Ligji për auditin, hyjnë në fuqi gjobat për kontabilistët

May 21, 2016 12:15

Ligji për auditin, hyjnë në fuqi gjobat për kontabilistët

Ligji “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”, të ndryshuar, i cili është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare, synon rritje të cilësisë dhe përgjegjshmërisë së audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit, për të përmirësuar procesin e çertifikimit, mbikëqyrjes së cilësisë dhe forcimin e qartësimin e shkeljeve dhe masave disiplinore.

Ndryshimi kryesor i miratuar në ligj ka të bëjë me rishikimin e statusit të Bordit të Mbikëqyrjes Publike, ku nëpërmjet krijimit të një strukture mbështetëse teknike, synohet të rritet pavarësia dhe të forcohet roli
mbikëqyrës i Bordit ndaj profesionit.

Gjithashtu, janë parashikuar masa ndëshkimore në rast të parregullsive të konstatuara nga Bordi i Mbikëqyrjes. Ligji parashikon gjoba nga 50 000 -150 000 lekë, në rastet kur audituesi ligjor ka bërë kërkesë për çregjistrim, me arsyen e fillimit të një veprimtarie të re, dhe e ka nisur veprimtarinë e re, që u sjell dëm interesave etike e morale të profesionit, përpara marrjes së vendimit nga Komiteti i Regjistrimit.

Gjoba, në masën 100 000 – 500 000 lekë, në rast se, në përfundim të procesit të kontrollit të cilësisë, rezulton që puna audituese nuk është kryer në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe me kërkesat e këtij ligji e akteve nënligjore.

Ligji po ashtu përcakton gjoba, në masën 50 000 – 150 000 lekë, në rastin e mosdhënies së informacionit apo dokumentacionit të kërkuar nga autoritetet përgjegjëse, në kuadër të procesit të kontrollit të cilësisë, si dhe gjoba, në masën 100 000 – 500 000 lekë, në rast të mosndjekjes së rregullave dhe procedurave të auditimit, si rrjedhojë e një opinioni të mangët ose të gabuar për pasqyrat financiare subjekt auditimi.

Gjoba, në masën 50 000 – 150 000 lekë, në rast se nuk respektohen kërkesat e parashikuara nga neni 34, i këtij ligji, për mbrojtjen e konfidencialitetit si dhe gjoba në masën 50 000 – 100 000 lekë, në rastin kur informacionet vjetore statutore, të paraqitura pranë organizatës profesionale të audituesve ligjorë, përmbajnë informacion të pavërtetë.

May 21, 2016 12:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*