Ligji i faljes ul borxhin në Tatime me 35%

May 7, 2018 17:58

Ligji i faljes ul borxhin në Tatime me 35%

Bizneset kanë krijuar në vitin 2017 një borxh të ri pranë administratës tatimore, e cila paraqitet në nivelin e 257 milionë dollarëve.

Në total, vlera e të gjitha detyrimeve që komuniteti i biznesit ka ndaj buxhetit të shtetit arrin vlerën e 955 milionë dollarëve, sa 6% e prodhimit të brendshëm bruto.

Borxhet me vjetërsi mbi 2 vjet janë ato që zënë rreth gjysmën e detyrimeve, ndërsa stoku i detyrimeve të krijuara arrin në 27% të totalit.

Në fund të vitit 2017, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve raporton një tkurrje të borxhit me 35% ose 510 milionë dollarë më pak krahasuar me një vit më parë, dhe kjo tkurrje duket se vjen nga ligji i faljes dhe fshirjes së tyre, duke çliruar nga barra e borxhit 540 milionë dollarë.

Sot, gjysma e subjekteve debitorë rezultojnë me statusin pasiv, duke bërë të pamundur vjeljen e detyrimeve.

Taksa e TVSH është ajo që ka peshën më të madhe në borxhet që bizneset kanë ndaj shtetit, duke u pasuar nga tatimi mbi fitimin dhe pagesa e sigurimeve shoqërore.

Një vit më parë, Drejtoria e Tatimeve nisi fushatën për mbledhjen me forcë të detyrimeve te bizneset, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit rekomandoi nisjen sa më parë të vjeljes së tyre, duke kërkuar kështu bllokimin e konfiskimit të pasurive të ndërmarrjeve.

s.a/dita

May 7, 2018 17:58
Komento

2 Komente

  1. Arben May 7, 19:18

    ja, shikoni sa kollaj ulet borxhi??

    e fshime fare nga defteri, dhe i barazojme,

    si ate qe e pagoi, duke e hequr nga goja e

    kalamajve te vet, ashtu edhe ate qe nuk e pagoi

    e beri ‘rrush e kumbulla’

    Reply to this comment
  2. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash e mizakali,Drejtesia do te BEHET. May 7, 20:55

    Kesaje i thuhet mashtro,vidh e grabit sa ke pushtetet.Te injorosh apo te perdhosesh ligjin e falimentimit ne kurriz te taksapaguesve,do te thote bashkegrabitje,dhe bashkefajesi sebashku.Mjaft eshte MJAFT,po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet,doni apo nuke doni ju o te pa breke qe ju la dita e miljonere ju beri nata me fuqine e pandeshkeshmerise.Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender,dhe e nesermja e afert nga superlukset e grabitjet me fuqine amorale te pushteteve ne bangen e akuzes dhe ne nje fund te turpshem e pa kthim.Besoni,binduni,ndaluni e rrefehuni njehere te vetme ne jete,qe populli,SHBA,BE e Ligji dhe Zoti t’ju meshirojne.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*