Ligji Anti-shpifje, reagon Soreca: Ndryshimet të bëhen sipas rekomandimeve të Venecias, kemi mbajtur shënim deklaratën e bërë dje

September 17, 2020 18:31

Ligji Anti-shpifje, reagon Soreca: Ndryshimet të bëhen sipas rekomandimeve të Venecias, kemi mbajtur shënim deklaratën e bërë dje

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në “Twitter” në lidhje me ligjin e anti-shpifjes.

Në postimin e tij, Soreca thekson se çdo ndryshim i projektligjit anti-shpifje duhet të bëhet në përputhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias.

Gjithashtu amabsadori shprehet se përveçse rekomandimeve të bëra nga Venecia, autoritetet shqiptare duhet të konsultohen me organizatat mediatike kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Çdo ndryshim i projektligjit anti-shpifje duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias. Autoritetet shqiptare janë zotuar që do të vazhdojnë të punojnë më këtë ligj duke i adresuar të gjitha çështjet e rekomanduara nga Venecia. Ne i kemi ndjekur me vëmendje deklaratat e bëra nga mazhoranca ditën e djeshme ku theksuan se do t’i ndjekin rekomandimet dhe se do të zhvillojnë konsultimet me të gjtiha palët.

Ne i inkurajojmë autoritetet shqiptare që të zhvillojnë konsultimet e duhura me çdo organizatë mediatike dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile duke marrë parësysh edhe rekomandimet e bëra nga organizatat mediatike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ne do të vazhdojmë të ndjekim çdo hap nga afër çdo zhvillim të rendësishëm mbi këtë ligj, në mënyrë që paketa ligjore të jetë në përputhje të plotë me të gjitha standardet ndërkombëtare dhe evropiane”, shkruan Soreca në postimin e tij në Twitter.

j.l./ dita

September 17, 2020 18:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim