Ligji i ri i fiskalizimit nuk do rrisë të ardhurat tatimore në buxhet

October 2, 2019 15:27

Ligji i ri i fiskalizimit nuk do rrisë të ardhurat tatimore në buxhet

Sipas projektbuxhetit afatmesëm për vitet 2019-2022, i cili, pas publikimit në fletoren zyrtare, ka marrë fuqi ligjore, qeveria nuk parashikon që në këto tre vite të ketë rritje të perfomancës sa i përket mbledhjes së të ardhurave tatimore.

Pavarësisht planeve operacionale kundër informalitet, në lidhje me treguesit e performancës,  në këtë projektbuxhet parashikohet që “të ardhurat tatimore të kapin nivelin 27.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2022”. Kjo shifër është e njëjtë me shifrën e të ardhurave tatiomore të parashikuara për vitin 2019.

Mosrritja e të ardhurave, në terma realë, nënkupton se ato do të rriten afërsisht në të njëjtin hap me rritjen ekonomike. Kjo duket e papritur, në momentin kur qeveria sapo ka prezantuar nismën ligjore të fiskalizimit. Sistemi i ri i faturës elektronike dhe monitorimit të qarkullimit ka si qëllim kryesor uljen e evazionit fiskal dhe luftën ndaj informalitetit. Por, në parashikimet e projektbuxhetit afatmesëm, kjo reforme nuk duket se do të ketë ndonjë efekt të konsiderueshëm në të ardhurat buxhetore, të shpehura në terma realë.

Kjo do të thotë që qeveria nuk parashikon një administrim më të mirë të të ardhurave, apo shtimin të numrit të bizneseve në vend. Me shumë mundësi nuk pritet të ketë edhe rritje të mëtejshme të taksave.

Në këtë këndvështrim, strategjia e ministrisë së financave për formalizimin e ekonomisë duket se nuk është “në shinat e duhura”, pasi zbatimi në terren sërish nuk parashikon përmirësim fiskal edhe për tre vitet e ardhshme./ Scan

e.ll./dita

October 2, 2019 15:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim