Ligji në Kuvend: Përgjimet, pakti PD-PS rrëzon Prokurorinë

November 2, 2012 22:14

Ligji në Kuvend: Përgjimet, pakti PD-PS rrëzon Prokurorinë

Maxhoranca dhe opozita ndryshojnë ligjin, nuk pranohet kërkesa që të përgjojnë edhe prokurorët e rretheve.

Maxhoranca dhe opozita shfuqizojnë nenin e propozuar nga Prokuroria. Hoxha: Kërkesë absurde.

Maxhoranca dhe opozita i heqin të drejtën Prokurorisë së Përgjithshme që të autorizojë prokurorët e rretheve të realizojnë përgjime. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, propozoi që të hiqej një nen i kërkuar nga organi i akuzës, që decentralizon procesin e përgjimeve. “Përmbajtja e pikës që propozohet të shtohet bie në kundërshtim me përmbajtjen e nenit 23, i cili bën fjalë për përgjimet që autorizon vetë Gjykata dhe që prokurori është i detyruar t’i zbatojë. Kështu që do të isha e mendimit që kjo pikë të mos përfshihet fare në nenin 23, dhe neni 23 të ngelet ashtu siç është. Konkretisht, në pikën 2 të nenit 23 thuhet se ‘proceset teknike të përgjimit të komunikimeve për nevoja të hetimeve paraprake sipas procedurave që përcaktojnë nenet 221-226 kryhen në zyrën e prokurorit të Përgjithshëm’.

November 2, 2012 22:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*