Ligji i ri: Rrugët do të jepen me konçesion dhe do të bëhen me pagesë

Erion Habilaj July 16, 2014 05:58

Ligji i ri: Rrugët do të jepen me konçesion dhe do të bëhen me pagesë

Qeveria ka vendosur që ndërtimin e rrugëve të reja dhe mirëmbajtjen e disa akseve ekzistuese ta kalojë me konçesion tek privatët.“Ne kemi pamundësi për shkak të situatës financiare të trashëguar, kemi pamundësi të ofrojmë shërbimet. Do të duhen një mënyrë tjetër, ajo është ofrimi i operatorëve privatë për të ofruar shërbime publikut me kosto racionale dhe me shërbime të përmirësuara”, tha ministri Arben Ahmetaj. Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, Ahmetaj sqaroi deputetët se vendimi është marrë pas një studimi të hollësishëm mbi gjendjen e infrastrukturës kombëtare. “Nuk ka kufizim. Jemi duke parë disa akse në veri dhe në jug që janë sot pengesë për zhvillimin ekonomik dhe që buxheti i shtetit nuk ka mundësi t’i financojë. Jemi duke parë me vëmendje në mënyrë që t’ia ofrojmë për partneritet privatëve”, deklaroi ministri.

 

Rruga e Kombit kërkon ende para

Rruga e parë që pritet të bëhet me pagesë për qytetarët është ajo Durrës-Kukës, kostoja e së cilës vazhdon të rritet pafund. Qeveria shpreson që veç mirëmbajtjes, të financojë përmes privatëve edhe përfundimin e saj.

Erjon Braçe, deputet i PS, kryetar i Komisionit të Ekonomisë pyet ministrin: Pra edhe pse kemi shpenzuar 1,1 miliardë euro për këtë rrugë, duhet të paguajmë prapë?

Arben Ahmetaj: Jo 1,1 miliardë. Më shumë se 1,1. Ka shkuar 1,3 miliardë dhe kërkon minimalisht 200 milionë të tjera. Vitet e fundit, ndërtimi i rrugëve ka marrë mesatarisht 500 milionë dollarë në vit nga buxheti, të financuara përmes taksave të qytetarëve apo borxhit publik.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik tha se kostoja e anulimit të koncesioneve, që sipas tij qeveria e kaluar ka dhënë në kundërshtim me interesin publik, mund të shkojë deri në 2,5 për qind e Prodhimit Kombëtar. “Nëse të gjitha konçesionet që ne kemi gjykuar që janë ndërtuar përtej transparencës do të rrëzoheshin, dhe është një alternativë, kostoja për buxhetin e shtetit kalon mbi 250 mln euro. Imagjinoni se çfarë ngarkesë i kanë lënë buxhetit të shtetit dhe qytetarëve qeveria që shkoi”, shtoi Ahmetaj.

Erion Habilaj July 16, 2014 05:58
Komento

4 Komente

  1. lili July 16, 06:21

    Nje argument ma shume per mosdhenjen me koncesion eshte kosto i ketyre koncesioni sot per ne!
    Rrugen tjeter e keni shkateruar ,pra qytetari nuk ka me zgedhje tjeter edhe sot eshte peng qe duhet me doemos me paguar nje rruge per te cilen ka paguar nje here.
    Jo rruges me pagese kur nuk ka alternative tjeter!

    Reply to this comment
  2. Shqiptar July 16, 06:32

    Tete vjet ulerinit per koncesjonet.po na habit rilindja

    Reply to this comment
  3. Vladimir July 16, 07:41

    Me se fundi po behemi njeres. Te gjitha rruget qe kane mundesi te vetfinancohen dhe te gjitha koridoret ballkanike qe kalojne ne vendin tone duhet te ishin lene me kohe ne dore te kompanive private, si ajo qe ka marre ne dore aeroportin e Rinasit. Se pari ne nuk kemi mundesi ekonomike ti ndertojme se njerezit rrojne me 100 euro ne muaj, se dyti nuk ka pse te paguaj taksa arsimtari ne Shkoder per koridorin Tirane-Kakavi, se treti po te kishte vepruar keshtu dr. Largeqofti per koridorin e Kosoves, nuk do te ishin vjedhur ato qindra milione euro dhe rruga te mbetej e pa perfunduar. Ka shume rendesi zgjedhja e Koncensionarit.

    Reply to this comment
  4. Berlin July 16, 08:24

    Tani Shqiptaret nuk do dalin me pershetitje neper shqiperi por neper qytete sepse dhe qef kane te hecin me makina ashtu kot pa arsye dhe nuk duan te paguajne per gjasme mirembajtjen e atyre gjasme te ndertuara rruge rrugve. Me nje fjale Tirana do te behet lemsh fare !
    Nga ana tjeter dhe kosovaret te paguan pak sepse ajo rruge per ata u be dhe ata u kenaqen duke ardhur gratis me qindra autobuze ne plazhet e Shqiperise!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*