Ligji i amnistisë shfuqizon akuzat për Tom Doshin e Mark Frrokun

December 11, 2015 09:12

Ligji i amnistisë shfuqizon akuzat për Tom Doshin e Mark Frrokun

Ligji i ri për amnistinë i publikuar një ditë më parë nga Ministria e Drejtësisë do të lirojë nga akuzat edhe deputetin Tom Doshi, por një pjesë e akuzave do t’i pushohen edhe deputetit të dorëhequr Mark Frroku.

Megjithatë, ky i fundit do të mbetet në qeli për shkak se akuzohet për një vrasje të ndodhur në Belgjikë rreth 15 vite më parë. Ligji i ri i amnistisë parashikon lirimin nga qelitë dhe akuzat nëse janë në proces gjyqësor për rreth 800 persona. Midis tyre janë edhe dy deputetët.

Tom Doshi akuzohet për “kallëzim të rremë” kundër kreut të Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, vepër e cila hyn tek amnistia. Ndërkohë, Mark Frrokut do t’i shfuqizohen akuzat për “Kallëzim të rreme” dhe “Deklarim të rremë”. Dy deputetët akuzohen për stisjen e një skenari vrasjesh me motive politike.

Nga ligji i ri i amnistisë duket se do të “shpëtojnë” edhe pesë personat e akuzuar nga policia në lidhje me dhunën në protestën e opozitës më 8 dhjetor. /Dita/

December 11, 2015 09:12
Komento

6 Komente

  1. kanan tafili December 11, 11:52

    Bravo qdo fund viti nga nje amenisti , dhe keshtu e pirdhni reformen per drejtesi,,,,,,,,, tani jam mese i sigurt qe shqiperia kurre NUK behet….

    Reply to this comment
  2. katarakti December 11, 12:38

    U grine duke bere amnisti keta qelbesira. Kane 25 vjet qe bejne te njejten gje. Vrit, vidh, grabit,rrembe, merru me droge, merr bakshishe te majme fale postit qe ke dhe nuk te hyn gjemb ne kembe. Edhe po te kapen dhe te denuan vitin tjeter del me amnisti. Pastaj flasin per reforme ne drejtesi. Eshte qelbur peshku nga koka.

    Reply to this comment
  3. Shqiptari December 11, 13:34

    Toma i shkrete! Shkoi per lesh dhe e nxorren tullac. Pagoi qimet e kokes per te bere 21 janarin e mblodhi me pagese boll ” kokpalaresh ” ( sic i quajti atehere Kryeparlamentari i sotem ), pagoi pare sa u shqep per zgjedhjet e 23 Qershorit e per PS, por kur doli e tha – Meta ka paguar vrasjen time – atehere e akuzuan per Akuze te Rreme dhe e bene dhe budalla qe shihte enderra ne diell. Por tani me kete amnisti shyqyr qe shpeton dhe Toma e do zoti i ka ardhur mendja ne vend e kthellohet me mire per te ardhmen.

    Reply to this comment
  4. flm December 11, 13:53

    po keto 3 vjecaret qe jane denu per elektrikun i kap amnistija ?

    Reply to this comment
  5. info analitike December 11, 14:09

    Shume mire bejne qe tallen me kete popull perderisa ka akoma “kokepalare” qe u shkojne pas marrezive e ekspozitave rilindese.

    Reply to this comment
  6. Shqipe December 11, 14:27

    Slandali i rradhes I politikes shqiptare. Tani more Rame e rjeshtove veten be krahe te Saliut.
    TURP !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*