Ligësia dhe lemeria e komisioneve të ankimit

October 3, 2016 17:38

Ligësia dhe lemeria e komisioneve të ankimit

 Letër publike: ASTRIT HADOS, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Për dijeni: BLENDI KLOSIT, Ministër i Mirëqënies Sociale

 

Nga Ismet Isufi

Detyrohem t’u drejtohem si titullar i ISSH për t’u denoncuar veprimet skandaloze të nëpunësve të lartë, drejtorë, nëndrejtorë, juristë, ekonomistë etj., më saktë të “elitës” të Institutit e Drejtorisë Rajonale, bash në zemër të kryeqytetit tonë, Tiranë! Shkruaj vetëm për “elitën”, se aty ka edhe të aftë, që kryejnë me nder detyrën, sidomos të protokollit e të arkivit.

Nuk ua kemi borxh as unë e as çdo pensionist i këtij vëndi, që quhet Shqipëri, talljen, fyerjen, nëpërkëmbjen, diskriminimin e paparë e të pashëmbullt prej vitesh pa kurrfarë arsye ligjore, prej nëpunësve aty, që shkelin haptas jo një por të gjitha ligjet që janë mbi dhe, që nga kryeligji, Kushtetuta, ligjin nr.7703 të Sigurimeve Shoqërore që e keni si Kartën Tuaj të Identitetit, të detyrës së besuar. Në sinkron, në bllok, kolektivisht, me dashje, a me urdhër të padeklaruar nga lart, por të nënkuptuar, cënojnë të drejtat dhe interesat jetësore të pensionistëve, përkeqësojnë paligjshmërisht pensionet, i vetmi burim jetik në fundvitet e jetës. ismetiNuk e di si do ndjeheshit Ju, nëse kjo sjellje e qëndrim do t’i bëhej babait, nënës, a të afërmëve Tuaj të moshuar pensionistë; si do ndjeheshit, po ta vinit veten në rolin tonë, apo kur të zbresësh nga kolltuku i rehatshëm, e të dalësh në pension, të tallen, ofendojnë, injorojnë, sorollasin, mërzitin e poshtërojnë në skajshmëri, të të shesin antiligjin për ligj, dhe nuk të llogaritin pension sikurse e përcakton ligji.

E di se, nuk do ndjehesh ”i lumturuar” nga ky shkrim, sidomos prej meje, që pas shumë ankesave për “elitën”, dhe shkrimeve në shtyp, u kam prishur rehatin, e mund të etiketohem xanxar, madje dhe të jenë hakmarrë. Ju nuk dini se ç’mendoj unë, apo shumë si ynë, për “elitën”! Po ua them se nuk gjejmë dot fjalë nga fjalori ynë që t’i etiketojmë e përshkruajmë sjelljen, qëndrimin e aftësinë e tyre, që është lemeri, të ngrihen përpjetë qimet e kokës, nga që vetë janë jashtë binarëve të ligjit, profesionalizmit, edukatës, etikës, njerëzillëkut, dhe bëhet kaq e padurueshme për moshën tonë të pleqërisë, saqë të nxjerrin nga faza e mëndjes së shëndoshë, të çojnë në ekstrem, të bësh vetëgjyqësi e t’i thuash burgut: Hapu! Dhe këtë nuk ka nevojë të na e thonë ambasadorë të huaj, e as nga Venecia, Strasburgu a Helsinki. E ndjejmë se thika vajti në palcë!

Gjithsa shkruaj, nuk është një shfryrje e rastit a një sulm i padrejtë për “elitën”, por një akumulim i raskapitjeve 5 vjeçare aty, për krimet e shëmtuara që ka bërë jo vetëm për mua, por shumë pensionistët. Dhe gjurmët e krimit janë në çdo dosje pensionisti, të shënuara me shkrim, me dorë e firmën, dhe vulën blu , me stemën e Republikës. Si është e mundur që “specialistët” për 3 vjet rresht, mbetëm aty zyrave, ndryshojnë 5 herë pensionin për shkak të moszbatimit të ligjit, e moskryerje saktë të veprimeve elementare aritmetikore! U desh ndërhyrja e ish drejtoreshës që pensioni nga minimal i caktuar fillimisht, jo si oficer i lartë, por si fshesaxhi u çua në nivelin ligjor, dhe në përgjigje ajo shkruan:” Të gjitha kërkesat dhe ankesat tuaja janë të drejta. Sipas dokumenteve, Ju takon pensioni maksimal i pleqërisë, dhe ai suplementar…”. Por “specialistia”, nuk di apo nuk do të pjesëtojë me 2 pensionin, për të gjetur suplementarin, që i del më pak?! Ku rri “e fshehur” gjithë ajo ligësi e poshtërsi aty, që sa u rregullua pensioni, fshehtazi, në errësirë, pas dy muajsh, vendosët “Fletë Gjobë” aforfe, e kundërligjshme, me vërtetime fallco, sikundër mijërave ushtarakëve, deri 120 mijë lekë, për t’i shlyer deri në 2018, po isha gjallë? Eshtë shpesh i dukshëm “profesionalizmi” i “elitës”, që s’bën me korrektësi as veprimet e thjeshta aritmetikore për rritjet e pensioneve, e sidomos kompensimet. Po ku është parë e dëgjuar, që kur rriten pensionet, po me atë koeficent, “ekspertet” tuaja rritin edhe debitin, e vënë “gjoba”? Ç’është gjithë ai tangërllëk e kryeneçësi që drejtorë e nëndrejtorë, apo kryetarë degësh aty firmosin si pa të keq vendime aforfe, të kundërligjshme, që cënojnë rëndë të drejtat dhe interesat e pensionistëve! Duket açik se ata përfitojnë nga që aty nuk ka fare kontroll ligjor mbi këtë veprimtari, as nga brenda e as nga jashtë, as nga Qeveria, as nga Kontrolli i Lartë i Hiç-Shtetit, se gjasme jeni “institucion i pavarur” çka e konsideroni veten të pavarur edhe nga ligji, ndaj edhe të gjithë aty gjejnë shesh e bëjnë përshesh. Janë 120 faqe dokumente, që i vë në dispozicion organeve të Prokurorisë, Kontrollit të Lartë të Shtetit, medias, apo deri edhe emisioneve “Fiks-Fare”, “Stop” e të tjera si këto, që “flasin” qartë me fakte e emra konkretë, për “përkushtimin” “profesionalizmin” e “elitës  dhe për gjëmën e madhe masakruese që u bëhet pensionistëve, duke përkeqësuar atë mizerabël pension që arrijnë mijëra lekë, një skandal vjedhjesh që askund, edhe në vëndin më të prapambetur të botës nuk ndodh. Duhen netët e Shëndreut që të molloisen “bëmat “ e “elitës” aty, dhe të gjitha faqet e gazetave nuk mjaftojnë.

Për trasparencë me lexuesin po jap “simiten”, fare taze, të sapodalë nga “furra” e “Elitës”. Në 2 shkur 2016, iu ankova Komisionit të Drejtorisë Rajonale, se më ka lënë 2 vjet (2009-2011) pa pension pleqërie e pension suplementar, më mbajti padrejtësisht 14 mijë lekë në muaj. Prit e hiç përgjigje! Më përcillnin me sot e nesër. Më 6 maj, mora vendimin dorazi, miratuar nga nëndrejtori Luan Lapraku, si dhe nga Komisioni: Egesta Ahmetaj (kryetare), anëtarë: Luan Kanani, Aneta Vito, Elvira Verdhi! Vendimi është i datës 11 mars! Po pse mbahej 2 muaj në sirtar?! Ngelesh pa mënd e pa gojë të lexosh përmbajtjen dhe “argumentet”, ku specialistët e “elitës”, shkelin në bllok ligjin. Sipas ligjit, me profesionet e Kategorisë II, përcaktuar në VKM nr.526/1958, ata të degdisin në kategorinë III, pra nga oficer të bëjnë karrocier, që pensioni të dalë sa më pak, minimali! Përse veprojnë kështu, nuk dinë, nuk duan, kanë interesa të paligjshme apo janë të korruptuar e të urdhëruar! Pak e nga të gjitha! Ata nuk dinë rregullat më elementare të trajtimit të pensionit, sidomos kuptimin dhe aplikimin e termave: vite pune; vjetërsi e punës, periudhë sigurimi, kategoritë sipas profesioneve, aplikimi i tabelës për përiudhën e trazicionit 1993 e vijim! Është për të vënë ulërimën, që kur duan të vënë vetullat, nxjerrin sytë me duart e tyre, ndërsa shkruajnë se ke më pak se 26 vite e 3 muaj vite sigurimi, në paragrafët e mëposhtëm, shënohet se periudha e sigurimit është 40 vjet e 5 muaj?!A nuk është kjo lajthitje! Mirë unë që i di dispozitat ligjore, dhe Ja se si sillen e shkruajnë, po të tjerët? Vallë pensionisti duhet t’ua mësojë ligjet superspecialistëve ekonomistë e juristë aty? Ky është skandal i shkallës sipërore, në institucionin më të rëndësishëm e delikat, që ka mision të bëjë sigurimin e mjeteve jetike të qytetarëve, dhe jo pasigurinë, t’i zhvasë deri në palcë, t’u heqë bukën e gojës.

Sipas ligjit, më 9 maj iu drejtova më të lartit Komision, në Institut. 5  muaj pa përgjigje! Mbeta te informacioni! Më gënjenin çdo javë. “Doli vendimi”– më thanë ”po përgjigjen do t’a marrësh te DRSSH Tiranë”? U habita! Unë ankohem tek Ju për DRSSH, dhe ju më dërgoni po aty! Kaq e vështirë është të më jepnin përgjigje?! Shkova në DRSSH, por aty s’të lënë të hysh, ndaj iu drejtova informacionit. Mbajti shënim, shkoi në zyra, e m’u përgjigj: “S’ka njeri në zyrën juridike, hajde pas 4 ditësh, që ka pritje, e interesohu!” Ashtu bëra. Një çuplinë gjeti vendimin, tërë inat më zgjati një shkresë ta firmosja: “Mora përgjigje”. Më dha kopjen tjetër, por pa shënuar se kur më dorëzohej. I kërkova të shënonte, dhe gjithë hundë e buzë hezitonte e kundërshtonte. Nga insistimi, si me këmbë pule shkroi “Mori dijeni 23.09.2016” dhe një shkarravinë firme pa vënë emrin. Lexoj në faqen 1, nr.i protokollit i ISSH ish 4002/3,datë 14.09.2016, firmosur nga Hasan Hoxha, Nëndrejtor i Përgjithshëm i ISSH.Në brendësi Vendimi i Komisionit,firmosur nga: Miranda Goxhi (kryetare) dhe antarë: Solida Dibra, Ermira Ypi, Mirela Çobani. Kishte datën 20.06.2016. Çudi! 4 muaj ankesa dhe 3 muaj vendimi “flenë” në sirtar në ISSH. Po çështë kjo praktikë allosua e Juaja, kur ligji ka afat 30 ditë? A sundon aty Ligji, apo Maliq Paligji! Kjo nuk i shërben fare qytetarit, përkundrazi e dëmton atë! Vallë kështu e bën Sigurimin e qytetarëve Instituti! A kemi të drejtë ta quajmë i Pasigurisë Shoqërore!  E keqja më e madhe është përmbajtja e vendimit të Komisionit më të lartë, që është të bësh kujën, ditën në drekë, apo të vajtosh me oi. Një vendim kryekëput alogjik e i kundërligjshëm. Një fyrje e injorim i pashëmbullt. Më i keq se ai i DRSSH. Madje gafat e alogjizmat janë edhe më të mëdha e ia bëjnë :Muuu, por nga që  Komisioni “elitë” është verbuar e shurdhuar, mendon se fjalët e tij janë flori e shkuar floririt, dhe se vetë ai është ligji! Duke ecur në gjolin antiligj të komisionit të Drejtorisë, e banalizon vendimin me alogjizmat të dukshme, ku, me demek, rrëzon kërkesën, me “arsyetimin” se që të përfitoj pension pleqërie të kategorisë II, nuk mjaftojnë 23 vjet punë (vite sigurimi)! Ja, pra si të injorojnë këta “specialistë”, kur ligji e thotë saktë e troç se mësuesi dhe oficeri, që unë kam shërbyer, hyjnë në profesionet e kategorisë II dhe jo III, dhe se ligji nuk ka ndonjë dispozitë, që kur je i kategorisë së I ose II, të të zbresin pa bazë ligjore në kategorinë III. Përkundrazi, ligji ka dispozitë që kur ke punuar në dy a më shumë profesione, në dy a tre kategoritë, kur plotëson kushtet merr pensionin e kategorisë së II ose të I. Absuditeti në shkallën sipërore të kësaj “elite” shprehet açik, me shkrim e me firmë, kur cilësojnë se vite sigurimi (vite pune, vjetërsi pune, që sqaron qartë ligji), në fillim shkruajnë se ke 40 vjet e 5 muaj; më pas 40 vjet e 9 muaj; me tej (fomulari) 49 vite e 9 muaj,(i saktë, ii);  dhe së fundi, 41 vjet e 8 muaj. Pra, është e dukshme, alogjizmi, jo thjesh se janë të ndryshme, por dhe se këto periudha janë shumë më të larta sesa 23 vjet që “asgumenton” më i larti komision i ISSH! Edhe më tej: është jo profesionale, amorale, madje e turpshme, që ky komision, pasi e mban peng vendimin në sirtarin-burg 92 ditë, në dispozitiv shënon absurdin “ka të drejtë të kundërshtojë brenda 45 ditëve me kërkesë padi në Gjykatë”. A ka skandal më të madh se kaq, dhe tallje e nëpërkëmbje të të drejtës së pensionistit? Nuk e di juristja se ankimi në gjykatë bëhet brenda 30 ditëve dhe jo pas 45 ditëve? Janë juriste, a analfabete të ligjit? Duket qartë ligësia e poshtërsia e tyre, burgos vendimin që të “digjen” afatet, të bëhet i pakundërshurshëm gjyqësisht vendim i paligjshëm, dhe të dalë “ e larë” me ujë floriri  si Drejtoria Rajonale dhe vetë Instituti!

Shumë e çuditshme, “zgjidhja fatlume”: Drejtoju gjykatës! Mendoni se akoma, si deri tani dhe, gjykatën e keni “në xhep”, ortake! Mendoni akoma se gjykata do flasë me gojën e mendjen tuaj, e do “çertifikojë” si të ligjshme, paligjshmërinë e hajdutërinë! Harrojeni! Njeriu AntiLigj, AntiDrejtësi është i dënuar të ngordhë më përpara se t’i vijë vdekja. Doni a s’doni Drejtësia do të bëhet! Ajo vonon, por edhe faron! Po, po, do shkoj në Gjykatë! Por, sikurse të tjerë, do hap dhe proces civil e penal për secilin që ka cënuar pensionin e të më dëmshpërblejë lekë më lekë. Jo më përgjegjësi në bllok, që të mbroheni nga shteti, në kurriz të qytetarëve. Mjaft më! Durimi u sos!

Por është njëmijë herë turp, për Institutin të dërgojë pensionistët për ca kacidhe pensioni në gjykatë, për një veprim të thjeshtë arithmetikor, apo për t’u ankuar për “gjobat” aforfe të “elitës” tuaj. Për më tepër nuk e kanë të gjithë pensionistët luksin tim fizik e profesional, madje shumica janë në buzë të gropës! Ky veprim i “elitës”, mosreagimi për mirë, është një qëndrim vrastar kanceroz për gjithë shoqërinë, madje edhe për Ju, familjet e fëmijët Tuaj, sepse ato i bëjnë dëm shoqërisë, se këtu jetojnë e jo në Hënë! Dhe shoqëria, është e interesuar më shumë se kurrë sot, në këtë farë feje varfërie, të ketë një jetë të qetë, normale, e sigurtë e me dinjitet, dhe jo të nëpërkëmbet, vidhet, denigrohet. Shkrova vetëm për një çështje, të thjeshtë, po të tilla ka shumë!

Është në nderin Tuaj, të reagoni publikisht, jo që të më ktheni mua përgjigje, sepse halli im është ai i të gjithë shqiptarëve: që kudo e në çdo gjë edhe në Institut të sundojë Ligji dhe Drejtësia, por edhe humanizmi e respekti për njeriun e thjeshtë e sidomos për të moshuarit pensionistë.

img-20160930-00072 img-20160930-00073 img-20160930-00075 img-20160930-00080

October 3, 2016 17:38
Komento

12 Komente

  1. Antienverist October 3, 18:40

    Te dashur pensioniste .
    Mos Harroni te lini Bakshishin tuaj prej 1.000 lekesh Arketares qe ju jep Pensionin e Dhjamur Demokratk .
    Mos Harroni te paguani Librezat e Partive ku Aderoni ,
    Taksen e sheshte Edviniane ,
    Ose taksen Vertikale Salinjane.
    Me keto Taksa eshte Integruar Like Floriri .
    Por tani qe do ta mbushim shqiperine
    me plera te Riciklueshme
    Mireqenia do te Rilinde sikur Populli te kete pire VIAGRA .

    Reply to this comment
    • roberto October 4, 01:04

      Kot i je drejtuar Klosit,se ai jo vetem nuk merr vesh nga ligjet dhe pensionet me keq se Lenka Cuko,por ate nuk e lene te shkoje atje sundimtaret e ISSH qe jane te LSI dhe PDIU!
      Ne Sigurimet Shoqerore eshte bere nje vrime e zeze sa mund te shkaterroje Shqiperine!

      Reply to this comment
  2. l October 3, 19:09

    Kjo ndodh ne te gjitha instansat e ankimimit te shtetit tone.
    Ndaj dhe kam mendimin se me nje ligj te veçante ne te gjitha instancat qe kane subjekte ankimimi te perfaqesohet me juriste eksperte ne zyra te vecanta edhe kundrejt nje pagese. Por me pasoja ligjore per punonjesit e parregullt deri edhe para drejtesise jo vetem me gjobe dhe me largim nga puna.

    Reply to this comment
  3. roberto October 3, 20:36

    Me dokumentin e mesiperm te firmosur nga nen drejtori H.Hoxha pranohet KRIMI I TYRE QE KAMNE BERE NDAJ ISH USHTARAKEVE:
    Nga 1.1.1996 deri ne 31.12.1998,pra per 3 vjet rresht ty dhe te gjitheve nuk na eshte dhene asnje lek pensionb!

    Reply to this comment
  4. socialisti i vrerosur October 3, 22:08

    Ne ISSH ka te punesuar juriste qe kane per detyre te mbrojne ligjet,por ne fakt ata deri me sot kane bere e bejne te kunderten:
    -Kane mbrojtur eproret e tyre per shkeljen e ligjeve ne dem te te drejtave ligjore te pensionisteve!
    Shkurt:I KANE VENE UJKUT MELCITE NE QAFE!
    Juristet e ISSH dhe DRSSH ne Tirane jo vetem nuk kane qene mbrojtesit e ligjit (dhe kjo vihet re ne morine pa fund te shkeljeve te tyre),por si detyre te vetme kane te mbrojne si KUCERDA shkeljet ligjore te administrates se tyre duke SHQYER e GJAKOSUR te gjitha te drejtat e pensionisteve!
    Sidomos ndaj ne ish ushtarakeve keto kucedra ne asnje rast nuk kane pranuar shkeljen e ligjeve nga nepunesit e vet.
    Dhe kjo ndodh se ndaj tyre edhe ne rastet e shumta te rreziomit te pretendimeve te tyre antiligjore nga gjykatat e shkalleve me te l;arta,ato vazhdoijne punen me stoicizem.
    kjo nenkupton se keta juriste jane vene pikerisht per te mbrojtur shkelesit e ligjeve!
    A i kontrollon njeri keta juriste?
    Per 26 vjet ASNJERI!
    Shteti fashist i instaluar ne Shqiperi ISSH ia ka dhene si placke lufte LSI dhe PDIU,pas atyre te PD-se me pare,qe sidomos ndaj ish ushtarakeve te ushtrohet presion dhe pa ligjshmeri kriminale,ne pa mundesi te burgosjes,internimit apo pushkatimit!
    Qe nga viti 1992 e deri me sot asnjehere nuk jane zbatuar statuset dhe ligjet e shumta per pensionet e ushtarakeve,pervec nje rasti famekeq:
    -Ligji 10142/2009,qe ne shkelje te Kushtetutes dhge PARIMIT TE FAMSHEM TE SIGURISE JURIDIKE, vendosi qe masa e pensionit mujor te mos jete ajo e fituar me pare me ligjet e kohes,pra 50% te pages referuese,plus 2% per cdo vit sherbimi,por u be50% te pages referuese dhe jo edhe plus 25,por vetem 1.5% gje qe na e ulu masen e pensionit mujor rreth 45%.
    Mua personalisht m’u ul pensioni mujor ne 1.7.2009 nga 18.300 leke ne muaj,ne 10.900 leke ne muaj,pra nje ulje mbi 7000 leke ne muaj .
    Dhe jo vetem kaq,por na shpallen edhe debitore qe leket e marra me pare mbi kete shume(pra 10900 leke) na i moren pervec uljes antikushtetuese te bere.
    Edhe socialistet e tanishem,pasi u tallen me ne se gjoja po na falin borxhin qe ua paskemi patur qeverise,bene sikur harruan te shfuqizojne ligjin famekeq 10142/2009 ose te pranojne qe neni nr.29 i ketij ligji qe ligjeron rillogaritjen anti kushtetuese me ulje te mases se pensionit,sic e ka cilesuar edhe Vendimi nr.33/2010 i Gjykates Kushtetuese,te interpretohen drejt!
    Jo vetem ky ligj kriminal,por as Akti Normativ nr.5/2009 i Berishes nuk eshte prekur,praktike kjo e njejte me djallezite e grekeve me lojrat e fjaleve per LIGJIN E LUFTES me Shqiperine!
    Ne veprim djallezor,hapur anti kushtetues eshte edhe loja me pagen referuese mujore!
    Mua konkretisht,me dokumentet e ndodhura ne DRSSH,paga referuese ne vitin 1993,ka qene 12.300 leke ne muaj,ndersa djallezisht llogaritja e pensionit tim eshte bere jo sipas ligjit,por sipas nje VKM-je te qeverise Nano per administraten civile duke me vene mua ne nje vleresim page si agronomi i kooperatives,pra vetem 410 leke!
    Sic shihet diferenca ne pagen referuese mujore eshte jo pak,por 11.900 leke ne muaj(behet fjale per leke te reja)!!
    Fotokopjen e ketij udhezimi te ISSH-se drejtuar DRSSH-se Tirane me nr.4776 prot. date 6.7.2012,pa dashje m’a kishin futur ne dokumentet e mija punonjesit e DRSSH,ku orientohet kjo administrate (citoj tekstualisht nga origjinali) se,
    -“Per percaktimin e pagave referuese(shkresa ben fjale per pensionet e ish ushtarakeve),ju orientojme t’i referoheni tabeles nr.1″Lloji i punes”,ne rubriken “Ne Administraten lokale” te VKM nr.561,date 12.8.2005,”Per percaktimin e pagave referuese per llogaritjen e pensioneve”!!
    Ja ku fshihet lepuri,zoterinj sundimtare fashiste!
    Ndaj ushtarakeve jeni sjelle e po silleni si pushtues duke zhvilluar nje LUFTE KLASASH ne kushte e kapitalizmit!
    Pranoeni hapur se per ju jo vetem mungon demokracia dhe lirite e te drejtat e njeriut,aq shume te propaganduara per 26 vjet nga ju,por ju mungon edhe elementi fillkestar:AI NJEREZOR!
    Mllefet e kolegut tone Ismet Isufi jane grumbulluar per 26 vjet dhe i kane te gjithe ish ushtaraket!
    -“Per perca

    Reply to this comment
  5. antifashisti October 3, 22:48

    Po bucasin malet e fushat se “do bejune reforme ne drejtesi” dhe u jane sulur vetem gjyqtareve dhe prolkuroreve!
    Nje tragji-komedi e pa pare nder shekuj!
    PESHKU QELBET NGA KOKA e jo nga bishti!
    Ne se nuk ka patur e nuk do kete drejtesi ndoinjehere ne Shqiperui,fajin e kane sundimtaret e jo zbatuesit e ligjit sic jane gjyqtaret!
    Ata gjeten SHESH E BENE PERSHESH!
    Per 25 vjet rresht per pensionet e ushtarakeve jane bere dhjetra ligje e amendime te tyre,te gjitha per uljen e perfitimeve nga ushtaraket,gje qe tregon se eshte shkelur hapur Kushtetuta e Republikes!
    Nuk ka jurist sado dallkauk ne Shqiperi qe te mos ta dije se nje e drejte e fituar me pare ligjerisht nuk mund te hiqwet,ulert apo tjetersohet!
    Pra ne momentin e daljes ne pension masa e pensionit caktohet sipas ligjit ne fuqi ne monentin e plotesimit te kushteve per pension.
    Cfaredo ligji qe del me prapa nuk mund ta preke aspak kete te drejte te fituar me pare!
    Pikerisht kjo eshte shkelur per 25 vjet me ushtaraket,duke e cuar pensionin ne kushtet e mjerimit!
    Pse nuk nderhyn mazhoranca socialiste per keto shkelje?
    Kuptohet se edhe keta jane po aq ARMIQESORE ME USHTARAKET sa edhe Sali Berisha!
    Me siguri edhe me nxijen dhe mbeshtetjen e perendimit gjoja demokratik!

    Reply to this comment
  6. shqiptari normal October 4, 00:22

    Mire e ka z.Ismet, me te drejte dhe tere indinjate, por eshte e kote me kete qeveri e ate qeveri te djeshme. Jane te tre partite kryesore qe e kane bere dallash Shqiperine. Vetm te dalin keto 3 partite jashte ligjit dhe te fillohet nga e pare, mund te regullohet Shqiperia.

    Reply to this comment
  7. Partizani October 4, 00:45

    Merreni me ngadale,o pensioniste ish ushtarake!
    Nuk po ua fut armiku i klases,pra ballistet apo zogistet,por ish komunisti apo biri i komunistit!
    Berishen,Nanon,Meten,Rsmen,Majkon,etj qe kane qeverisur vendin te gjithe ish komuniste kane qene!
    Po pse nuk e kuptoni ju qe keta nuk fitojne pike po t’ju japin te drejtat juve ndaj perendimit,prandaj i jane qepur ish te burgosurve,shumica hajdute e spiune pa llogaritur homot,duke u dhene miliarda leke per cdo kest?
    Dhe ju ankoheni se keni 25 vjet neper gjykata dhe keni marre nje vrime ne uje!
    Shtresa e juaj po paguan borxhet e bllokmeneve dhe te bijve te tyre qe sot drejtone partite dhe shtetin,ndersa ju qe shumica erdhet ne qytete vetem pas 90-tes,mezi blini buken per kalamajte!
    Me gjithe mend u besoni pallavrave se do kete liri,demokraci dhe drejtesi ne Shqiperi?
    Harrojeni!
    Te gjitha keto ishin vetem ne kohen e Enverit,ndaj keta kelyshet e ish byroisteve,duke filluar nga Nano e Rama ,NA URREJNE!

    Reply to this comment
  8. Lal Prenga October 4, 02:18

    Pershendes zoterine qe e ka be publik kete shqetesim!
    Populli shqiptar, me keta politikane, qe nga Doktor MORTJA , Ilir Floriri e Shkarravina e Rilindjes , po jetojne me keq se nen pushtim!
    Sfidoj kedo te krahasoj pushtimin italo-gjerman me 30 vjet anarki!
    Situata qe permendet me siper, per fat te keq ndeshet ne te gjitha institucionet!

    Reply to this comment
  9. kris 1 October 4, 13:25

    Rilindasit flasin bukur sa te cajne trapin
    rrembejne cdo gje dhe ne voten ju japim

    Reply to this comment
  10. antifashisti October 4, 22:14

    Ne ish ushtaraket kewmi mbeshtetur gjithmone PS-ne,por PS-ja asnjehere nuk na ka perkrahur ne!
    Te gjithe lideret socialiste qe nga Nano,Meta,Majko,Ruci, etj dhe deri tek ky mashtuesi i fundit Rama asnjehere nuk na kane dhene tre drejtat sipas Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi!
    Edhe tani qe na mashtruan se do na kthejne debine e vene nga Berisha ne vitin 2009,ai prap nuk e ka shfuqizuar Aktin famekeq Normativ nr.5,ndersa as kane pranuar dhe korigjuar qe neni nr.29 i ligjit nr.10142/2009,qe na uli padrejtesisht pensionet gati 50%,te interpretohet dhe zbatohet sipas Vendimit nr.33/2010 te Gjykates Kushtetuese!
    Perse i bejne te gjitha keto shkelje per ne ushtaraket?
    Mos kane gje urdher nga regjia kriminale boterore qe ne ushtarakeve te na e shkurtojne buken e gojes duke na lene femijet rrugeve edhe pa shkolle?
    Atehere kot e kane qe shajne Enver Hoxhen se i internoi,burgosi,i la pa shkolle etj,se edhe keta tew njejten gje po bejne ndaj nesh!
    Ja kjo eshte shkerdhatokracia kapitaliste qe edhe kur ligjet i nxjerr vete,nuk i zbaton!
    U bej trhirrje bashkeshokeve te mij ushtarake,qe te mos shpresojune me tek PS-ja dhe LSI-ja,dy nga partite mashtruese per ne,pa llogaritur qe PD-ja ka qene hapur armike e jone!
    VDEKJE FASHIZMIT!
    LIRI POPULLIT!

    Reply to this comment
  11. mateo October 5, 17:24

    Armiqte e ish ushtarakeve jane te gjithe qeveritaret e ashtuquajtur te majte e te djathte qe kane perdorur djallezisht legjislacionin kunder nesh.
    Por kemi brenda edhe tradhetaret:
    -Jane dhjetra juriste,sidomos avokate ish ushtarake ,qe te futur ne guacken e tyre anti humane asnjehere nuk kane bere asgje per te mbrojtur ish koleget e tyre tashme fukarenj(se ata bukeshkale tani jane bere milionere).
    Bashke me keta sharlatane kane qene tradhetare edhe te gjithe shoqatat fantazem te ish ushtarakeve qe vetem jane bere sahan lepires te sundimtareve te radhes.MALLKUAR QOFSHIN TE GJITHE ARMIQTE TANE!
    POSHTE TRADHETARET BUKESHKALE!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*