Liga e Europës, kush janë skuadrat që e rrezikojnë Partizanin

August 4, 2016 10:37

Liga e Europës, kush janë skuadrat që e rrezikojnë Partizanin

Pas humbjes së djeshme kundër Salzburgut në Austri, Partizani humbi shanset për të qenë pjesa e Ligës së Kampionëve, por ka ende një shpresë për Ligën e Europës. Eshtë ndeshja ‘Play off’ që do ta përcaktojë këtë, ndërsa shorteu i skuadrave pritet të hidhet ditën e premte në orën 13:00 në Nyon të Zvicrës.

Në këtë short do marrin pjesë 29 skuadra që janë kualifikuar në raundin e tretë paraeleminator dhe 15 të tjera që janë eliminuar nga faza e tretë e eliminatoreve në Champions.

Por situata sërish nuk duket favorizuese për të kuqtë, që sipas kaqlkulimeve edhe për shkak të renditjes së  ulët në UEFA, mund të përballet me kundërshtar të fortë  si PAOK, Anderlecht, Olimpiakos, Fenerbaçe, Shakhtar Donjetc etj.

Ndeshjet ‘Play off’ e këtij turi do të luhen më 18 dhe 25 gusht.

August 4, 2016 10:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*