Lidhi qentë, o i zoti i shtëpisë!

May 14, 2018 13:21

Lidhi qentë, o i zoti i shtëpisë!

Nga Gjon Bruçi

Kohët e fundit, si për inat të demokracisë borgjeze në “zhvillim”, dhe në kuadrin e “integrimit” europian, në vendin tonë janë shtuar qentë. Jo qentë besnikë që ruajnë tufën e deleve, por ata të pazarit, që në zhargonin e përditshëm quhen zagarë sallahanesh. Shtimi i tyre e mori indicien nga kërkesa e shoqatave që mbrojnë të drejtat e kafshëve. Ky fenomen në zhvillim, ka shqetësuar një pjesë të qytetarëve, disa prej të cilëve kanë patur fatin dhe të shijojnë kafshimin e tyre. Madje, para do ditësh, një qytetar u bë viktimë e “mbrojtjes së të drejtave të qenëve”. Megjithatë, titullarët e Bashkive na kanë qetësuar se do të merren masa për eliminimin e këtij rreziku jo të vogël. Qentë ose do të lidhen pranë banesave të pronarëve, ose më e pakta do t’u sigurohet një kasë turiri, e cila nuk i lejon të përdorin dhëmbët mbi kalimtarët e rrugës.

Por, ndërsa jemi qetësuar disi nga qentë që janë “bij qensh”, si do t’ia bëjmë nga qentë që janë bij njerëzish?! Është fjala për qentë e të ashtuquajturës “demokraci borgjeze”, të cilët kanë gati tri dekada      që jo vetëm lehin, por edhe kafshojnë. Kafshojnë njerëz, pasuri, moral, identitet… kafshojnë Atdheun si një lukuni ujqërish të ardhur nga stepat e lindjes, apo xhunglat e perendimit. Këta qenër, jo vetëm nuk lidhen, por as nuk paisen me qafore apo kasa turiri. Përkundrazi, janë paisur dhe me një flamur me inicialet  “PD”, që kur deshifrohet, del “Parti Demokratike”. Ndonëse në ato dy fjalë nuk ka asnjë germë nga demokracia e vërtetë. Ose më saktë, emri Parti, shoqërohet aksidentalisht me mbiemrin “demokratike”.

Partia e vetquajtur paturpësisht “demokratike”, qysh në ngjizje të saj në vitin 1990 e gjer tani, nuk ka pushuar asnjë minutë, duke lehur kundër gjithçkaje të arritur nga populli shqiptar në dekadat e shekujt e saj historikë. Dhe jo vetëm ka lehur, por edhe ka kafshuar. Ka lehur e ka kafshuar mbi Lashtësinë dhe Rilindjen; mbi të djeshmen dhe të sotmen; kundër Luftës Çlirimtare dhe Heronjve e Dëshmorëve të saj; kundër djersës ndërtimtare gjysëm shekullore që e kaloi vendin e shqiponjave nga errësira e mesjetës në dritën e zhvillimeve bashkëkohore; kundër të tashmes dhe të ardhmes së Shqipërisë europiane. Lehjet dhe kafshimet e këtij skuadroni neofashist me inicialet PD në këta tri dekada, që nga ngjizja e saj, e kanë drobitur trupin e Shqipërisë më shumë se pesë shekuj pushtim otoman.

Pushtuesit otomanë, vërtet e dogjën dhe e shkatërruan Arbërinë, por tek varri i Kryetrimit tonë e ndaluan turrin. Eshtrat e Gjegjit tonë nuk i shkatërruan, nuk i dogjën, nuk i përçudnuan. Përkundrazi i morën e i varën në qafë si hajmali, duke besuar se ato do t’u sillnin fatin e fitimtarit. Pushtuesit e rinj të fund-nëntëdhjetës, me pardesytë e bardha, që nxinin më tepër se të zezat, eshtrat e Kryetrimit të shekullit të Njëzetw, shqiptarit të madh Enver Hoxha, i nxorën e i përçudnuan natën pa hënë, duke ua kaluar kështu edhe otomanëve të Anadollit në aksionin e tyre antishqiptar e antikombëtar. Dhe jo vetëm eshtrat e Kryetrimit, por edhe të të gjithë luftëtarëve të Lirisë, nëse nuk mundën t’i përdhunonin në varre, u munduan t’iu përdhunonin veprën e tyre të pavdekshme. Qëllimi: Të eliminonin LANÇ, si epokën më të ndritur të historisë së shqiptarëve. Po, a e arritën këtë objektiv?

Sigurisht që jo. Se epoka e LANÇ nuk mund të përmbyset e të eliminohet. Ajo ka zënë vend në themelet moderne të kombit shqiptar, duke u çimentuar me gjakun e pastër të mijëra e mijëra shqiptarëve të vërtetë. Pikërisht se nuk e arritën këtë qëllim ogurzi, falangat e zeza të Partisë Demokratike, menduan të ndërrojnë taktikë. Lanë mënjanë sharjet, lehjet e kafshimet dhe vendosën të futen në “Kalanë” e LANÇ, siç u fut dikur Kali i Uliksit në Trojën e lashtë të Priamit.

Në ditën e 5 Majit të këtij viti, çka nuk kishte ndodhur asnjëherë gjatë njëzet e tetë viteve, tek “NËNË SHQIPËRI” kishin ardhur “falangistët e rinj” të PD-së (epitetin e mora nga një shkrim redaksional i Ditës), për të bërë Homazhe tek Dëshmorët e Kombit!

O tempora, o mores!  Plot njëzet e tetë vite këta qenër të demon-krazisë, nuk kanë pushuar asnjë minutë duke lehur e kafshuar kundër Dëshmorëve të LANÇ e të Ndërtimit Socialist. Dhe papritur, në ditën e shenjtë të Dëshmorëve, pasi lanë fytyrat e pista në çesmën e “fshatit” të demokracisë, erdhën të bënin homazhe e të vendosnin kurora tek varrezat e partizanëve e të komunistëve, të cilët për tri dekada me radhë i patën lëçitur me fjalorin më të pistë dhe me veprën me të zezë.  Në njëzet e tetë vite të veprimtarisë së tyre politike, Liderët dhe militantët e PD, nuk kanë tentuar asnjëherë të vijnë në ditën e 5 majit tek varrezat e Dëshmorëve. Të vetmen ditë që duken aty, është 28 nëntori, të cilën ata e përcjellin, duke e ndërruar tapetin e kuq që vendos protokolli shtetëror, e duke vendosur tapetin blu. Madje në mungesë të tij, përdorin dhe tapet me ngjyrë jeshil, si ngjyra e bektashinjve. Por kësaj radhe, ata nuk e ndërruan tapetin e kuq, ku një gjysëm ore parpara tyre, kishin ecur Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe një pjesë e madhe e veteranëve të LANÇ. Dhe jo vetëm tapetin e kuq e pranuan, por edhe kurorën e kishin të dominuar me lule të kuqe, çka ishte një “risi”, kur dihet se ata edhe muret, edhe tavolinat e karriket e zyrave i lyejnë blu. Të kuqen ka njëzet e tetë vite që e kanë nxjerrë nga përdorimi, ose më saktë e kanë bërë “Lanet”!

Por të fandaksurit pëdëista, ndërsa kishin “pranuar” të kuqen e tapetit dhe të kurorës, përfshi dhe mermerin e kuq të NËNËS SHQIPËRI, nuk mund të pranonin flamujt e kuq të Partisë Komuniste dhe sidomos portretin e Komandantit të LANÇ, eshtrat e të cilit i patën degdisur tutje nga Sharra qysh në vigjiljen e “demokra-zisë” së tyre. Në momentin që në sheshin e varrezave u shpalosën flamujt e kuq të komunistëve dhe portreti i Komandantit të Partizanëve, pëdëistët “homazhet” e tyre i kthyen në shantazh. Dhe jo vetëm në shantazh, por me lehje e kafshime u lëshuan mbi veteranët, komunistët, flamujt, portretet, kurorat. . . Tamam si lukunia e qenërve të tërbuar që kafshojnë e përdhosin gjithçka u del përpara.

Në gjithë komentet për ngjarjen e mësipërme, më interesanti ishte komenti i një ish deputeti të PD-së, me mbiemrin Babasi. “Na provokuan komunistët”, deklaron Babasja i PD-së, duke harruar se komunistët gjendeshin në shtëpinë e tyre. Ardhacakët pëdëistë, të paftuarit dhe të pamerituarit falangistë, ishin dhe mbeten provokatorë. Militantët e kësaj skote, në rolin e “pararojës” së Lulit të tyre, kur hynë në teritorin e varrezave dhe panë komunistët që bënin homazhet e tyre, ashtu si demat spanjollë të arenës u tërbuan, dhe ndonëse kishin ardhur për homazhe paqësore, kaluan në zanatin e tyre të batërdisë e barbarisë, të vetmin profesion që e zotërojnë mrekullisht.

Episodi i mësipërm, përveçse na kumton futyrën e vërtetë të partisë Demokratike, sjell edhe një risi në taktikat e veprimtarisë së saj politike. Humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhjet qendrore e vendore, ngarkuar me bëmat antipopullore e antikombëtare të 28 viteve në qeverisje apo në opozitë, e kanë vënë këtë forcë politike në pikëpyetjen e ekzistencës. Në këtë rast, rolin e saj mund ta marrë një subjekt tjetër, çka do të ishte fatale, si për vetë partinë që “solli demokracinë”, ashtu dhe për simotrën e saj që është aktualisht në pushtet. Them simotër, sepse tashmë, kush i ka sytë në ballë dhe mendjen në kokë, dy partitë kryesore, PD e PS, që e kanë kollundrisur këtë vend në mënyrë pothuaj të barabartë për afro tri dekada, janë si vëllezërit siamezë. Ato mbajnë në jetë njëra-tjetrën. Nëse shembet njëra, bie edhe tjetra. Ndaj që nga 17-18 maji i vitit 2017, ata siç duket po zbatojnë në heshtje parullën ”Në rrezik e në nevojë, shoku – shokun ta ndihmojë”!  Sondazhi i ditëve të fundit, kur PD-ja anon më shumë nga aleanca me PS-në, se sa me LSI-në, verteton hamendësimin tonë llogjik.

Në kuadrin e kësaj marëveshje, që megjithëse po bën vitin dhe askush përveç dyshes Rama-Basha nuk e ka lexuar, po realizohen edhe lëvizjet e liderit të ri të PD-së me emrin e lules pa lule. Luli i PD-së, pasi krasiti kryesinë e partisë së tij në Kuvendin e këtyre ditëve, dhe siguroi postin edhe për disa vjet, ka nisur disa lëvizje që e afrojnë drejt aleancës së mundshme me PS-në. Homazhet e papritura tek Dëshmorët e LANÇ këtë qëllim kanë, të afrojnë e bëjnë të pranueshme nga elektorati socialist, veçanërisht veteranët dhe familjet e dëshmorëve, aleancën e mundshme PS-PD.

Ky parashikim i imi, mund edhe të mos realizohet. Kjo për vetë faktin se si situatat, edhe vetë liderët e këtyre partive, veçanërisht Rama i socialistëve, janë kaq fluide, sa nuk ka exit-poll të përcaktojë të vërtetën e plotë. Megjithatë, Luli i PD-së ka vendosur të bëjë një provë. Aq më tepër në situatën që ndodhet, kur përveç gjendjes së mjeruar të partisë, në horizontin e afërt kërcënon edhe Vettingu, ky “Qikllop”, që u ka futur drithmat gjynahqarëve të “demokracisë sonë.

Në komunistët, pavarësisht nga dilemat e Lulit të PD-së, pavarësisht nga kompromiset e saj reciproke me PS-në, dhe më në fund, pavarësisht nga kërcënimet e këtyre dy partive në pushtet, do të vijojmë ta mbajmë me krenari dhe vendosmëri flamurin e kuq të komunizmit dhe portretin e Shqiptarit të Madh Enver Hoxha. Dhe jo vetëm do t’i mbajmë, por edhe do t’i lartojmë ato deri në realizimin e objektivave tona. Provokacionet e tipit “Babasi”, apo kërcënimet e markës “Lulashi”, nuk mund të na trembin e të na kthejnë nga rruga jonë e vështirë, por e drejtë dhe e ndershme.   Deklaratës së liderit të PD-së, Lulzim Basha, se “do të çojmë në parlament për miratim ligjin për ndalimin e simboleve komuniste”, ne komunistët i përgjigjemi:  Kujdes Lulash mavria, se mund të ndodhë që parlamenti i ardhshëm të të nxjerrë ty jashtë ligjit, megjithë partinë tënde neofashiste për bëmat antikombëtare të njëzet e tetë viteve të të ashtuquajturës demokraci borgjeze.

Ndërsa për vëllain tënd siamez, me ngjyrën roze-mavi, kemi këtë kërkesë. Zoti Rama, populli të ka zgjedhur për zot shtëpie. Nga ky pozicion e ke detyrë t’i mbrosh “robt” e shtëpisë nga kafshimi ujqërve, por edhe i qenërve, nëse këto kafshë, si në rastin e pëdëistëve, tërbohen e dalin jashtë kontrollit. Dhe pjesëtarët e familjes, por dhe miqtë e saj mbrohen, jo duke i zgjidhur, por duke i lidhur në “stelin” e tyre qentë e tërbuar.

Ndaj thirrja tradicionale, “Lidhi qentë o i zoti i shtëpisë”, është edhe për ty zoti kryeministër, që ke marrë përsipër të kullundrisësh punët e konakut tonë.

o.j/dita

May 14, 2018 13:21
Komento

14 Komente

  1. Tartufi May 14, 15:19

    Vetem eshte nje gje ne kete mes,,, e verteta qe te bind,,
    Qente gjithmone i leshohen [ zagareve ] sido,qe te hamulitesh ti
    apo ata qe ju leshuan juve,qente qendrojne me larte se zagaret.
    Biles juve si zagare te vjeteruar te ketij populli nuk duhet shume
    mendje per t ju kuptuar se c fare lloi i zagarit jeni,, se si zagare
    qe keni qene per 40 vjet resht,vetem keni bredhur si zagare neper rruget e kesaj Shqiperije nate dhe dite pas koshave te
    mbushura me kocka,,, dhe si zagare qe keni qene kafshoheni me
    qente e rinje se ju kane rembyer koshat e kockave te hedhura.
    Nje popull [ zagar apo qen ] keshtu kafshohet gjithmone.

    Reply to this comment
    • Fuck Mark uk, Crusader, mirel, Coeur & LOVE + intelektual + BLACK SWAN May 14, 16:43

      Tartufi apo Tartuf-O’LESH ! Ti s’ke vetem mendje e trute POR dhe bythen te mbushur me PRESH…. Ndoshta 70 – 80% e popullit mund te jene “zagare” te ATIJ SISTEMI apo “zagare” te vjeteruar te KETIJ HALESISTEMI por MOS HARRO o QEN I ZGJEBOSUR se 20 – 30% qe e mbajn veten per QEN RRACE (ashtu sikus ti, qe je dhe krenar te jesh qenzgjebe) s’jan gje tjeter vec qener te lindur neper SHPELLA VICIDOLJANE e te rritur dhe edukuar neper shkollat e larta te SPACIT, BURRELIT e ku e di une se ku. Teoria apo ideologjia Berishovicjane; “BETTER BE DOG THEN ALBANIAN”…… FU2

      Reply to this comment
      • Tartufi May 14, 18:09

        Ti i kalon te gjithe zagaret e vjeteruar ,qe kane ngelur te braktisur nga te gjitha anet,,, per ne qe jemi ndjekur nga kjo zagari,ti nuk na
        jep shpjegim dhe argument,qe ne te mos denancojme keta zagare
        te vjeteruar e bene lecka. Per qente e rinj shpjegimi tim eshte me
        larte ,lexoje perseri oooo krye zagari i vjeteruar.

        Reply to this comment
        • Fuck Mark uk, Tartufi, Crusader, mirel, Coeur & LOVE + intelektual + BLACK SWAN May 14, 19:29

          Ah qifsh veten me sapun “DOVE” or Tartu-kari. Po juve s’ju ka ndjekur asnje “zagar”, or trupeshk, se ju te ndjekur keni lindur e te ndjekur do vdisni (ju qe keni mbetur) NGA VETE HISTORIA. Ju s’ju ka ndjekur asnje “zagar”, por u kan marre nga jeta mesjetare shpelloriane qe benit e u kan cuar neper shkolla edukimi, te mesoni shkrim e kendim si gjithe te tjeret por qeni i shpelles Vicidoljane edhe ne New York te jetoj prap qen krenar do te mbetet ashtu sikur idhulli jot Sali Plehra. PS: Sa per dijeni nuk kam qen, nuk jam e KURRE nuk do behem “zagar” i komunisteve te stilit Berisha nga te cilet UNE KAM VUAJTUR ME SHUME SE TY or i persekutuari i buthes. POR edhe QENZGJEBE i NEOFASHISTO-NAZISTEVE Basho-Berishiste KURREN E KURRES nuk behem…. or Tartufi QEN KRENAR. FU2

          Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit May 14, 17:46

      Po jo me perleshje o zotni qen me qe e pranoke veten si te tille. Dil edhe ti me ndonje fotografi edhe protesto ndryshe shkojme ne lufte civile.! Merr nje foto te ndonje “heroi” tuaj
      te luftes M.Kruja Xh.Deva M.Frashri A.Ermenji ose H.Matjani M.Bajraktari jepni shembull te mire qe gjithmon keni qene demokrat!
      Perdori Po deshe edhe fotot e prijsve te sotm modern si S.Berisha ose A.Hajdari

      Reply to this comment
      • Tartufi May 14, 18:17

        Ore ti shoku i Fekales,mire qe nuk kupton nga te lexuarit ,por nuk
        ke kuptuar kurre se ki populli shqiptar,pervec [ zagareve dhe qeneve ] ka dhe popull tjeter qe eshte popull njeri me ndergjegje
        njerezore,qe nuk hahet neper rruge sic te shkruaj me larte.
        Lexo,,, nje popull njeri i dallon thjeshte zageret dhe qente per se
        hahen [ kafshohen per kocka ]

        Reply to this comment
  2. Luftetari May 14, 18:51

    Lavdi Deshmoreve, i pa harruar qofte kujtimi dhe heroizmat e tyre ne shekuj.Lavdi per jete P.K.SH.Frymezuesja,organizuesja dhe udheheqesja e veteme e popullit, dhe bijeve dhe bijave me te mire te saj qe dhane gjakun e tyre per liri, pavarsi dhe begatine e Atdheut tone.Poshte tradhetaret bashibuzuket,intriganet, delenxhit, dhe kelyshet e tyre. Koha vertetoj se Fashizmi dhe derivatet e saj me Ballista e Zogista jane te destinuar te degradojen e te vet likujdohen mga krimet e tyre ne Popullin e ne mbare opini
    onin Nderkombetar edhe nje here….Lidhi qent o i zoti i shtepise se…….????….

    Reply to this comment
  3. Krol May 14, 20:56

    DERRI E DO PLUMBIN NE BALLE QE MOS TE BEJE ASNJE LLOJE DREDHJE. SE KUR ESHTE I PLAGOSUR TE VRET DHE TY.

    Reply to this comment
  4. Peza May 14, 22:27

    Kryeministri ynbe i nderuar,i biri i deputetit komunist Kristaq Rama,vendosi te heqe emrin e heroit Qemal Stafa nga stadiumi kombetar dhe t’i vere “Arena”!
    Ky eshte nje AKT KRIMINAL ndaj Luftes Antifashistre Nacional-Clirimtare,gje qe nenkupton edhge heqjen e 5 majit se “Dita e Deshmoreve” meqenese ajo dite ka emrin e tij!
    Nuk kam degjuar ndonbje proteste te Partive Komuniste dhe Organizatres se Veteraneve te LANC-it,meqenese per shtatoren e tradhetarit A.Zogolli nuk u ndje njeri poervec llogjeve te Kavajes!

    Reply to this comment
  5. MOHIKANI May 15, 12:35

    A BOIRE OU JE TUE LES CHIENS

    Reply to this comment
  6. Mark .U.K May 15, 17:40

    Gjoni me siguri e meriton nga ata te njerzve.BILE NGA ATA TE SALLHANEVE

    Reply to this comment
  7. NNP May 17, 14:47

    Nuk e kuptoj pse merreni me tartufin A pak e bajgosi ne shpirt e karakter MOLIERI i madh.Lereni ne halene ku e groposi ai. Eshte rast inkurabel. e inoperabel.

    Reply to this comment
    • Tartufi May 17, 18:32

      Me thene te drejten ,nuk te kuptoj dot, ne c fare
      gupi hin ti ,,, te zagareve apo te qeneve ???
      Rendesi ka se ti je nje nga ata ,qe hamulisin neper
      rruget e ketij populli te mjere,qe ngacmohet gjithmone nga raca e qenerise.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*