Liga e Kombeve, Franca lë jashtë portierin Lloris

September 3, 2018 19:01

Liga e Kombeve, Franca lë jashtë portierin Lloris

Franca, kampione e botës në fuqi, do të debutojë në Ligën e Kombeve të enjten kundër Gjermanisë, por pa portierin titullar Hugo Lloris.

Numri një i Tottenhamit është detyruar të mungojë pas një dëmtimi në kofshë, të pësuar gjatë një seance stërvitore me klubin anglez. Ai do të mbetet jashtë skuadre për ndeshjet ndaj Gjermanisë dhe Holandës.

Në vend të tij, trajneri Didier Deschamps ka grumbulluar Benjamin Lecomte, gardiani i portës së Montpellierit, i cili gjithsesi nuk do të jetë titullar me “gjelat” për dy ndeshjet e radhës. Nga minuta e parë pritet të zbresë me siguri portieri i PSG-së, Areola.

Ja lista e plotë e Francës për dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve.

Portierë: Benjamin Lecomte (Montpellier), Benoit Costil (Bordeaux), Alphonse Areola (Paris Saint-Germain).

Mbrojtës: Djibril Sidibe (Monaco), Benjamin Pavard (Stuttgart), Samuel Umtiti (Barcelona), Raphael Varane (Real Madrid), Presnel Kimpembe (Paris Saint-Germain), Adil Rami (Marseille), Benjamin Mendy (Manchester City), Lucas Hernandez (Atletico Madrid).

Mesfushorë: Paul Pogba (Manchester United), Corentin Tolisso (Bayern Munchen), Blaise Matuidi (Juventus), Steven Nzonzi (Roma), N’Golo Kanté (Chelsea).

Sulmues: Antoine Griezmann e Thomas Lemar (Atletico Madrid), Olivier Giroud (Chelsea), Kylian Mbappè (Paris Saint-Germain), Ousmane Dembelé (Barcelona), Florian Thauvin (Marseille), Nbail Fekir (Lyon).

l.h/ dita

September 3, 2018 19:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*