“Lidhni rripat, Trump po vjen”

July 8, 2018 12:06

“Lidhni rripat, Trump po vjen”

Bernd Riegert

Spektakli i Trumpit vjen në Europë. Titujt kryesorë i ka siguruar që tani presidenti për javën e ardhshme. Ai mund t’i trembë Kanadanë dhe partnerët europianë në Bruksel. Ai mund të shkelë rregullat në çajin me mbretëreshën. Ai mund të lidhë miqësi burrash në Finlandë pas një loje golfi me presidentin Putin.

Ka pasiguri në Bruksel për turneun europian të presidentit “America First” që gjendet në fushatë zgjedhore. Trump nuk do të ketë drojë të hapë gojën për faturat absurde për mbrojtjen. Vërtet që europianët shpenzojnë më shumë për ushtrinë, por kjo nuk i mjafton Trumpit. Për të kuptuar si mendon Donald Trump mjafton të dëgjosh fjalimin e tij të fushatës zgjedhore në Indiana javën e fundit: Ai përmendi direkt kancelaren Merkel, duke pyetur, se çfarë parash po merr nga gjermanët? Gjermanët bëjnë pazare energjitike me rusët, dhe ne amerikanët jemi budallenjtë që paguajmë çdo gjë. Këtë do ta ndryshojë Trump sigurisht dhe kërcënon me tërheqje të mundshme trupash nga Gjermania.

Mbrojtje kundrejt parave?

Në fantazitë më të këqija të diplomatëve në Bruksel shihet edhe një lloj vendosjeje tarifash për trupat amerikane në Europë. Mbrojtje kundrejt parave. Para për të mbrojtur? Nuk u mendua në kategori të tilla për aleancën që bazohej në vlera politike. Donald Trump mendon kështu. Ai kërkon avantazhin e tij, e për këtë ai negocion fort pa marrë parasysh partnerët. Këtë ai e ushtroi njëherë në samitin e G7-s në Kanada. Do të ishte një çudi, nëse ai nuk e përdor këtë metodë të suksesshme edhe tek NATO. Europianët duhet të përgatiten. Trump i përzien konfliktet tregtare dhe politikën e sigurisë. “Doni mbrojtje atomare nga rusët, atëherë lejoni produktet amerikane pa dogana në Europë”. Ky është ekuacioni i thjeshtë i Donald Trump.

Burri i shtetit në Shtëpinë e Bardhë shkon më mirë me diktatorët dhe autokratët se me aleatët, që ai i mban për parazitë. NATO do të përpiqet të bindë Trump, se gjithnjë e më shumë shtete po lëvizin drejt objektivit të 2% shpenzime për mbrojtjen. Gjermania është shumë e ngadalshme në këtë drejtim, gjendja e Bundeswehrit është dëshpëruese. Edhe aftësia vepruese e trupave europiane lë për të dëshiruar. Me këto probleme do të duhet të dalë para Trumpit Angela Merkel në Bruksel. Dhe presidenti amerikan do ta shfrytëzojë momentin. Ai ndodhet në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e kongresit amerikan në nëntor.

Të ardhmen e marrëdhënieve brenda NATO-s e ka skicuar Ministria e Mbrojtjes e Polonisë. Polakët kanë ofruar dy miliardë në vit për stacionimin e trupave amerikane. Ky model mund t’i pëlqejë Trumpit. Shtetet e NATO-s vetëm mund të shpresojnë, që presidenti i fuqisë më të rëndësishme ushtarake të njohë detyrimin për ndihmë brenda aleancës. Në rastin më ekstrem ai mund të kërcënojë me shfuqizimin e kësaj për të realizuar kërkesat e tij. Kjo nuk përjashtohet, para dy vjetësh ai e quajti NATO-n të vjetëruar. Ndërkohë që ngritja e një bashkëpunimi ushtarak të fuqishëm brenda BE do të kërkojë vite.

Do ta ndikojë Trumpi Putinin?

Zemërdridhur europianët presin samitin e kreut të Kremlinit, Vladimir Putin. Shumë vende europiane e shohin Rusinë si rrezikun kryesor. Në këtë takim do të flitet për një listë të gjatë problemesh: nga konflikti në Ukrainë deri tek lufta kibernetike. Samiti i NATO-s do të përpilojë rekomandimet. Nëse Donald Trumpit do t’i kujtohen këto rekomandime, kjo mbetet të shihet. Ai është i përgatitur për gjithçka në takimin me Putinin, tha Trump. Nëse gjërat shkojnë mirë, sipas këndvështrimit të NATO-s, Trumpi do të duhet ta ndikojë Putinin. Nëse gjërat shkojnë keq, frontet do të ashpërsohen.

E sigurtë është: spektakli i Trumpit është i suksesshëm, gjithmonë sipas mënyrës së tij. Vetëlëvdatat e tij të tingëllojnë që tani në vesh: NATO, Mbretëresha, Putin? Do të jetë fantastike. It’s gonna be great!/DW

o.j/dita

 

July 8, 2018 12:06
Komento

6 Komente

  1. lexuesi July 8, 13:09

    Ne fund te mandatit te ketij budallait, Amerika do gjindet me breket neper kembe dhe do t’i duhen shume vite per ta rimarre vehten.

    Reply to this comment
  2. Natyralisti July 8, 14:20

    Lidhni rripat por kujt i drejtohet, ketyre te Brukselit me ate plaken matufe Merkel ne krye nuk ja mban me breket ushkuri, nuk kane c’te shtrengojne. Ec perpara Donald Trump, c’do gje qe thote e c’do gje qe ben e ka te natyrshme e te hapur. Kjo e larteson me teper karshi ketyre lapangjozeve te BE qe rrijne ne pushtete me koalicione qesharake e jo me vota populli. Si Merkel p.sh qe tani zvarritet ne koalicionin me qesharak politik ku partia fituese ne qeveri ka vetem kanzelaren, kurse SPD qe humbi me rende se kurre keto 50 vjet, ka gjysmen e qeverise!
    (Per ta bere ca te lehte ne perceptim, sikur ketu ne Tirane te qeverise Rama i vetmi socialist ne nje qeveri te mbushur me ministra nga PD)

    Reply to this comment
    • L.F. July 8, 15:21

      Pika me e dobet e demokracise eshte tek vota individuale, mbasi si vota e budallait ashtu dhe ajo e gjeniut kane te njejten vlere.

      Reply to this comment
      • Natyralisti July 8, 16:48

        Ne demokraci budallenjte hiqen te zgjuar, ne diktatura te zgjuarit hiqen budallenj. Ka pastaj dhe nje kategori qe jane vetvetje kurdohere, por kete kategori nuk e do as demokracia, as diktatura. Ky eshte mendimi im.

        Reply to this comment
  3. koment July 8, 16:22

    bravo Trump
    ktheje mrapsh rrotn e historis

    Reply to this comment
  4. x July 8, 17:50

    Artilkull keqinformues dhe inatcor.
    Trump asnjehere nuk ka kerkuar heqjen e tarifave doganore per mallrat Amerikane, ai ka kerkuar uljen e tarifave teper te larta per automjetet e shtetit te tij, per te penguar sic e kane penguar shtitjen e tyre ne Evrope.
    Keto jane politika per te demtuar ekonomine Amerikane, por Evropianet dhe te tjeret bashke kane harruar qe nuk eshte me Obama, por miliarderi Trump, per te “Amerika eshte e Para”.
    Trump eshte president i saj dhe te gjitha premtimet e bera ne fushate para 2 vitesh po u jep zgjdhje, per kete e mori edhe VOTEN.
    Gjermania e gungaces Merkel asnjehere nuk ka paguar 2% per shpenzime ushtarake, barren e NATO-s kerkojne t’ja leme Amerikes dhe mbrojtjen e duan prej saj, me gjithe se ne bisedime bilaterale me Rusine kane bere pazare dhe prej saj….., ti ruaj Amerika.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim