga zgjedhjet në Gjermani, të cilat do të duhej të përforconin lidershipin e pafundëm të Frau Merkelit. E megjithatë, udhëheqja e saj nuk është shfaqur kurrë më e pasigurtë, dhe vetë Gjermania duket se po marshon rrezikshëm drejt një humnere politike. Me të, edhe zonjës tjetër e politikës evropiane, Theresa May, pas humbjes elektorale i është dashur të marrë shuplakën e Uestminster, që ka kërkuar të ketë fjalën e fundit mbi modalitetet e Brexit, duke ridimensionuar jo pak rëndësinë strategjike të marrëveshjes paraprake të arritur me aq mund, mes kryeministres May dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Nëse cikli i gjatë i Angela Merkelit nuk është përmbullur ende përfundimisht, e sigurtë është që Angela nuk është më zonja e pakundërshtueshme e politikës gjermane. Nëse strategjia e saj e miklimit të socialdemokratëve, antagonistë historikë të popullorëve në sistemin partiak të Republikës Federale, ka patur sukses, ajo ka bërë gjithësesi që në krahun e djathtë të afirmohej një formacion shumë më tinzar, jo vetëm për demokracinë gjermane (dhe në perspektivë, për qetësinë evropiane), por mbi të gjitha për Cdu/Csu.

Merkel sigurisht që paguan për 12 vitet e njëpasnjëshëm si kancelare dhe në mënyrë të veçaëntë politika e saj bujare mbi imigrimin, që nuk mbështetet nga shumë gjermanë, me të cilën, përveç se të pohonte vlerat me të cilat beson dhe me të cilat është formuar, synonte të ruante lidershipin e saj në Evropë. E pabesueshme, por vajza që erdhi nga Lindja ka nënvlerësuar humorin dhe kuadrin politik të Gjermanisë së ribashkuar. Këto nuk ishin më tërësisht të pajtueshme me ato të shumicës në pjesën perëndimore të vendit. Dhe pikërisht në Lindjen “e saj”, u konsolidua mbështetja për AfD (Alternativa për Gjermaninë), e cila forcohet sa më shumë që partia radikalizohet.

Nuk është shfaqur asnjëherë as i sigurtë dhe as jetëgjatë pushteti i Theresa Mayt në Mbretërinë e Bashkuar. Pasi trashëgoi udhëheqjen nga konservatorët, në vijim të vetëvrasjes politike të David Cameronit, i cili e lidhi fatin e tij me Brexit, kryeministrja angleze u gjend e lidhur sërish me Brexit, që po ia përcakton asaj fatin, me ritmin e humbjeve elektorale dhe pritave parlamentare.

Pretendentët për vendin e saj nuk mungojnë (duke filluar nga Ministri i Jashtëm “vullkanik”, Boris Johnson), por ndjesia është që të gjithë preferojnë ta zvarrisin sa më shumë Mayn me tratativat për Brexit. Një dalje nga BE që, sot, shumica e votuesve britanikë nuk e duan më.

Mariano Rajoy, “hakmarrësi i hispanidad-it të dhunuar” nga referendumi farsë në Katalunjë, është një tjetër udhëheqës, fati i të cilit duket shumë i pasigurt – jo se ka qenë ndonjëherë shumë lart. Spanja, në fund të fundit, përtej ekonomisë që po e rimerr vetem, vuan prej vitesh një krizë sistemike që ka përfshirë jo vetëm partitë politike, por asetin kushtetues të autonomive, e madje edhe formën institucionale monarkike (e luhatshme, pothuaj si në kohët e Alfonso XIII). Paradoksalisht, është pikërisht fakti që situata është kaq e rëndë, që mund t’i sigurojë mbijetesën Rajoyt.

Por nëse shumë prej tyre zbresin, ndonjëri ngjitet. Mbi të gjitha, “enfant prodige” i politikës francez, Emmanuel Macron, për të cilin sondazhet e opinionit konfirmohen pozitive dhe i cili, establishmentit evropian, i shfaqet si i vetmi udhëheqës që jep siguri. Edhe në politikën e jashtme, Macron po shfaq një aktivizëm dhe një pozicion, që mund ta bëjnë atë flamurmbajtësin e një Evrope, jo më të palosur mbi vetveten.

Ndërmjetësimi mbi dosjerin shpërthyes libanez, që riktheu Sa’d Haririn në Beirut pavarësisht se protektorët sauditë ishin kundër, ka qenë lëvizja më brilante në drejtim të marrjes së më shumë përgjegjësive nga Evropa në Lindjen e Mesme, shumë e nevojshme kjo të kompensuar lëvizjet e këqia amerikane. Pika e vetëm e dobët duhet kërkuar përtej kufirit, në pasigurinë që dominon peizazhin politik gjerman: sepse pa Gjermaninë, Franca është shumë e dobët (mbi të gjitha financiarisht), për të udhëhequr një politikë evropiane me frymëmarrje të gjerë.

Leo Eric Varadkar, Kryeministri 38-vjeçar irlandez, me origjinë indiane dhe homoseksual i shpallur, ka përgëzuar në Tuiter kryeministrin e ri 31 vjeçar të Austrisë, Sebastian Kurz, popullor-konservator, armiqësor ndaj imigrantëve dhe aleat me të djathtën ekstreme. Austriaku ka nostalgji habsburgiane dhe dëshiron të rimarrë Tirolin e Jugut. Irlandezi dëshiron që në mënyrë shumë më civile të mbajë të hapur kufirin me Ulsterin. Përtej moshës, se çfarë kanë të përbashkët të dy, është e vështirë ta thuash. E megjithatë të dy mishërojnë, në drejtime të ndryshme, dëshirën për ndryshim të dy sistemeve politike të balsamosura.

Dhe në fund, nuk mund të mungonte Paolo Gentiloni. Kryeministri italian, që erdhi në krye prej vetëvrasjes së mentorit të tij Matteo Renzi, tani po merr shije. Stili i kthjellët e konkret, rrezikon ta bëjë trashëgimtar të vetvetes. Përveçse i pëlqen një numri në rritje italianësh, ai bind edhe Evropën: gjë që nuk ndodhte prej shumë kohësh. / “Panorama Italia” – Bota.al

January 1, 2018 19:38
Komento

1 Koment

  1. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. January 1, 21:50

    Politikat e lidereve europane as me pak dhe as me shume,por nje reflekim i mercenarizmit dhe i pangopesise se politikave te Rusise putinjane,qe kerkon me c’do forme e cmim te krijoje xhepa per pasiguri,si dhe kriza artificiale ne Europe per te plotesuar nje rifolmurim te BRSS si nje politike qe ruan pushtetet deri ne pangopesi per leke te piset e pushtet pa kufi dhe me c’do forme e cmim brenda djajve.Mjaft me,me Merkelin gjermanet deshtuan ne ruajtjen e vlerave te lirise e demokracise.Dy mandate jane boll ne demokraci,tri mandate jane shume,kurse kater mandate jane marri e shkuar marrise ne krye te vendit, dhe as me shume e as me pak jane reflekse te se kaluares, apo te sotmes te konvertimit te diktatures komuniste ne te majte e te djathte e nje djalle gjysem.Putinizmi dhe mercenaret e tije ne Europe as mos ti shkoje ne mendje se mund ta sundojne Europen,Europa eshte kocke e forte qe te mbet ne fyt dhe te flak tej ne hanet e harreses.se nga skushi erdhen ne askush do te shkojne,por me nje fund te turpshem dhe pa kthim,kushdo qe te jete qe kerkon ti vendose shkopinje nen rrotat e zhvillimeve progresite njerezore EUROPIANE e Boterore.Viti 2017 ishte dhe mbeti si vit i lulzimit te ekstremizmit te c’do forme ngjyre apo besimi,kurse viti 2018 do te jete viti nje fundi te turpshem dhe pa krim i ekstremizmit te c’do forme,ngjyre apo besimi qofte.Kjo do te jete dhe profecia e ketije viti,pa pushtetare e politikane te kriminazuar e te korruptuar dhe te pa ngopur me leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim brenda djallit.Mallkimi i mijra nenave,e grave te veshura me te zeza,si dhe i mijra femijeve te mbetur jetim,apo i nje pasurie kombetare e private te grabitur e tjetersuar nga bastardet e politikave ne dite e vite po vjen minuti qe te pergjigjen para drejtesise.Mjaft me, me lojra fjalesh e lloqe kavaje,c’do bejshe ne dete do ta gelltisesh me kripen;thote populli…….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*