Ligji antiduhan, ISHSH gjobit 9 lokale në 3 qytete

March 13, 2016 11:56

Ligji antiduhan, ISHSH gjobit 9 lokale në 3 qytete

Në kuadër të zbatimit të ligjit antiduhan, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor njofton se nga data 7 mars 2016 deri më datë 12 mars 2016 në të gjithë territorin e vendit vazhduan inspektimet për monitorimin e zbatimit të ligjit Nr. 9636 dt. 06. 11. 2006 ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’ i ndryshuar.   Gjatë kësaj periudhe inspektorët e ISHSH kanë marrë 9 masa administrative me vlerë 300 000 lekë të reja secila ndaj subjekteve të cilat janë gjetur në shkelje të ligjit.

Në njoftimin e tij ISHSH-ja bën me dije se në Tiranë, subjektet ndaj të cilëve u morën masat ishin:  Lollypop club, Lizard club, Roa, “Krem Kafe”, Bar Kafe, Top Bast sh.a, Bar Lloto.

Nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Dega Shkodër subjektet e gjobitura janë: “Kalaja” Bar Kafe, Bar Kafe A. Cekaj, “Elita” Bar Kafe.

Në Berat, nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor është gjobitur me 300 mijë lekë të reja subjekti “Bar Kafe”, A.Brami.

ISHSH falenderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe përsërit thirrjen për të denoncuar çdo rast kundravajtjeje të ligjit antiduhan. / H.M/ Dita

March 13, 2016 11:56
Komento

2 Komente

  1. rifaka March 13, 15:43

    Ne gjysmen e kafeve ne Tirane pihet duhani per qef

    Reply to this comment
  2. Arturi March 14, 03:05

    Farse, se lokalet nuk pyesin fare nese ka shtet e ligje apo jo! 🙁

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*