Liderët e rajonit flasin për bashkëpunim, Vuçiç bën madje edhe shaka me Ramën

May 28, 2015 09:59

Liderët e rajonit flasin për bashkëpunim, Vuçiç bën madje edhe shaka me Ramën

Forumi ekonomik që zhvillohet në Tiranë mes vendeve të rajonit, është duke u zhvilluar me tone të buta dhe bashkëpunuese.

Edhe pse ekzistonte frika se ky forum mund të zhvillohej me tone të acaruara për shkak të zhvillimeve të fundit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Takimi ka qenë aq pozitiv, sa kryeministri serb Vuçiç jo vetëm është takuar me homologun e tij kosovar Isa Mustafa dhe nuk është larguar kur ky ka nisur të flasë, por ka bërë shaka edhe me Ramën.

Ai i ka kujtuar kryeministrit shqiptar me humor, se foli më shumë se 10 minuta, kohë e parashikuar për folësit.

Rama nga ana tjetër ka thënë në fjalën e tij, se Europa duhet ta shohë rajonin si një të vetëm.

Jemi këtu jo vetëm se jemi ëngjëj dhe paraardhësit tanë kanë qenë djaj, por për faktin se të gjithë njerëzit në rajon lidhen me një ëndërr të përbashkët që është Europa dhe me një perspektivë të përbashkët që është Europa dhe duam që Evropa ta kuptojë se nëse brenda bashkimit ka një lodhje nga zgjerimi që duhet përballuar këtu në Evropën Juglindore, na duhet të përballojmë rrezikun e një lodhjeje nga durimi.

Pra le të mos ta lëmë lodhjen nga durimi të kthehet në armikun e përbashkët të endrrës tonë të përbashkët dhe që na ka sjellë sot këtu bashkë”, tha Rama.

May 28, 2015 09:59
Komento

8 Komente

  1. "Horri i Bulevardit" May 28, 10:05

    Mbasi i degjova te gjithe kryeministrat, mu be qejfi edhe nga fjala e te derguarit te Vjenes, se bashkimit europian, qe tha fjalet me te mira, per
    nje organizim te shkelqyer nga ana e shtetit shqiptar

    Reply to this comment
  2. beni May 28, 10:09

    Kjo me kujton federaten jugosllave e sot filloj te thuhet e interpretohet ballkani perendimor,natyrisht duke larguar nacionalistet ekstreme si stiipe mesic e sllovenin zdernoshek!
    Besoj se katolicizmi ka pas synime te tjera,e jo ajo qe bashkon popujt e ballkanit perendimor!

    Reply to this comment
  3. Preza May 28, 10:33

    “Ballkani Perendimor” eshte nje term qe eshte perdorur duke filluar nga viti 1999-2000 kur per rajonin u ndermoren nje sere inisiativash e projektesh, mbas luftrave ne ishjugosllavi, ngjarjeve tragjike te 97 ne Shqiperi etj. Pakti i Stabilitetit, programet e hershme PHARE, e me pas CARDS, e sot IPA.
    Por ne pergjithesi keto programe e projekte te medha, u krijuan qe te mbeshtesnin vendet e rajonit ne rrugen e nisur per Asocimin ne BE. Me pas u kerkua qe procesi te mos ishte vetem Asocues por edhe Stabilizues dhe patem kerkesen e BE per te patur me vendet e rajonit nje marreveshje per Asocim Stabilizimn e secilit vend, dhe qe perfundoi per disa vende me nenshkrimin e statusit te Vendit Kandidat per integrim ne BE. Nga vendet e perfshira ne kete proces me me shpejtesi ne rrugen e reformave ka ecur Kroacia e cila tashme eshtre antare e BE.

    Reply to this comment
  4. Plaku i mocem May 28, 11:48

    “Preza”,ne dijenine time,ne te ashtuquajturin “Ballkani Perndimor”,nuk bejne pjese as Kroacia e as Sllovenia,por jane te gjitha vendet e ish Jugosllavise ne perberjen e te cileve ka popuj dhe popullsi jo te krishtere,plus Shqiperia.

    Reply to this comment
  5. BURIMI May 28, 13:00

    Perpara Komunizmi i bashkoi Shqiptaret me serbet e tash Evropa. Tash me ska Bashkim Vllazerim por ka Bashkejetese. Bravo Shqiptarhone me serbet keni nje NONE e ajo eshte Bashkesia Europione

    Reply to this comment
  6. Mark uk May 28, 13:17

    Po jo vetem me fjale,po me vepra duhet jemi me Europen.Si kryeministri shqiptar,si ai i Kosoves e quajten vella Erdoganin.

    Reply to this comment
    • BURIMI May 28, 14:46

      Mark uk, ti nese e konsideron vella Vucicin quaje si te duash, mundesh me marr e me dergu ne shtepi e ta gostisesh si vellau vellaun.
      Erdogani nuk eshte serbe as sllav keshtu qe ai e ka vendin e merituar.

      Reply to this comment
  7. nostradamus May 29, 09:30

    E admiroj Ramen per thellesine e jashtzakoneshme te mendimit …..!!! Cdo fjale e tij ka nje
    domethenje filosifike te admirueshme me nje stil thellesisht ”sui generis”….!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*