Ligji për armëmbajtjen, Manjani harton projektligj të ri

March 29, 2016 13:34

Ligji për armëmbajtjen, Manjani harton projektligj të ri

Ligji për armëmbajtjen pa leje, i përmirësuar vitin e kaluar me disa ndryshime, por që rezultoi antikushtetues, e për pasojë Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa prej dënimeve të rënda për këtë vepër penale, ka detyruar ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, që të hartojë një projektligj të ri për të rregulluar nenin 278 të Kodit Penal.

Në një komunikatë për mediat, Manjani thotë se, pasi u njoh me përmbajtjen e vendimit të Kushtetueses mbi armëmbajtjen pa leje, me shqetësimet e ngritura nga Prokurori i Përgjithshëm dhe disa prej gjykatave të niveleve të ndryshme, si dhe pasi konstatoi gabime në miratimin e në botimin e ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, mori vendimin e mësipërm për rishikimin e tij.

Sipas asaj që bëhet e ditur, ky rregullim trajton të gjitha shqetësimet e vërejtura. Projektligji po i dërgohet për një opinion Prokurorisë, anëtarëve të Qeverisë, si dhe grupeve të interesit.

Me t’u siguruar këto opinione, ai do të dërgohet në Qeveri për t’u miratuar e më pas do t’i propozohet edhe Kuvendit..

March 29, 2016 13:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim