Ligji për Agjencinë e Inteligjencës, Siguria e miraton mes debateve

June 13, 2014 10:46

Ligji për Agjencinë e Inteligjencës, Siguria e miraton mes debateve

Komisioni i Sigurisë miratoi sot projektligjin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Mbrojtjes. Gjatë diskutimit të projektligjit në këtë komision, pakica deklaroi se drafti i propozuar është në vazhdën e përpjekjes së mazhorancës për të zhveshur Presidentin e Republikës nga kompetencat. Por sipas deputetit socialist, Piro Lutaj Presidenti historiksiht nuk ka patur kompetencë në Shërbimin Informativ të Ushtrisë.

“Në 8 vjet këtë ligj për FA e bëtë me qëllim jo të ndershëm për ta vënë në shërbimin tuaj”, akuzoi ai.

Ndërsa, nëndrejtori i SHIU-t, Eduart Bala gjatë prezantimit të draftit sqaroi se ky projektligj është diskutuar me ekspertë të NATO-s.

“Shërbimet sekrete duhen vendosur jo vetëm nën kontrollin e Kuvendit ,por një punë e tillë mund ta kryejë edhe shoqëria civile e masmedia. Ligji aktual i Shërbimit bie në kundërshtim me ligjin për Gradat në Ushtri, gjeneralët qëndrojnë në detyrë 3 vjet. Ligji aktual i jep drejtorit mandat 4 vjeçar duke krijuar një supergjenral”, tha ai.

Po kështu dhe zëvendësinistri i Mbrojtjes, Hila theksoi se ligji ka ndryshuar në 50% të tij, duke u hequr pjesa e funksionimit për Sigurinë Kombëtare dhe është lënë të veprojë vetëm brenda Forcave të Armatosura.

Por për demokratin Noka konsulentët e CUBIK kanë shprehur mosdakordësi me draftin dhe këtë do ta sqaronte në seancë parlamentare, erdhi dhe reagimi i kreut të komisionit.

June 13, 2014 10:46
Komento

4 Komente

  1. dorela June 13, 10:53

    Komisioni qelbesirave..,.

    Reply to this comment
  2. Emigrant SHBA June 13, 22:10

    E verteta eshte se Presidenti asnjehere nuk e ka papsur kete te drejte KJo e drejte ju dha ne fund te mandatit te PD Presidentit vetem per nje aresye per te bere Y. Zylen Gjeneral kjo ishte e gjithe loja natyrisht per kete u bene edhe shtesa ne fnksionimin e tij duke i dhene edhe kopetenca jashte juridiksonit te veprimtarise se tij Kjo per te perligjur shkeljet e bera me pare . Shpresoj qe sherbimet inteligjente te marin e te kryejne detyrat qe kane me ligj jo te kthehen ne polici politike ne duart e njerzve te papergjegjshem karieriste dhe hakmares.

    Reply to this comment
  3. Pëllumb zaimi June 14, 01:47

    E pse nuk e quajnë thjesht “agjensia e informacionit ushtarak” ose “agjensia informative e forcave te armatosura” por i futin një “inteligjencë e mbrojtes” a thua se aty është “elita” e mendimit inteligjent!? Gjigandomani apo snobizëm? Mandej,përse u dashka gjeneral kreu i kësaj agjensie për nje ushtri kaq te vogel si jona ? Për më tepër kur kjo agjensi nja 10-15 veta ka gjithsejt personel!? Inteligjenca dhe pesha e kreut nuk varen nga madhësia e grades por nga cilesia dhe besueshmeria e informacionit qe siguron “kreu inteligjent” nëpërmjet burimeve te tij? Hierarkia e “mendjes” eshtë kryesorja jo hierarkia e grades? Mos beni kaq gjenerale me rroga gati 1.5 milion kur fare mire mund te vini dhe një kolonel apo më pak, në vendin e tij? Mos na rendoni ne taksapaguesve edhe me “yjet e arit” të gjeneralëve? Tung!

    Reply to this comment
  4. preng prendi June 14, 06:31

    emigranti i shba.i more leket e bashkeshortes per asistencen.per 8 vjet atje ishe pa punuar dhe ke mare leket.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*