Ligji i mbetjeve, debate në grupin e PS

September 19, 2016 15:27

Ligji i mbetjeve, debate në grupin e PS

Ligji që lejon importimin e mbetjeve ka shkaktuar diskutime në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist. Kur drafti “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” është në Kuvend dhe pritet të kaloje për votim këtë të enjte, disa deputet socialist kane kërkuar me shume informacion nga nismëtari i këtij projekt-ligji, deputeti Eduard Shalsi.

Deputet si Arta Dade apo Valentina Leskaj kanë kërkuar transparencë për këtë ligji, i cili u shfuqizua 3 vite më pare nga qeveria socialiste në mbledhjen e saj të parë pas mandatimit.

Në atë kohe socialistet kërkuan ndalimin e importit të mbetjeve, pasi sipas tyre rrezikohej që vendi të kthehej në një landfill gjigant, ndërsa sot sipas deputetit Shalsi amendimet që i janë bere parashikojnë kontrolle të rrepta të mbetjeve që do hynë në Shqipëri dhe janë konsultuar me të gjithë grupet e interesit./ TV KLAN

September 19, 2016 15:27
Komento

6 Komente

  1. Analisti September 19, 16:21

    lepini ate qe peshtyni. turp nuk keni? si ka mundesi qe nja nga kuajt e betejes tuaj opozitare ishte pikerisht kundershtim i ligjit te importit te plehrave. cfar enuk thate ne te kohe dhe populli ju mbeshteti. Mafia ne italine e jugut i ka bere gati mbetiet toksike qe gjenerojne miliona euro per ta. kur ju nuk jeni te zote te beni zap disa kultivued droge dhe nuk keni kontroll mbi kufirin dhe kur niveli i korrupsionit eshte alarmant si mendoni te kontrolloni hyrjen e plehrave? i bej thirrje socialisteve te ndesrhem qe perfaqesojne popullin te mos e votojne kete ligj skandaloz. Bravo Arta Dade, je zeri dhe shpirti i popullit socialist dhe ke treguar se ke qene e me popullin dhe jo kunder interesave te tij.

    Reply to this comment
  2. korçari September 19, 17:39

    Shalsi nje “Qelbesire” i mbeshtetur nga Rama i kapur keqas nga mafia e plehrave eshte bere zedhenesi dhe mbrojtesi i qelbesirave ,eshte koha qe keta maskarenj te dalin nga politika dhe mundesisht te kalohen ne siten e vetingut per pasurine e tyre dhe menyren se si e kane krijuar ,rrezimi i ligjit te Shalesave do te thote dhe fundi i karieres se tij politike duke ndjekur Kokedhimen dhe qelbesira te tjera qe qelben korrupsion

    Reply to this comment
  3. Emigrant USA September 19, 17:57

    Ja fusni kot me kete ligj Me sa shoh kerkoni te merni kosti te medha Por nuk e di perse Do te kete kontrolle thote ku idioti Nuk ka kontroll nje ate vend Ju nuk po Kontrolloni gjerat e rendesishme si droga Apo mallra te akcizes dhe jo te Kontrolloni plehrat.

    Reply to this comment
  4. info analitike September 19, 18:11

    E po kot nuk u quajt koalicion qelbesirash sepse do ta mbulonte vendin me plehera. Po mos u merzisni se nuk keni pare gje akoma. Tashme Shqiperia po kthehet ne republike hashashi dhe pleherash ku vetem per njerezit nuk do te kete me vend, sepse po helmohet cdo m 2.

    Reply to this comment
  5. Piro MITRUSHI September 19, 19:04

    1) Turp dhe fatkeqesi, qe 3 plehra-deputete te se majtes??, marrin inisjativa mafioze ne dem te mjedisit dhe shendetit te popullit shqiptar. Arsyetimet e tyre gjoja ekonomike dhe organizative, nuk qendrojne dhe u sherbejne perfitimeve personale te klanit mafioz ne PS, LSI etj. si dhe mafies italiane-shqiptare te plehrave.
    2) Para tre vjetesh Kryeministri Edi RAMA e percaktoi drejt me ligj qendrimin ndaj plehrave= mbeturinave= mbetjeve= hedhurinave= MSW & RDF, ne dy veprime parimore dhe te mundeshme: (a) JO importimit te plehrave; (b) Te permiresojme menaxhimin e plerave te vendit tone, duke pakesuar gjenerimin e tyre dhe duke permiresuar perdorimin e tyre ne interes te mjedisit e shendetit te popullit tone.
    3) Sa me siper pati efekt pozitiv ne keto tre vite, ndonse beteja duhet te vazhdoje sepse ne akoma importojme plehra si p.sh.: >Pleh lulesh me origjine llumrat e pastrimit te ujrave te zeza te EU; >Roba e Kepuce te perdorura nga vendet e EU; >Automobila e autogoma te perdorura; >Skrape metalike per metalurgjine; > Qymyre jofosile per industrine e cimentos etj. etj..

    Reply to this comment
  6. demagogu September 19, 20:12

    dje kundra sot pro
    cfare ka ndryshuar?
    nje gje
    fitimi e inportit per rilindjen e do shalesi, ky nuk eshte per deputet. ata qe e votuan, te ti kerkojne me peticion heqje imuniteti nga zgjedhesit.
    vec plehrat kerkojne inmport
    plehrat ne politike duhen ricikluar vete ata,qetemos kerkojne inport

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin