Ligj të fortë për azilkërkuesit, Gjermania do penalizojë gënjeshtarët

February 4, 2019 09:05

Ligj të fortë për azilkërkuesit, Gjermania do penalizojë gënjeshtarët

Gjermania ka forcuar edhe më shumë rregullat për azilkërkuesit. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Horst Seehofer, nëse azilkërkuesit e refuzuar fshehin identitetin do të humbasin “duldung“-un, lejen e përkohshme të toleruar.

Agjencia e lajmeve, AFP dhe gazeta “Die Welt” citojnë një draft të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin: “Kush e pengon dëbimin e tij vetë, për shembull, duke u dhënë të dhëna të gabuara autoriteteve për identitetin apo nënshtetësinë ose nuk bashkëndihmon në sigurimin e pasaportës, nuk do të marrë në të ardhmen më ‘duldung’ (lejen e përkohshme të toleruar të qëndrimit)

Ky i huaj do të pajiset vetëm me një leje që shënon, se ai është i detyruar të largohet nga Gjermania”, raporton gazeta “Die Welt”.

Synimi i këtij ashpërsimi ligjor është të ndahen azilkërkuesit e refuzuar që pengojnë vetë dëbimin e tyre nga ata që për arsye të njohura nuk mund të dëbohen, sepse nuk kanë pasaportë, kanë arsye të forta humanitare që flasin kundër dëbimit apo në rajonin e banimit të personit nuk ka fluturime për shkak se është një rajon krize.

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin është shprehur ,se azilkërkuesit janë deri më tani i vetmi grup i të huajve në Gjermani, i cili nuk ndiqet penalisht, kur gënjen autoritetet për identitetin. Aktualisht ka vetëm gjobitje si kundërvajtje. Kjo është një gjendje, që nuk duam “ta pranojmë më si të tillë”.

Për të mbyllur këtë boshllëk ligjor penalizimi, në nivel ekspertësh po zhvillohen diskutime, thuhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Por aktualisht ky projektligj ende nuk është akorduar me sektorë të tjerë të ministrisë, prandaj është shumë herët të ofrohen të dhëna më konkrete. Po ashtu nuk dihet, nëse partitë e koalicionit do të binin në ujdi për një ligj të tillë.

l.h/ dita

February 4, 2019 09:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*