LIGJI I RI/ Tatimet dhe SHISH do kenë akses te llogaritë bankare të 5 viteve të fundit të bizneseve dhe individëve, për identifikimin e pasurive të dyshuara. Ja çfarë do raportohet

September 10, 2020 09:10

LIGJI I RI/ Tatimet dhe SHISH do kenë akses te llogaritë bankare të 5 viteve të fundit të bizneseve dhe individëve, për identifikimin e pasurive të dyshuara. Ja çfarë do raportohet

Një projektligj i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë synon krijimin e një regjistri qendror për llogaritë bankare i cili do të ngrihet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Në draftin e nxjerrë për konsultim Financat argumentojnë se kjo vjen në kuadër të rekomandimeve të bëra nga Task Forca Financiare, FATF në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe duke specifikuar edhe pjesën që i takon pronarëve përfitues.

“Qëllimi i përgatitjes së këtij projektligji synon përcaktimin e funksioneve të regjistrit të llogarive bankare, mënyrën e raportimit dhe shfrytëzimit të të dhënave të llogarive bankare, si dhe aksesin dhe shfrytëzimin e këtij regjistri me qëllim identifikimin e pasurive të dyshuara me prejardhje nga veprimtari veprimtarive kriminale, nëpërmjet transaksioneve bankare. Regjistri do të përdoret pikërisht si një mjet për zbulimin, identifikimin dhe hetimin e veprimtarisë kriminale, ndjekjen penale të autorëve të veprave penale, zbulimin, gjurmimin ose identifikimin e pasurive të dyshuara me origjinë nga veprimtari kriminale si edhe detyrimeve tatimore” thuhet në relacion.

Bankat do raportojnë të dhëna çdo ditë, kush do ketë akses

Projektligji parashikon që informacioni primar do të merret nga institucionet financiare duke u lënë atyre si detyrim që çdo ditë  raportimin përmes sistemeve të tyre. “Institucionet financiare duhet të krijojnë dhe mirëmbajnë sisteme që i mundësojnë raportimin e të dhënave siç përcaktohet në nenin 8 të këtij ligji, çdo ditë, brenda ditës së punës, pas përfundimit të operacioneve me mbajtësit e llogarisë bankare ose kasetave të sigurisë” thuhet në pikën 1 të nenit 9 . Po kështu institucionet financiare i raportojnë të dhënat në mënyrë elektronike, duke përdorur mekanizmin qendror të automatizuar, sipas formatit të skedarit të kërkuar për tu përfshirë në regjistër, pa bërë asnjë ndryshim në të dhëna.

Raportimi i parë i institucioneve financiare duhet të përfshijë edhe të dhënat për llogaritë bankare apo kasetat e sigurisë të mbyllura 5 vitet e fundit. Informacioni i administruar nga Regjistri ruhet i plotë për 10 vjet nga mbyllja e llogarisë bankare apo kasetës së sigurisë.

Akses tek të dhënat e regjistrit do të kenë disa institucione duke nisur nga Tatimet që janë institucioni që i administron për të vijuar me Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Shërbimin e Informativ Shtetëror. Po kështu edhe disa autoritete të tjera si Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar apo Policia e Shtetit.

Çfarë do raportohet për individët dhe bizneset

Lidhur me llogaritë individuale projektligji parashikon disa të dhëna që do të ruhen si :

a) emrin dhe mbiemrin e mbajtësit/mbajtësve të llogarisë bankare ose individit i cili ka apo i është vënë në dispozicion kaseta e sigurisë;

b) kur është llogari bankare, numri i llogarisë bankare dhe kodi IBAN i llogarisë;

c) kur është një kasetë sigurie, numri i identifikimit ose kodi identifikues i saj;

d) emri i institucionit financiar që mban llogarinë bankare ose kasetën e sigurisë;

e) datëlindjen dhe vendin e lindjes së mbajtësit të llogarisë bankare ose qiramarrësit të kasetës së sigurisë;

f) shtetësia e mbajtësit të llogarisë bankare ose qiramarrësit të kasetës së sigurisë;

g) adresa e përhershme e mbajtësit të llogarisë bankare ose qiramarrësit të kasetës së sigurisë;

h) emrin, mbiemrin, datëlindjen, shtetësinë dhe adresën e përhershme të çdo personi që vepron në emër të mbajtësit të llogarisë bankare ose qiramarrësit të kasetës së sigurisë;

i) emrin, mbiemrin, datëlindjen, shtetësinë dhe adresën e përhershme të çdo individi që ka përfitim në llogari dhe/ose që është person i lidhur me mbajtësin e llogarisë, kasetat e sigurisë ose qiramarrësit e tyre;

j) numrin personal të identifikimit për shtetasit e Republikës së Shqipërisë, si dhe ekuivalentin e tij për shtetasit e huaj, nëse ka;

k) statusin e llogarisë bankare ose kasetës se sigurisë;

l) datën e hapjes së llogarisë bankare ose kasetës së sigurisë;

m) nëse llogaria ose kaseta e sigurisë është mbyllur, data e mbylljes; dhe

n) numri dhe lloji i dokumentit të identifikimit të vlefshëm të përdorur në institucionin financiar

Regjistri përmban të dhënat e mëposhtme kur një person fizik, person juridik ose organizim ligjor është mbajtës i llogarisë bankare ose qiramarrës i një kasete sigurie:

a) emrin e mbajtësit llogarisë ose qiramarrësit të kasetë së sigurisë;

b) kur është llogari bankare, numri i llogarisë bankare dhe IBAN i llogarisë;

c) kur është një kasetë sigurie, numri i identifikimit ose kodi identifikues i saj;

d) emri i institucionit financiar që mban llogarinë bankare ose kasetën e sigurisë;

e) selinë e regjistruar të personit fizik, personit juridik ose organizimit ligjor dhe, nëse është e ndryshme, vendi kryesor i ushtrimit të aktivitetit;

f) numrin unik të identifikimit të subjektit për personat juridikë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë, si dhe ekuivalentin e tij për subjektet e huaja;

g) emrin, mbiemrin, datëlindjen, shtetësinë dhe adresën e përhershme të çdo personi që është i autorizuar të veprojë në emër të mbajtësit të llogarisë ose qiramarrësit të kasetës së sigurisë;

h) emrin, mbiemrin, datëlindjen, shtetësinë dhe adresën e çdo individi pronar përfitues në llogarinë ose mbajtësin e llogarisë, kasetës së sigurisë ose qiramarrësit të saj;

i) kur është një organizim ligjor, emri, mbiemri, datëlindja, shtetësia dhe adresa e themeluesit, përfituesve dhe personit të autorizuar/ i besuari;

j) numrin personal të identifikimit për shtetasit e Republikës së Shqipërisë, si dhe ekuivalentin për shtetasit e huaj, nëse ka, për pronarët përfitues, themeluesit, përfituesit dhe personat e autorizuar;

k) statusin e llogarisë bankare ose kasetës së sigurisë;

l) datën e hapjes së llogarisë bankare ose kasetës së sigurisë;

m) nëse llogaria është mbyllur, data e mbylljes; dhe

n) numri dhe lloji i dokumentit të identifikimit të vlefshëm të përdorur në institucionin financiar./Monitor

o.j/dita
September 10, 2020 09:10
Komento

12 Komente

  1. Gzim Kulufi September 10, 09:59

    Jo vetem Hitleri, Stalini, Mao Ce Duni, Enver Hoxha e sa e sa diktatore te tjere nuk i kishin imagjinuar dot te ketilla metoda, por as edhe shtetet e sotme diktatoriale te botes, si Koreja Veriut, apo ato gjysem-diktatoriale, si Kina, Rusia, Amerika, Izralei, Anglia, Gjermania, Franca, etj., nuk kane vendosur te ketilla ligje qe bazohen ne dyshime, survejime, kontrollime, te cdo konto bankeje, cdo llogarije te qytetarve! Ligje afersisht te ketilla ekzistojne nderkohe, dhe kjo ka te bej me raste kur behen pagesa te shumave te medha. Por jo cdo konto banke qytetaresh duhet lejuar te kontrollohet nga shteti! Kjo eshte tej cdo fantazie te semure psikopatesh dhe delirantesh, te cilet i bejne keto ligje jo nga meraku i larjes se parave, por per dy arsye te tjera: 1.ndjejne kenaqsi kur u shtijne friken masave te gjera poshte, 2.neutralizojne cilindo qytetar qe i kritikon ata, apo shteti, ne gazeta dhe ne faqe interneti.
    Dhe keto eksperimente te servirura nga miqte tane perendimore behen vetem ne disa vende te vogla si Shqiperia, por ne vecanti tek kjo e fundit! Mendoni se cfare drejtuesish ka ky vend, qe lejon te zbatoje tek populli i tij keto masa psikopatesh delirante!

    Reply to this comment
    • ... September 10, 11:38

      Gzim, nuk është eksperiment. Shqiptarët e kanë konceptuar kapitalizmin si rrumpallë, që mund të bësh çfarë të duash, kur është e kundërta. Këtu ku jetoj unë, çdo person, një herë në vit, plotëson formularët e taksave. Nuk duhet të gënjesh, se të pjellë belaja. Ka 30 vjet në Shqipëri dhe asnjë evidencë për fitimet. Kjo është arsyeja që ka korrupsion, pastrim parash, polarizim të shpejtë, etj. fenomene negative. Fitimet duhet të evidentohen plotësish dhe atëhere shteti është I stabilizuar. Ai që e ka fituar sipas ligjit, nuk ka përse të ketë frikë.

      Reply to this comment
      • Gzim Kulufi September 10, 15:57

        Evidenca e taksave ne fund te vitit behet edhe tek mua, por eshte fakultative (me deshire); ky eshte nje proces qe ka te bej me zvoglimin e njeriut ne permasa atomare, qe ai te humbe kohen me cingerima fletushkash teknokratike, e te mos mendoje per gjera te medha. Ky proces nuk ka lidhje direkte me ligjet, per te cilat flitet ne artikull.
        Ndersa per problemin e kontrollit te pastrimit te parave ka ligje te bera ketu e shume vjet me pare, dhe kjo eshte nje gje e mire. Keto ligje nuk parashikojne kontrollet ne cdo llogari bankare te qytetarve, per pagesat me te rendomta! Ndersa tani ne artikull behet fjale per cdo lloj dyshimi te zyrtarit dhe ne cdo llogari bankare dhe ne cfardo rasti. Pra, qytetari konsiderohet nje kriminel! Je dakort ti te konsiderohesh kriminel? Apo eshte dakort Rama & Co. te dyshohet dhe konsiderohet si kriminele?! Ka ardhur koha qe deputetet e popullit ti thone ndal gjithfare ligjesh psikopatesh perendimore! Por kush nga deputetet e sotem i lexon projekt-ligjet?!..

        Reply to this comment
  2. vlora September 10, 10:03

    Fjale,fjale dhe vetem fjale per te genjyer popullin se po afrojne votimet dhe kutite duhen mbushur.Te gjithe kane mesuar te vjedhin dhe natyrisht te fshehin.Pse mundoni gjith ato institucione kot .Po marim vetem presidentin Vleresoni vilen ne lalez,vleresoni shkollimin e femijve neqoftese nuk del njeri te thote po ja paguaj une se keshtu kam qejf ,vleresoni apartamentet ne tirane dhe pyeteni me cfar pasurie hyri ne politike .Merni Fatos Nanon si ron ne vjene pa punuar.Gruaja e tij nuk ishte pronare e shtepis publike ne greqi por punonjese e thjeshte qe paguhej sipas te ardhurave nga klientet.Keshtu veproni per te gjithe dhe eshte i zgjidhur problemi ,por puna eshte se nuk ka vullnet per te gjetur hajdutet se jane te gjithe te molepsur

    Reply to this comment
  3. Arben September 10, 10:22

    Hajdutëria sheshit, kjo është diktaturë, çohuni nga gjumi o milet.

    Reply to this comment
  4. Lili September 10, 13:29

    Asgje anormale kur shtet ligjor,bile ne disa vende eshte 10 vite ne qofte se te gjindet nje paregullsie.
    Pra nuk eshte diktature po demokraci ne veprim ku horrat e grabitcaret denohen,ku fsheja e te ardhura e nga taxtatimet denohet,
    Sa per Francen,shteti ka te drejte me te kontrolluar derisa nuk ke respektuar regullat per dergimin e pareve ,per deklarimin tatimeve,deri ne 10 vjete…
    Problemi eshte se tek ne nuk do e beje gjyqesori po pushteti,dmth eshte mjet shantazhimi nga pushteti kunder opozitareve e kete ligji duhet ta ndaloje e te kontroloje mire kush si e kur behen keto verifikime neper kontot bankare!

    Reply to this comment
  5. Lili September 10, 13:38

    Bile duhet me vepruar edhe ma me rreptesisht: te investigohet cdo person per te cilen te ardhurat nga puna nuk perkojne me depozitat aty ne konto, apo nuk perkojne me luksin e jeteses se tij , apo cdo shume mbi nje tavan te caktuar te kete origjinen e saktesuar ose destinationin te saktesuar: ne france per cdo levizje mbi 3000 euros duhet shpegime

    Reply to this comment
    • Arben September 10, 16:31

      Vendimi i gjykatës ështe garanci që.mbrohen të drejtat e qytetarëve. Me tatimore e prokurore është grabitje.

      Reply to this comment
  6. xxx September 10, 14:36

    raporte te institucioneve te huaja vejne re se Shwiperia nxjerr ligje te pazbatueshme praktikisht, dmth deshtake.
    Gjerat jane me te thjeshta sic shpjegon @vlora mjafton vettingu se ben muu luksi aktual i ca njerezve.
    Ligje si ky kur bien ne duar te gabuara gje qe eshte probabilitet i larte ne Shqiperi, marrin njerezit ne qafe. Vetem keto dite Partia Demokratike na zbuloi marifetet e spiunazhit te privatesise ne sistemin e tatimeve dhe bankave duke e nxjerre laskuriq ne publik kundershtarin e vet mediatik Report Tv, ne menyren me brutale.
    Sa te sigurta jane mjete te tilla informacioni qe kollaj ti krijosh me ligj nga kartigia e kuvendit debil papagall i ramutit.

    Reply to this comment
  7. info analitike September 10, 14:43

    O shoke a e dini qe sistemi bankar shqiptar eshte ne blacklist persa i perket riciklimit te parave? Kur 90% e parave levizet nga 5% e shoqerive/ njerrzve mjafton te mvahen nen vezhgim keta. Por cfare ti besh se keta jane bashibozuke qe bashke me politikanet bejne ligje blejne banka per te ricikluar parate. Kaq i madh eshte fluksi i parave saqe eshte rritur ne menyre eksponenciale edhe numri i lejeve te ndertimit se vetem me bankat nuk ia dalin

    Reply to this comment
  8. mali September 10, 22:58

    Ligj shume i mire!Cilat quhen 5 vitete fundit?Ky ligj i jep jete mafies-pastrim parash-kontrabande etj ne fushen ekonomike.Paguaj dhe i a hedh bythes per keto 5 vjet.Bej kerdine 100 vjet dhe jep llogari per vitet e fundit.Z.Xhafaj e ka bere kete ligj?

    Reply to this comment
  9. Dn September 11, 03:01

    Ne si cet cdo qu’état l’indéterminée me shku e me Payet ne eurent e tari mit per deklaraten tende Time per ta ardhurat e per pages en qe benêt atome et! E Srebrenica themeltare per qytetarine edhe kush bishton tatimet rezikon sepse qytetaret kane te détente me te thane : ke trénitz ketu apo nuk ke deklaruar tana prônât…qytetari i ndershme nuk e ka problem me treguar sa pare ka e ku i ka!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim