Ligji i sigurisë, Braho-Ndreut: S’më dukesh mirë sot!

September 20, 2016 11:48

Ligji i sigurisë, Braho-Ndreut: S’më dukesh mirë sot!

Dekreti i presidentit Nishani që ktheu mbrapsht masat shtesë për sigurinë publike është shoqëruar me debate mes deputetit të PS-së, Pjerin Ndreu dhe kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, sot në Komisionin parlamentar të Sigurisë.

Ka qenë deputeti demokrat Flamur Noka që ka kërkuar të dijë se çfarë u përmirësua në ligj, pasi ai u kthye nga presidenti i vendit.

Pas kësaj, deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka kërkuar shtyrje të mbledhjes së sotme, pasi si relator nuk ka informacion për ndryshimet. Në përmirësimet e bëra në ligj, PS në vend të Ndreut ka caktuar Pirro Lutajn si relator.

Kërkesës së Ndreut i është përgjigjur kreu i komisionit, deputeti i LSI-së, Spartak Braho, për të cilin nuk ka kohë për shtyrje.

Debati
Ndreu: Unë si relator nuk di gje.. dhe kjo qe ka ndodhur është e papranueshme.
Braho: Është përgjegjësia ime qe s’jeni informuar, por si relator nuk ke lënë ndonjë gjurmë.
Ndreu: Dakord, unë dorëhiqem si relator.
Braho: Se mos na ikën dhe nga mbledhja..
Ndreu: Iki unë, nuk mund të votoj qorrazi..
Braho: S’më dukesh mirë sot.
Ndreu: Jam shumë mirë, por ju nuk jeni në rregull.

September 20, 2016 11:48
Komento

1 Koment

  1. gjykatesi dv September 20, 15:29

    Gjalle eshte xha Braho?Burre i lig!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*