Ligji i ri për policinë private, 9 mijë persona në sitë, hiqet kallashnikovi

May 16, 2015 09:19

Ligji i ri për policinë private, 9 mijë persona në sitë, hiqet kallashnikovi

Ligji i ri i shërbimit privat të sigurisë fizike pritet të prekë rreth 9 mijë persona, efektivë të kompanive private të ruajtjes dhe sigurisë fizike të angazhuara në këtë treg në vend.

Ligji i ri i miratuar nga Kuvendi, parashikon që të gjithë punonjësit e punësuar në këto kompani të jenë të arsimuar minimalisht me shkollë të mesme dhe më pas duhet të përfundojnë një kurs trajnimi dy javor në Akademinë e Policisë, ku edhe duhet të certifikohen.

Të gjitha kompanitë e sigurisë fizike, janë të detyruara të blejnë dhe të regjistrojnë në polici, armë të reja sipas standardeve të BE-së, duke bërë që armët vdekje prurëse të zjarrit, si pistoletat TT, apo automatikët kallashnikov do të hiqen nga përdorimi.

 

May 16, 2015 09:19
Komento

1 Koment

  1. Zoro May 16, 19:57

    Informacioni eshte i sakte por jo plotesisht sic trajtohet ne kete shkrim te shkurter.Trajnimi i “Sherbimit Privat te Sigurise Fizike”( policise private), nuk do te behet ne Akademine e Policise, por ne shkollat private te policise qe i parashikon ligji i ri dhe aktualisht jane ngritur tre te tilla qe presin te licensohen nga MRPublik dhe Ministria e Arsimit.
    Akademia e Policise do nxjerri vetem programet orjentuese dhe do inspektoje nivelet e shkollave dhe te mesimdhenies.Ne keto shkolla do te japin mesim ish kuadro te nivelit te larte te Policise se Shtetit qe tashme po bejne pergatitjet e fundit per fillimin e trajnimeve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*