Ligji i ri, si merret pronësia

December 18, 2015 18:15

Ligji i ri, si merret pronësia

Përfituesit e tokës bujqësore sipas ligjit 7501 që ende nuk e kanë regjistruar në hipotekë pronën e tyre për shkak të mangësive në dokumentacion apo për problematika të tjera tashmë do të duhet të ndjekin procedura të reja për të finalizuar procesin.

Vendimi i qeverisë që është botuar në Fletoren Zyrtare duke marrë edhe fuqi ligjore, parashikon një rol më aktiv të njësive të reja vendore për finalizimin e procesit të kalimit të tokës në pronësi. Nga ana tjetër, vendimi parashikon edhe mënyrën e bashkëpunimit mes njësive vendore dhe Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si dhe afatet për ecurinë e procesit të regjistrimit të pronësisë.

Kur konstatohen mangësi në dokumentacioni, ligji parashikon detyrimin që Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme t’i drejtohet me kërkesë njësisë vendore përkatëse. Kjo e fundit ka detyrimin për të bërë rregullimet e nevojshme, qoftë edhe mbulimin e shpenzimeve për hartmin e planvendosjes së pronës dhe më pas një kopje e dokumentacionit do t’i kalojë ZRPP­së.

Dhënia e titujve të pronësisë për tokat bujqësore është një problematikë e pazgjidhur prej vitesh për shkak të komplikimit të procesit. Qeveria ka ndërmarrë disa herë iniciativa për zgjidhjen e këtij problemi por deri më tani nuk ka arritur ende ta mbyllë procesin dhe është detyruar vetëm të shtyjë afatet e ligjeve të miratuara për këtë qëllim.

December 18, 2015 18:15
Komento

1 Koment

  1. rudi December 18, 20:10

    Dhenija e titujve te pronesise esht bere nje here me ligjin salinian jane dhene dhe kufizimet por jane ne copeza sipas katigorive te tokes ne 3_4vende e cila pengon regjistimin se duhen bere hartat per cdo ngaster hartat behen privatish me kosto shto dhe tarifat shteterore shto dhe aktet noteriale per perfaqesues i trashegimtareve se nje pjese e moshuar ka vdekur duke leshuar prokura noteriale te paguara te cilat me vdekjen e personit vdes dhe prokura ateher personi qe e kish ne perdorim duhet ta nise nga e para te heqe te vdekurin te kerkoje nipa e mbesa neper bote te cilet her e japin her jo dhe corba e pronesise behet nul atehr perdoruesit nuk mund ti futen te gjith ketyre procedurave se token nuk ja u mer dot njeri dhe e shfrytezojne pa tapi por te tyren e kane!SIPAS LIGJIT ABSURD QE VULLNETI I SHPRHUR NGA TITULLARI ME PROKURE NOTERIALE U BEKA NUL KUR AI PA PRITMAS VDES DHE ME VDEKJEN E TIJ (babe nene moter vella)DUHET TI MARESH PROKURA NIPRA MBESA QE SHUMICA JAN JASHTE ATDHEUT DHE NJE PJESE AS DUAN TJA DINE FARE MENDOJ LIGJI DUHET PARE NE SE ESHT SHPRHUR VULLNETI QE KET TOK A PRON JA LE NJE DJALI A NJE VAJZE PSE MBAS VDEKJES NA U DASHKA I NIPERVE DHE MBESAVE DHE NE SE ZDUAN PJEA NDAHET NE PJESEZA TE PA PERFILLESHME

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*