Lidhje idiote apo punë pa të ardhme? Femrat kanë zgjedhur

January 19, 2016 18:13

Lidhje idiote apo punë pa të ardhme? Femrat kanë zgjedhur

Gojët e liga thonë se është shtuar mes grupmoshave të reja të femrave të emancipuara shqiptare, tendenca për të hequr dorë nga lidhjet pa të ardhme, për t’u fokusuar më shumë në karrierat pa të ardhme. Rezultatin e bën publik një studim i përbashkët i shoqatave për mbrojtjen e grave, me titullin “Dilemat e femrës shqiptare”.

Studimi është realizuar pas anketimit të rreth 500 vajzave e grave të reja që kanë mbaruar studimet e larta brenda apo jashtë Shqipërisë. Sipas tij, mes kësaj kategorie është shtuar me 23% mundësia që femra e sotme, ta kërkojë zhgënjimin e madh të jetës jo më tek një lidhje boshe dhe idiote me një mashkull, por tek një vend pune me të njëjtat karakteristika.

Profesoresha Zylfije Trungu, nga grupi i punës së studimit, bën të ditur për rubrikën tonë se “për femrën bashkëkohore shqiptare, synimi kryesor i jetës nuk është të shmangë vdekjen në vetmi dhe pa një njeri pranë. Çdo vit, mijëra femra të arsimuara zbulojnë se ato mund të jenë po aq të nënvlerësuara dhe të injoruara në vendin e punës, sa ç’janë në shoqërinë e një të dashuri karagjoz e të pavëmendshëm”.

Punë të tilla pa asnjë dritë në fund të tunelit, si sekretare, llogaritare, renditëse të dhënash, punonjëse arkivi, kanë dëshmuar se gratë janë po kaq të afta sa burrat në shumëzimin me zero të kuptimit të jetës së tyre dhe në prangosjen e shpirtit brenda një rutine që nuk të çon asgjëkundi.

Megjithatë, duhet thënë se ekziston ende një numër i madhe femrash që kanë zgjedhur t’i provojnë të dyja zhgënjimet.

“Po”, pohon zonja Trungu, “gati 15% e të anketuarave tona thonë se përveçse një pune që ua ha mëlçinë pak nga pak, ato kanë edhe 2 ose 3 fëmijë kokëtrashë që nuk u kanë dalë siç ëndërronin, plus dhe një burrë idiot që u ka ngecur në derë pas një gabimi të adoleshencës. Por kjo kategori, ku bëj pjesë edhe unë, po vjen duke rënë. Nesër në mëngjes do t’i hedh zhivë në kafe atij batakçiut që rri gjithë ditën tapë”.

January 19, 2016 18:13
Komento

2 Komente

  1. Edi January 20, 13:00

    E cfare humori eshte ky? Krejt banal.
    Jo vetem i meshon psikozes se punet e siperpermendura jane pune te uleta por edhe nxit mungesen e seriozitetit dhe te vleresimit nga ana e shoqerise per profesione, pa te cilat cdo biznes e institucion ngel ne vend numero.
    Mos beni nga keto shkrime karagjoze qe nenvleresojne thelbin e mbarevajtjes se nje shoqerie eficente!
    Asnje profesion nuk eshte pa drite ne fund. Eshte injoranca qe i ben te tilla.

    Reply to this comment
  2. dermani January 20, 15:27

    @Edi, ke te drejt mjeshter, humor banal, ska asnje te shame, asnje permendje bythe, cica etj, nuk eshte humor intelektual. o pika ty qe bere mbledhjen e organizates baze dhe vure qe shoqeria nuk qeka eficente! Eshte sarkazem o trung, qe te ka nel ora ne 85en

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*