Ligji i Magjistraturës, Kryemadhi i përgjigjet maxhorancës: Ftoni të gjitha partitë opozitare

July 20, 2018 15:07

Ligji i Magjistraturës, Kryemadhi i përgjigjet maxhorancës: Ftoni të gjitha partitë opozitare

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur në Facebook ftesës së maxhorancës për të votuar ligjin për magjistraturën. “Dialogu politik është institucion, jo pazar”, thotë Kryemadhi.

Ajo shton se LSI është parti në opozitë dhe se nuk mund të marrë vendime pa harmonizuar me partitë e tjera të opozitës. Ftesa që maxhoranca i ka bërë LSI, thotë ajo duhet të jetë për të gjithë partitë e opozitës në tryezë dialogu.

“Qeveria e mazhoranca moniste duhet të kuptojë se është përgjegjëse e drejtpërdrejtë e lënies së vendit pa gjykata!

As regjimi i Kim Jong nuk ia ka bërë këtë gjëmë vendit të vetë!

Na vjen keq të konstatojmë se këtë situatë e kishim parashikuar vite më parë, por nuk na dëgjuan. Ashtu siç jemi përgjegjës që lejuam miratimin pa konsensus të ligjeve post-kushtetuese, ligje të cilat kanë krijuar këtë katrahure ligjore në vend!

Ftesës tinzare të mazhorancës moniste, për të miratuar një ligj për magjistraturën, kundër rrjedhës llogjike të ligjeve me fuqi i përgjigjemi:

  1. LSI është parti në opozitë me monizmin dhe Rilindjen!

Si e tillë ajo nuk merr vendime të tilla e vetme dhe të pa harmonizuara me partitë e tjera në opozitë.

  1. Nëse qeveria moniste do vërtet të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj katrahure demokratike, duhet të na ftojë, jo ne si individë, por partitë e opozitës në tryezën e dialogut politik.

Duhen gjetur zgjidhje të plota, afatgjata dhe që garantojnë funksionim normal të drejtësisë.

Ligji për disa kuota studentësh nuk zgjidh kolapsin aktual, por thjesht legalizon korrupsionin e përzgjedhjes së studentëve, korrupsion që po bëhet nga deputetë të mazhorancës moniste.

Mbi të gjitha ky është hapi i fundit i kapjes së reformës në drejtësi nga dora e krimit të organizuar.

  1. Në princip ne nuk bashkëpunojmë me këtë mazhorancë moniste, aq më tepër jashtë tryezës politike pozitë-opozitë.

E kanë kot që lodhen nëpër kafene, edhe më të kotë që fabrikojnë lajme për takime jo-institucionale me opozitën.

Dialogu politik është institucion, jo pazar!

Prostitucioni politik shqiptar, edhe pse me ngjyra ndërkombëtare, e ka sjellë në këtë situatë Shqipërinë, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe pa hapje negociatash, me shqiptarë të varfër, që kërkojnë çdo ditë të largohen nga Shqipëria”, shkruan kryetarja e LSI.

o.j/dita

July 20, 2018 15:07
Komento

7 Komente

  1. Guri July 20, 16:24

    Sipas Monalizes te Metes (jo te Mikelanxhelos), qe qeveria te mos jete moniste duhet te kete ne perberje te saj patjeter LSI-ne. Nuk ka faj. Kur mesohesh me pushtet, por sidomos, kur ai pushtet te jep pasuri marramendese, eshte e veshtire ta kuptosh se si mund te qeverisin te tjeret pa ty. Prandaj, o njerez, kuptojeni drejt te gjoren, pasi po i vjen edhe ai, i tmerrshmi veting.

    Reply to this comment
  2. dr dasamiti July 20, 16:35

    Po .,mire drejt.atures.Monistat. Po manipuojn.balla po maipulon.:Monistet hoqen drejtesin per vepruar Si te Donne .Vetungu ka ngordh behet me hater me dy standarte,genjeshter,mashtrim hipokrizi.Ruajuni kuthave social dictator.

    Reply to this comment
  3. Dan Pyka July 20, 16:46

    E ke shume mire moj LAVIRE, duhet bere nje qeveri me kriminelet dhe hajdutet si puna jote dhe e lulit qe punet te shkojne mire dhe shqiptaret te zhdukin varferine. Kjo eshte qeveri moniste dhe prandaj kane ngelur te varfer shqiptaret. Pika qe su bije ty dhe atyre hajduteve dhe krimineleve qe ke ne krah. Ju ngriheni dhe ngryseni per krah njeri tjetrit per te bere plane dhe prapaskena qe te futeni ne qeveri dhe te shpetoni dhe shtoni pasurit e vjedhura. Ju jeni hajdut, kriminel dhe drogaxhinj, e keni vertetuar veten se kush jeni, shkaterruat nje shtet dhe nje ekonomi te tere, te gjitha pasurit natyrore vetem per tu pasuruar. Skeni faj, kur nuk ka ligj dhe shtet aty qe tu rrasi brenda keni te drejt dhe flisni cfare ju vjene nga bytha ju flete goja.

    Reply to this comment
  4. kasem gahinji July 20, 19:28

    Sipas logjikes se monalikes edhe ne amerike kemi qeveri moniste meqe nuk ka opozitare ne tave.sistemi monist eshte ndeshkuar.ne sistem demokratik pluralist parlamentar qeveria perfaqson shumicen.dhe kjo shumice prej 74 votash eshte bindese.fakti qe shqiperia eshte e gjithe shqiptareve obligon opoziten te pozicionohet nese eshte per interesat kombetare apo jo.eshte me vetingun apo jo.eshte per zgjidhje apo bllokim. Nuk duhet te harrojne. Deri tani jane ne pozicion antishqiptar.neser populli nuk pranon jjuustifikimin se kjo ishte loje.keshtu fati i tyre eshte percaktuar.

    Reply to this comment
  5. Po , Po July 20, 20:44

    Nuk mund te flitet seriozisht per asgje me kete te pa fytyre . Kjo mund te jete shume per vetveten , por nuk eshte shqiptare e me nerv kombetar !

    Reply to this comment
  6. te shikoj ne sy July 20, 22:28

    Kisha nje pyetje une: ky facebook-u eshte forum parlamentar ku populli mund te votoje e te zgjidhe probleme demokratike, se une kam pare qe ketu dalin dhe kurva dhe rrugaç dhe kriminele e shume e shume te tjere. Po ç’eshte kjo pune qe jepen pergjigje ne keto forume ?! Per kete jane zgjedhur keta depo-putet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim