Ligji i ri në Rusi, Putin ndëshkon OJF-të

May 25, 2015 09:04

Ligji i ri në Rusi, Putin ndëshkon OJF-të

Organizatat joqeveritare që punojnë në Rusi papritur e kanë gjetur veten me një ligj të ri që tani e tutje do të veprojë mbi ta. Konkretisht qeveria do të ndjekë penalisht të gjithë subjektet, kryesisht ato të të huajve, që hetimi do t’i cilësojë si të padëshirueshme për Rusinë.

Përcaktimi “i padëshirueshëm”, mund të bëhet nga Prokurori i Përgjithshëm i vendit apo zëvendësit e tij në konsultim me Ministrinë e Jashtme. Dhe ata që punojnë për organizatat në fjalë mund të dënohen minimalisht me gjashtë vjet burg.

Masa e re, e nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin, ka provokuar një protestë ndërkombëtare. I pari qe reagoi ishte Departamenti Amerikan i Shtetit i cili tha se ishte “thellësisht i shqetësuar.” Ndërsa, Amnesty International tha se ky ligj ka kërcënuar “liritë themelore”.

Në fakt, ligji është miratuar pak ditë më parë nga të dyja dhomat e parlamentit rus. Ai thotë se një organizatë e huaj joqeveritare mund të njihet si e padëshirueshme në qoftë se ajo përbën një kërcënim për rendin kushtetues të Federatës Ruse ose për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

Mbështetësit e ligjit thanë se ishte e nevojshme për të ndaluar “organizatat destruktive” që kërcënojnë shtetin rus. Por, skeptikët e portretizuan atë si pjesë e masave që synojnë fshehjen e opozitës dhe kufizimin e lirisë në vend.

May 25, 2015 09:04
Komento

9 Komente

  1. beni May 25, 09:13

    Si fillim futen si organizate humanitare e ne fund percundojn spiune te intresave te nje shteti qe lufton per interesat e saj ekonomike!
    Ligji duhet te percaktoj qe cdo shoqate humanitare ne perputhje me ligjin kushtetues te federates russe te mos ket ndikim politik,pervecse atij humanitar!
    Humanizmin nuk mundet tu a ndalim organizatave qe punojn per zhduken e varferise dhe ndihmen e tyre ne raste fatkeqsish natyrore!

    Reply to this comment
    • armaad May 25, 10:40

      Perfundimisht ne jemi populli me tolerant i rruzullit tokesor. Greqet ne jug ne token shqiptare perdhosin simbolet e kombit dhe ne kemi frike te reagojme se s’na fusin ne Europe.

      Reply to this comment
      • beni May 25, 10:57

        Federata russe esht e madhe me shum nacionalitete brenda saj dhe kan te drejte legjitime ne dumen russe,per te perfaqsuar vendet e tyre!
        Sa per tolerancen tregohet ne institucionet shteterore ku edhe nje dule qe kishe ja hoqem?
        Epiriote kan nje histori te vjetr ne token ton,dhe nje kontribut te pashlyeshem ne luft kunder turqise natyrisht ne demokraci esht e drejta e tyre qe simbolet nacionale te tyre ti demostrojn por si se si ne ligjshmerin e nje shteti,pa prekur ate qe ne e quajm vllazeri kur gjergj kastriotin e kan pas prijs te tyren Dhe ne jemi vllezer me ta!

        Reply to this comment
  2. pro.... May 25, 09:17

    …jam OK me Putinin.

    Reply to this comment
  3. indi May 25, 10:29

    une them ta aplikojme dhe ketu te ne

    Reply to this comment
  4. mira May 25, 11:28

    Duhen heq keto kepusha OJQ nga Shqiperia

    Reply to this comment
  5. katarakti May 25, 11:33

    Putini eshte nje udheheqes i madh. Ai e do vendin e tij dhe nuk lejon qe ta neperkembin, siç ngjau ne kohen e Jelcinit. Dhe dihet qe organizatat e huaja joqeveritare kane qene, jane dhe do te jene agjentura te vendeve huaja. Jane ato qe here pas here nxisin revolucionet “popullore” si psh vepruan ne Ukraine. E keqja e madhe eshte se Putini eshte armiku yne. Ai eshte miku i Greqise dhe i Serbise.

    Reply to this comment
  6. Arben May 25, 14:51

    DIKTATOR MANIA.

    CUDI SA DIKTATOR TE VEGJEL PASKA EDHE KETEJ NGA NE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*