Ligjet, PS-LSI ka 87 vota, nuk ka frikë nga opozita

July 27, 2016 10:06

Ligjet, PS-LSI ka 87 vota, nuk ka frikë nga opozita

Shtatë projektligjet e paketës së Reformës në Drejtësi, edhe në rast të prishjes së konsensusit me Partinë Demokratike, mund të kalojnë vetëm me votat e maxhorancës.

Projektligjet e paketës në Drejtësi mund të miratohen me shumicë të cilësuar votash, e thënë ndryshe edhe me 84 vota. “Panorama” shkruan se këto numra i arrijnë Partia Socialiste bashkë me dy aleatët e saj, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Të tria këto forca politike, duke mos llogaritur dhe deputetët të cilët janë larguar apo kanë mbajtur qëndrime ndryshe nga grupet parlamentare, arrijnë në total 87 vota.

Partia Socialiste e vetme ka në total 58 deputetë, pa llogaritur këtu Ben Blushin dhe Mimoza Hafizin, të cilët janë pjesë e Grupit të PS-së me “letra”, por që në Kuvend mbajnë qëndrime kundër.

Nëse do të llogariten edhe 2 votat e Blushit dhe Hafizit, atëherë PS-ja shkon në 60 vota. Kësaj shume i shtojmë dhe dy votat e deputetëve të përjashtuar, Tom Doshi e Armando Prenga dhe të larguarit Vladimir Kosta, të cilët i çojnë në 63 numrat e PS-së.

Ndërkohë që pjesa tjetër e votave sigurohet nga aleatja kryesore. Lëvizja Socialiste për Integrim ka në total 20 vota, bashkë me deputetin e përjashtuar, Përparim Spahiu.

PS-ja dhe LSI-ja në total grumbullojnë 83 vota, ndërkohë që bashkë me 5 votat që ka Grupi i PDIU-së.
Bashkë me partinë e Shpëtim Idrizit, votat e maxhorancës shkojnë në 87 pro. Kësaj shume i shtohen dhe tri votat e deputetëve pa grup, të cilët në raste të tilla votojnë pro maxhorancës.

Vota e Nard Ndokës, Vangjel Dules dhe Mirela Ferracakut e çojnë shumicën në 90 vota. Edhe në këtë rast, faktor deciziv do të jetë qëndrimi i Grupit të LSI-së, nëse do t’i qëndrojë apo jo idesë së konsensusit me PD-në, apo do të votojë së bashku me aleatët.

7 PROJEKTLIGJET

Projektligji “Për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në RSH”;

Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në RSH”;

Projektligji “Për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë në RSH”;

Projektligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në RSH”;

Projektligji “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në RSH”;

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të RSH”;

Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

July 27, 2016 10:06
Komento

2 Komente

  1. info analitike July 27, 13:55

    Shkurt trimat e rilindjes kane frike nga Likja. Pa Liken e kane ca te veshtire qe te shesin dengla e te sillen si arrogante.

    Reply to this comment
  2. skifteri July 27, 14:06

    *****PD-ja kurrë nuk do ta bëjë gabimin fatal, që të mos votojë 7 ligjet ,kur PS – LSI tani i kanë 84 vota !. PD-ja , L.Basha e S.Berisha e quajnë veten inisiatore dhe ralizuese të reformës në drejtësi .
    Mos votimi do të ja nxirte shpejtë kallajnë PD-së.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*