Lidhjet e lashta të ilirëve me dorët

Moikom Zeqo October 27, 2015 09:41

Lidhjet e lashta të ilirëve me dorët

Marrëdhëniet e ilirëve me dorët janë një problem i madh dhe i ndërlikuar i shkencës historike ballkanike. Më saktë një tubim problemesh pa zgjidhjen e të cilave mbeten të pashpjeguar shumë dukuri të një epoke tepër të hershme të qytetërimit të lashtë mesdhetar.

Është fjala për marrëdhënie, dhënie dhe marrjeje, të paktën që nga shekujt XIV dhe XII para erës sonë. Studimet arkeologjike, gjuhësore, mitografike, kulturologjike dhe paleoetnike kanë bërë të mundur të krijohet një pamje historike e këtyre marrëdhënieve e thelbit të tyre, por në disa pika ende të diskutueshme.

Për dijetarët është një fakt i palëkundshëm dhe kryesor se fiset dore vërshuan nga Veriu i Ballkanit në Jug, mbi ishujt e togujdhesës greke. Kjo ndodhi në shek. XI para erës sonë.

Ky syth kohor i një lëvizje të madhe intensive në shkencë quhet “Dark Age”, dmth “Koha e Errët” për arsye të çështjeve të shumta problemore që kanë dalë për t’u sqaruar në rrafsh historik, gjeografik, arkeologjik, gjuhësor dhe etnik. 80 vjet mbas rënies së Trojës – ngjarje kjo tronditëse dhe legjendare e botës së vjetër mesdhetare, – fiset dore lëvizën në Peloponez, në Korint, Atikë në ujdhesat e Jonit. Në këto vise ku kishte shkëlqyer kultura e vjetër egjeane e kreto-mikenase, me ardhjen e dorëve ndodhi një eklips, një rënie, një “barbarizim” i jetës kulturore – pra është fundi i një epoke dhe nisja e një epoke tjetër. Kjo vërtetohet arkeologjikisht. Duken përveç shkatërrimeve dhe zhdukjeve elemente të reja kulturore. Gjilpërat e gjata të stolisjes, fibulat e harkuara, unazat me dy mbaresa spirale (të gjitha prej bronxi), qeramika e errët, e punuar me dorë, me gungësa dekorative, varret me arka guri për varrim vetjak etj. janë trajta të reja të kulturës materiale. Asnjëra prej tyre nuk është mikene. Origjina e tyre është nga Veriu i Greqisë.

Dorët hynë në Greqi duke luftuar, formuan vendbanimet e tyre duke larguar vendasit dhe krijuan kushtet për fermentimin e krijimin e një bote të re kulturore, që mbas disa shekujsh, kryesisht në shekujt IX-VII para erës sonë do të merrte një shkëlqim të ri, të madh në historinë e njerëzimit të hershëm.

Që në shekullin XIX dijetarë të tillë si Myler e Zipel kanë bërë lidhjen e dorëve me fiset ilire. Në 1854 një pionier i studimeve shqiptare G. Hahni, duke studiuar fiset iliro-epirotase, tregoi afërsitë e tyre me dorët. “Tezat e këtij dijetari të shquar, ka shkruar prof. Eqrem Çabej, me gjithë disa deduksione të gabuara që kanë në ndonjë pikë të veçantë, përmbajnë një thelb të drejtë dhe bile bash tani po jetojmë në një farë mënyre një ringjallje”. Edhe një gjuhëtar i madh si Paul Kretshmer shënon se elementet greke në Epir, Akarni dhe Etoli i kanë rrënjët në popullsinë preilire”. Në 1924 dijetari Urlich Von Wilamowittz-Moellendorff mbrojti tezën se Hyllejtë, njëri nga tri fiset dore, që ka qenë në Spartë, ka origjinë ilire, njëlloj si fisi me të njëjtin emër (omonim), që dihet se ka jetuar në bregdet të Adriatikut, midis Skardinit dhe Tregirit të sotëm në Dalmaci. Stefan Bizantini në “Leksikonin” e tij të famshëm në zërin e Hyllejve jep shumë të dhëna nga burime më të qëmotshme. Hyllejtë sipas tij janë fis i madh ilir. Sipas mitit quhet nga Hylli, i biri i Herakliut dhe Melitës, bijës së lumit Aigais. Ka edhe një qytet me emrin Hylle. Apollodori hyllejtë i vendos pranë liburnëve në Veri. Stefan Bizantini i lidh hyllejtë ilirë me hyllejtë që janë “në Argo, në Doridë dhe në Troezemi”. Këtë tezë e shtjellon me argumenta shkencore dhe dijetari A. V. Blumethal.

Gjuhëtarët kanë gjetur shumë ilirizma në dialektin dorik të Spartës. Një nga gjuhëtarët e mëdhenj të këtij shekulli i gjuhësisë së krahasuar Hans Krahe ka theksuar: “Një numër i madh fjalësh të dialektit dorik nuk mund të shpjegohen me greqishten, me anën e ligjeve të greqishtes, por shpjegohen me ligjet gjuhësore të ilirishtes. Gjithashtu ndeshim në gjurmë ilire te fjalët, te emrat e njerëzve e vendeve në Doris, në Greqinë Veriperëndimore… në emrat e botës spartane ka disa që kanë rrjedhë ilire”. Edhe gjuhëtari i shquar shqiptar prof. Eqrem Çabej ka vënë në dukje: “Djepi i kryehershëm i fiseve dore të Peloponezit është krahina malore e Pindit… dhe dihet që në dorishte ka patur një shtresë me prejardhje ilire”. Ilirizmat, sipas N. Joklit i gjejmë dhe në Epir, Thesali, Arkani, Etoli, Lokris, Fokis, Boeti, Atikë, Argolis, Lakoni, Arkadi, Akaia, Kretë, në ujdhesat e Jonit dhe Egjeut, në Eubea dhe deri në Dardanele. M. Durante krahason fjalë iliro-mesape të Italisë së Jugut në dialektin dorik të Tarentit dhe i shpjegon me shqipen. Shumë fjalë të dorishtes janë futur nga ilirishtja. Kështu Çabej shënon fjalë të tilla si “sarmez” – shqip “zjarr”, “dhiza” që shpjegohet me shqipen “dhi, dhia”, ose “laros” që në dorisht tregon pulëbardhën ka lidhje me shqipen “larë”, dmth “pullë e bardhë”. Kështu dhe dorishtja “ipos” për kalin ka në rrënjë foljen shqipe “hip, hipi”. Tek idilet e poetit Teokrit fjalë të tilla të dialektit dorik si “dubris” në shqip kanë paralelen “det”, kurse fjala “mitlos” shpjegohet me shqipen “mitë, mitës”, dmth “sutë, drenushë”. Bile siç e ka zbuluar i pari Blumethali edhe tek termi i rëndësishëm “Nestis” – emri i një hyjnie vendase që filozofi i lashtë Empedokli (490-435 para erës sonë) paraqet elementin e ujit, element kryesor në kozmogoninë e periudhës e filozofisë arkaike, lidhet me emrin e lumit “Nestos” të zonës ilire. Këtë fakt e mbështet edhe E. Çabej.

Ndikimi ilir dhe anasjelltas ndikimi dor, janë një objekt studimi për historinë e lashtë. Dihet se dorët e Korintit e të Korkyrës u vendosën në ngulimet e para në bregdetin Adriatik, në Durrës, Apolloni etj. Këta dorë ishin të afërt me botën ilire, aq më tepër se midis tyre bashkëjetonin edhe ilirë të mirëfilltë. Kjo ka ndikuar patjetër në raportet midis ardhësve dhe vendasve, p.sh. në Durrës, kur u themelua qyteti i tipit polis, siç tregon Tukiditi, dorët që erdhën nga Korinti ishin nga fisi i Heraklidëve, dmth pasues të Herakliut, pra nga fisi i Hyllejve. Bile te një legjendë që tregon Apiani për Herakliun si bashkëthemelues i qytetit duhet të vërejmë jehonën dore. Kjo na bën që të mendojmë për një këndshikim tjetër, më dialektik dhe real të vetë themelimit të kolonisë. Kjo do të thotë të kuptohet më në thellësi procesi i fermentimit kulturor të ilirëve me kulturën greke të periudhës arkaike, periudhë me shumë rëndësi për përgatitjen e zhvillimin “e revolucionit urban” në Iliri, për fazën protoqytetare dhe më pas qytetare ilire. Këto lidhje të stërlashta janë një argument i autoktonisë sonë, i kulturës iliro-shqiptare. Dihet se kultura e Greqisë së lashtë ka influencuar në kulturën e popullit tonë, por është ka influencuar në kulturën e popullit tonë, por është e pamundur që edhe kultura e lashtë e popullit tonë të mos ketë influencuar në kulturën e popullit grek.

Moikom Zeqo October 27, 2015 09:41
Komento

15 Komente

  1. Bariu October 27, 10:10

    Cjan kto pralla or mojkom zeqo qe ndoshta u duhen pionerve per tu formuar historikisht nga proberbat e tua imagjinare?
    Edhe ajo qe permend ti troja nuk i dihet ekzaktsisht vendi thuhet se ne turqin e sotme e dije ne greqin e lashte e jo me ilirin ashtu sic imagjinojn shum kerkimtare e arkeologe por qe zanafillen e ka ne kroaci e jo ne shqiperi?

    Reply to this comment
    • Pellazgu October 27, 12:02

      @beni-qeni-Bariu

      Pusho ti mor bajgë analfabete e Anusit! U bëre ti more hale, që nuk di as të shkruash siç shkruaj në klasën e dytë, të komentosh për çështje të tilla! ti vetëm të numërosh sesa pordhë nxjerr Anusi nga goja. Për aromën e tyre s’po të pyes, sepse ty të duken të gjitha era xaxiq.
      O pleh antishqiptar, mos na e ndyj forumin me mutin që truri yt i mangët prodhon në sasi industriale.

      Reply to this comment
      • Bariu October 27, 14:26

        Shko lerja njeher nikolla markut se ta ka bekuar sumen!
        Mbase e gjen ilirin ne kishen e elbasanit?
        Ha ha ha or kok ka…..rr!

        Reply to this comment
    • elio October 27, 20:51

      Ne Kroaci(ish dalmacia) ka qene nje nga fiset ilire sikurse njihen shume mire dhe te tjeret..keshtuqe nuk ka sens te flasesh per fillesa te ilireve nga kroacia duke qene se thuajse gjithe brigjet e adriaatikut kane qene te banuara nga ilire.Sikurs emund te themi se ne vlore fillonin fisi i epiroteve i cili ne qindra vite eshte zgjeruar dhe tkurrur…
      Nuk mund te perjashtohet marrdhenia duke qene se edhe vete greket e lashte e kane prejardhjen nga ato vende..por nuk mund te hiqen kaq lehte dhe banalisht linja paralele..

      Reply to this comment
      • Bariu October 28, 08:21

        Epidaria deri ne lezhe ,lessios emri i meparshem atje ku u varos edhe gjergj kastrioti mbret i epidarise?
        Dalmatet u shtrine edhe ne pjesen tone si ne mal te zi edhe ne pjes te skadarska shkoder ku rozafat me par ish rovanica dhe vendi i shen stefanit ku me von ju dhurua katolicizmit nga ortodokse me pare dhe nuk ka katolicizem me flamur 2 kokshe shqiponjash,natyrisht solidaritet se bashku per te luftuar turqine dhe nje federalizem si mundet ta quajm ne gjuhen e sotme!
        Mojkom zeqo le te mendoj si te doje por nje gje duhet te kuptoje se nuk esht me koha e komunizmit kristjanizmit ju hapen syte e mbuluara nga percja orjentale islamike e diktatures me te eger qe njeh historia?
        Do ti vij koha kur edhe flamurit te gjergj kastriotit ti vihet kurora mbreterore mbi shqiponjat dykrenare dhe nje kryq ne mes qe simbolizon arberin e vertet e jo demagogjin e mojkom zeqos e pellumb xhufit orjentale te demagogjis perca e sundo!

        Reply to this comment
  2. E po kjo pune! October 27, 11:00

    perralla perralla thote nje komentues por deri tani bota beson vetem perrallat e grekut qe sikurse del nuk eshte trashegimtar real i kultures egjeo-mikenase – njesoj si thone sllavet e sotem ne maqedoni se jane maqedonas!!! Prandaj po erdhi puna per hipoteza, sic servir greku, te servirim edhe ne tonat per me teper qe kane autoresi nga autore te huaj sepse greku edhe kosin, djathin, gjizen etj po i ben me origjine greke!!! Te pakten keshtu njihet feta apo kosi natyral ne perendim…. idiotizma por qe mbesin ne mendje. Greku ka arritur deri te sfumoje nje genocid te dekadave me pare sic ishte ai ndaj camerve jo me te mos spekulloje me historine e mijra viteve me pare. Bravo profesor dhe duhet bere me shume dhe jo keshtu tek pulle por si akademi shkencash etj etj.

    Reply to this comment
    • Pellazgu October 27, 12:10

      @E po kjo pune

      I nderuar, ai komentuesi që thotë “përralla” është një zagar që leh sipas oreksit të Anusit me raso dhe vegjeton duke thithur pordhët e këtij të fundit në vend të ajrit. Ai është një qen antishqiptar, që, sa herë diskutohen të tilla tema, të cilat vënë në diskutim “të vërtetat” e Dylberadhës, lë mënjanë lopatën e qymyrxhiut të kaldajës dhe fillon të shkruaj në forum me analfabetizmin dhe injorancën e tij të pashoqe, duke iu kundërvënë gjithçkaje që mbështet lashtësinë e racës shqiptare.
      Nga një qelbësirë që shkruan se serbët, grekët dhe ortodoksët e tjerë janë të mirë dhe shqiptarët myslimanë janë për t’u vrarë, nuk mund të presësh tjetër.
      Mos u habit nga një maskara që thotë se shqiptarë janë vetëm ortodoksit kurse të tjerët jo.

      Reply to this comment
      • Bariu October 27, 14:29

        Nga dole shqiptar ti mor i biri kurves nga evgjitet e egjyptit e te jevges nga india?

        Reply to this comment
        • Pellazgu October 27, 20:28

          @beni-qeni-Bariu

          Kurvat i ke tek shtëpia more qen i Anusit. Femrat tuaja janë kurva, sepse ju jeni burra-buçe, që s.kërd.eheni për 300 euro. Mbylle afro-aziatik pis!

          Reply to this comment
  3. Mëno October 27, 11:37

    Duket si pune e ngaterruar. Gjuhetare te tjere te njohur mendoj se deshmojne te kunderten. Nese pranohet se 3000 vjet para Aleksandrit te Madh nga Europa me pikenisje Ballkanin, ka psur nje levizje te fuqishme dreit Indise, puna duket e ndryshme. Troja ka rreth 7 shtresezime, çdo do te thote se eshte shkaterruar shate here. Kjo e bene shume te dyshimte qe shkaterrimi i fundit tu perkase shekujve XII- XI para krishtit. Nga shkekulli i XI e deri ne shkeullin e VII nuk ka asnje dokument. Kjo quhet edhe periudha e erret, ku elementi greke nuk ekziston. Per Dortet flitet ne shekullin e VII – V dhe ne shumicen e shkrimeve si te ardhur nga deti me mundesin nga Hitet ose Egjiptianet, qe mendja ta dio se jane kthyer ata qe bene tutje. Nga ky kendshikimi duket se nuk kane zbritur nga Europa, por kane ardhur ne Europe. Ne kete periudhe eshte e vertetuar plotesishte se bregdeti i Greqise ka qene i banuar nga fiset Pellazgo-Ilire. P.Sh. Ne shekullin e VI – V fiset lape te Bouteve dhe Periteve zoteronin gjithe institucionet fetare dhe aristokratike te Athines dhe Marathones. Fise keto qe u mposhten nga Dortet qe erdhen nga deti. Sidoqofte keto jane shkrime te studjuesve te ndryshem sepse dokumentat eshte veshtire te gjenden. E megjithate Z. Moikom duhet pergezuar per punen e tij studimore sepse eshte nje gure me teper per te njohure historine e paraardhesve tane.

    Reply to this comment
  4. lato October 27, 18:11

    Lat.Deubetus – shqip.Det.Kete ka dhene Cabej. Dubris- Det dili zot vete.z.Moikom.

    Reply to this comment
  5. Lleshi October 27, 22:21

    Korba une more Stalin
    Shok i ngushte i burrit tim !

    Reply to this comment
  6. astrit October 28, 08:08

    Ngacmimi intiligjent i shkrimtarit Moikom eshte i kendshem,siç jane te kendshem poetet, por historia e lashte e ketyre brigjeve eshte shume e veshtire te shpjegohet qarte e sakt me faktet e dokumentacionet qe shkenca ka ne duar sot. Sot per sot per historine e popujve te ballkanit te peridhes helene,dorike, ilire,maqedonase, epirjotave, protoilire etj ka pak ndriçim shkencor e shume deshire e romantizma e mbi te gjitha imponime nacionale e politike. Por nje gje eshte duke u bere e sigurte sot, shkenca gjenetike po verteton se popujt e ballkanit jane te perzjere gjenetikisht, pavaresisht mevetedijes se tyre per racen apo kembesine qe perfaqesojne

    Reply to this comment
  7. demo October 28, 10:48

    Fantazia shkencore e Moikomit eshte nje pasuri e rralle,sa kohe qe vllaho-arvanitet,qe e quajne veten greke,kane nje fantazi te semure.

    Reply to this comment
  8. Lazo November 24, 15:19

    Ne Shqiperi nuk ka historian e arkeolog, sepse nuk ka botime dhe hulumtime aq me pak germime per te folur shkruar e diskutuar rreth ketyre ceshtjeve. Njerez si Moikomi ose Kerkuti, ose Paskal Milo ose mos te pershkruaj me kufoma te shkolles staliniste antishqiptare te kakademise se shkencave ruse ne Shqiperi, jane mendjengrene prej reminishences ateiste enveriane. Shikoni neper malet e Ersekes e Skraparit o njerez se po vjedhin historine, po germojne varreza te lashta ilire, kenotafe e po vjedhin. Mos beni politike me arkeologjine se do vdisni te mjere!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*