Ligji hyri në fuqi, por nuk po zbatohet. Qeset vazhdojnë të qarkullojnë

July 4, 2018 20:34

Ligji hyri në fuqi, por nuk po zbatohet. Qeset vazhdojnë të qarkullojnë

Ligji kundër importimit, tregtimit dhe prodhimit të qeseve plastike ka hyrë në fuqi dy muaj pas publikimit në fletoren zyrtare, e megjithatë, situata në treg mbetet e njëjtë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit, në vend janë të regjistruara 70 kompani që prodhojnë dhe tregtojnë plastikë. Por, kjo është vetëm një shifër e deklaruar.

Në terren ka subjekte që operojnë në paligjshmëri, e që shesin edhe qese plastike në mënyrë të paligjshme.

Shumë pak biznese rezultojnë të kenë nisur aplikimin e varianteve të zëvendësimit të qeseve plastike.

Një nga alternativat për të zëvendësuar qeset plastike është përmes një traste e cila kushton 150 lekë, por ekziston edhe një variant tjetër i qeses e cila është mbi 35 mikron, shumë më e trashë se qeset e vjetra dhe që shkatërrohet brenda 2 vitesh, jo më brenda 300 viteve si qeset e dikurshme.

Por shumica e tregtarëve akoma nuk i kanë ‘përqafuar’ këto alternativa, pasi qeset organike dhe të riciklueshme kushtojnë jo pak për ta.

s.a/dita

July 4, 2018 20:34
Komento

3 Komente

  1. Konti Sbalta July 4, 21:16

    Si vendimi i qeverise qe pensionistet ” e vetmuar” te mos paguajne taksen e baneses , por esbashkia e Tiranes nuk po e zbaton dhe ne vazhdojme te paguajme padrejtesisht per faje te bashkise se Tiranes.

    Reply to this comment
  2. Konti Sbalta July 4, 21:17

    Si vendimi i qeverise qe pensionistet ” e vetmuar” te mos paguajne taksen e baneses , por bashkia e Tiranes nuk po e zbaton dhe ne vazhdojme te paguajme padrejtesisht per faje te bashkise se Tiranes.

    Reply to this comment
  3. Arben July 4, 22:19

    te behej me te shtypyr ligje ishte bere shqiperia

    me nje kompjuter dhe nje printee.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim