Ligji i ri i janarit mund të sjellë valë të re shqiptarësh drejt Gjermanisë?

November 4, 2018 15:04

Ligji i ri i janarit mund të sjellë valë të re shqiptarësh drejt Gjermanisë?

“Ligji i ri për emigrim, të cilin Gjermania planifikon ta nxjerrë me qëllim për të mbuluar mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar, mund të shkaktojë humbje serioze për popullsinë e vendeve të Ballkanit si në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë”.

Kështu shkruan në një artikull “Anadoly Agency’ që vë në dukje se ligji i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit 2019 dhe që do të lehtësojë punësimin e njerëzve nga shtetet e Ballkanit, po pritet me padurim nga popujt e rajonit ndërkaq një pjesë e madhe nuk është ende në dijeni për rrezikun që mund të ndodhë.

Agjencia citon burime nga ambasada e Gjermanisë në Sarajevë që shprehen zyrtarisht se ky ligj është ende në fazën e përgatitjes dhe është ende herët për të vlerësuar detajet e tij.

Agjencia ka realizuar një serë intervistash në vende të ndryshme të Ballkanit, duke analizuar edhe efektet që ky ligj mund të ketë për to.

Bosnje Hercegovina, sipas drejtoreshës së Unionit të Integrimit në Bosnjë e Hercegovinë do të vijojë të humbasë një numër të madh njerëzish me profesione të shumta. Në 5 vitet e fundit, nga Bosnja Hercegovina vlerësohet se janë larguar 170 mijë persona.

Ndërkohë, në Serbi janë njerëzit nga fusha e shëndetësisë që përbëjnë kontingjentin më të madh të atyre që kanë ikur, të ndjekur nga shoferët e kamionëve. Ndërsa nga Shqipëria, Kosova e Mali i zi, agjencia evidenton se po emigrojnë kryesisht të rinjtë.

n.s. / dita

November 4, 2018 15:04
Komento

2 Komente

  1. MH November 4, 16:35

    Kur ideja e ndertimit te BE si,te jete nji shtet i vetem i madh.
    Kjo nuk duhet te baje edhe shume problem nese kemi iden per tu anetaresue ne BE.
    Amerika qe asht e bashkuar me 51 shtete.Levizja e njerezve per te mbijetue me sa lehtesi nuk asht problem.Ndryshimi i levizjeve ndermjet Amerikes dhe BE asht se,ne Amerike levizja varet nga ideja e cdo njerit apo e familjes vullnetarisht.Ndersa levizjet drejte shtetete te BE bahet me njoftime dhe miratime ligjit.Kjo len te kuptohet qe vete BE nuk ia ka fare iden e kuptimit teorik dhe praktik ndertimit te nji Europ e perbashket sic e ka Amerika.Ku sot banoj ne iks shtet e t’nesermen shperngulem me gjithe familje ose vetem ne nji shtet tjeter,e nuk ekziston kurrfare keqkuptimit mbi levizjen e njerezve qe po deshen le ta quajne edhe emigrim.Po ne Amerike nuk ka kuptim fjala emigrim per shtetasit e vet por vetem per ato qe hyjne ne Amerike legal me dokumenta te rregullta per momentin dhe ato qe hyjne ilegal msheftas te pa parashikushem qe iu kane vendos mure moderne demokratike.

    Reply to this comment
  2. Arben November 4, 18:20

    E ka parashikuar lartegjatesia ne programin

    2018-2023 prej 500,000 te punesuarish.

    Programi 2013-2018 prej 300,000 te punesuarish

    u realizua 100%. (Ne gjermani, e kuptoni besoj)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim