Ligji anti-duhan, MSH: Gjobat do t’i mbledhë policia

August 25, 2014 07:05

Ligji anti-duhan, MSH: Gjobat do t’i mbledhë policia

Kanë nisur inspektimet për zbatimin e ligjit të ri kundër konsumimit të duhanit në ambientet publike, por edhe në mjediset e mbyllura private.

Këtë të hënë autoritetet e shëndetësisë ishin në Tiranë në Qendrën Shëndetësore numër tre, ku kanë përcjellë mesazhin se ligji i ri nuk ka synim të penalizojë, por të sensibilizojë.

Megjithatë askush nuk do t’ju shpëtojë masave ndëshkuese, pasi inspektorët do të jenë të gjithë në terren.

Këtë radhë nuk janë vetëm inspektorët e shëndetësisë të cilët do të monitorojnë zbatimin e këtij ligji, janë inspektorët e punës, inspektorët e transportit, agjencia kombëtare e ushqimit dhe inspektorë të tjerë të cilët janë në terren në mënyrë të përditshme, për fushën e veprimtarisë që ata mbulojnë por janë pjesë e zbatimit të ligjit antiduhan sepse dhe ata kanë të drejt të vendosin penalitetet dhe të informojnë“, tha zv/ministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj.

Zv/ministri i Shëndetësisë ka paralajmëruar se me qytetarët që nuk do të zbatojnë ligjin, do të merren strukturat e Policisë së Shtetit.

Qytetarët që mund të jenë në shkelje të ligjit antiduhan do të penalizohen dhe do të ketë mekanizma si për çdo gjë tjetër administrative që vendoset. Janë të gjithë të indetifikueshëm, janë të gjithë me kartë indentiteti. Ka penalitete të tjera mes të cilat do të merret më pas Policia e Shtetit“, konstatoi Rrjepaj.

August 25, 2014 07:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*