Ligji i ri, pagat e ambasadorëve rriten me 25%, trajtim edhe për bashkëshortet

November 19, 2014 16:45

Ligji i ri, pagat e ambasadorëve rriten me 25%, trajtim edhe për bashkëshortet

Shumë shpejt qeveria pritet që të miratojë ligjin e ri të shërbimit diplomatik, në të cilin parashikohet rritja e pagave të ambasadorëve me rreth 20-25 për qind si dhe trajtim financiar për bashkëshortët, gjë që aktualisht nuk është e përfshirë.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Qirjako Qirko, i pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm u shpreh se  qeveria do të miratojë një ligj të ri.

“Ka përfunduar ligji i ri për Shërbimin e Jashtëm. Shumë shpejt do e sjellim këtu dhe kemi parashikuar një trajtim të ndryshëm financiar për familjen, pra trajtim financiar për bashkëshortet. Rritja e pagës do të jetë 20-25%. Në këtë mënyrë do jetë një premtim i mbajtur për diplomatët”, u shpreh Qirjako.

Sipas tij paga e ambasadorit do të përcaktohet përmes tre komponentëve që janë volumi i punës në atë ambasadë, paga që merr aktualisht dhe niveli i jetesës në vendin ku shërben.

November 19, 2014 16:45
Komento

4 Komente

  1. Hm... November 19, 17:33

    E nderuara DITA c’e keni kete ‘Po i postoni shumë shpejt komentet. Pa uleni pak ritmin’!!!!!!!!!! Me mire mbylleni fare rubriken e komenteve se te lini keto mesazhe klishe ofenduese per lexuesin

    Reply to this comment
  2. I pa udhi November 20, 09:29

    Po edhe Josefina dhenderrin dhe vajzen e sorrollopin familjar trajtonte ne ambasada. Babai,djali nusia,dashnoria etj. Ky lajm nuk ka ndonje gje te re. Vetem shtesa prej 25 % behet me ligj. Te tjerat nuk thuhen.

    Reply to this comment
  3. Pirro November 20, 15:40

    Brravo qeverise qe kujdeset per mireqenien e popullit ambasador,per jeten e tyre sa me
    dinjitoze.Mir e bejn qe kujdesen edhe per bashkshortet qe mos te blejn mo rroba te perdorura ke gabi amerikon,por firmato,se ngelen tu i bo konkurence grate e emigranteve dhe kjo eshte turp per shtetin.I kishte dal kot nomi qe thuhej se bon pall si ambasador,sidomos kto tonet qe
    lon nom me corape dhe breke me arna.

    Reply to this comment
  4. Mirjan November 20, 18:24

    Mos harroni dhe për Fasonët, vendosjani 1 kusht për pagen maximale të puntorëve: jo më shumë se 15 000 lekë të reja, sepse punojnë shumë pak (12 ore ne dite).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*