Ligji për dekriminalizimin, 19 deputetë rrezikojnë mandatin sipas Bylykbashit

November 24, 2015 09:53

Ligji për dekriminalizimin, 19 deputetë rrezikojnë mandatin sipas Bylykbashit

Ligji i ri për dekriminalizimin do të sjellë automatikisht edhe përjashtimin nga veprimtaria publike e personave me të shkuar kriminale.

Demokratët pretendojnë se në këtë listë përfshihen edhe 19 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, të cilët nëse do të lënë mandatin do të shënojë rastin më të veçantë të këtyre 25 viteve demokraci.

Kreu i komisionit të posaçëm parlamentar për dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi deklaroi mbrëmë se janë 19 deputetë të mazhorancës me probleme penale. A ka opozita deputetë të tillë?

“Detajet duhet t’ia lëmë ligjit, qasja jonë është parimore, por kampi i mazhorancës do ta vuajë shumë këtë ligj”, tha Bylykbashi, sipas të cilit opozita në dijeninë e tij nuk ka deputet me rekorde kriminale.

Ai tha se do të ketë edhe kryetarë të bashkive që do të lënë postet që fituan në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Do të ketë kryetarë bashkish dhe këshilltarë bashkish që do të humbasin mandatin. Problemi s’është i opozitës, por i këtyre kryetarëve të bashkive që menduan se do të bëheshin kryetarë”.

Sipas tij, ligji do të operojë në mënyrë kirurgjikale për të kaluarën deri tani dhe do të prekë të gjitha nivelet; nga Presidenti deri të zyrtarët e poshtëm. “Sepse ne kemi një situatë shumë të rëndë. Jo vetëm në parlament, por në forcat e policisë njerëz që janë marrë me trafik droge dhe janë dënuar”, tha ai.

Ndërkohë, komisioni i posaçëm parlamentar për hartimin e ligjit për dekriminalizimin është mbledhur dje për të miratuar ndryshimet kushtetuese që do të shoqërojnë miratimin e këtij ligji.

Gjatë mbledhjes me dyer të hapura për mediat, komisioni ka miratuar në parim 17 amendamente të Kushtetutës, prej të cilave 4 janë propozuar nga Partia Demokratike.

Ndërsa nen për nen është diskutuar pa praninë e kamerave. Ligji i ri për dekriminalizimin pritet të përcaktojë qartë se kujt i hiqet e drejta për t’u emëruar dhe zgjedhur në funksione publike.

November 24, 2015 09:53
Komento

9 Komente

  1. gushti November 24, 10:13

    Ne krye te listes duhet te jete kryekrimineli Berisha, Basha e keshtu me radhe, sipas shkalles se krimit. Nuk duhet te jene vendimet e gjyqit percaktuese, por edhe krimet, te cilat gjykatat i kane zvarritur dhe pastaj i kane mbyllur per turpin e tyre dhe per te keqen e ketij vendi.

    Reply to this comment
  2. DETI I LULIT November 24, 10:31

    po saliu dhe luli dhe ristani rrezikojne more bylyzyk se ato kane vrare njerez me 21 janar ose ndrushe shkoni per lesh te gjith parlamenti

    Reply to this comment
  3. maks November 24, 11:12

    per mendimin tim e gjith esht propogand sepse e gjith klasa politike esht e kriminalizuar nga 92 dei me sot asnje nuk ka dhen llogari per shkaterrimin e ekonomis vjedhjet masive me ato te ashtu quajturat bono privatizimi qe populli i shiti me 5 perqind dhe i blenin keta politikan ne bashkpunim me gangasterat dhe pastaj blenin fabrika e kapanone toka e reprte ushtarake dhe tani keta politikej gjykatesa jan ber miljoner qe ketu te filloj dekriminalizimi

    Reply to this comment
  4. BERISHOVICI November 24, 11:13

    po amani mor po si do tja beje lulushi do te derzoj partine sa gjynaf nuk do behet asnjeher kryeminister se dhe kjo i kishte met pa bo se sa per te tjerat ska len gje pa bo nga spiun i UDB deri tek kruetar partie ………… se dhe ky i ka nja ca rekorde kriminale kriminet per vjedhjen ne rrugen e kombit KRIMINEL per shitjen e territorve te vendit dhe VRASES ne mes te bulevardit sa gjynah qelulashi nuk do na behet dhe kryeminister………….

    Reply to this comment
  5. Peshorja. November 24, 12:02

    Ala me blla,blla,blla,blla,blla,blla, nje cerek shekulli, JAZEK qumshi i nenave qe ju ka ritur ju intriogante politikane.
    Ala me rezikohen, kur ata jane kriminele !

    Reply to this comment
  6. Sandri November 24, 12:38

    Nëse, sipas Bylykbashit te PD-së, mazhoranca ka 19 deputete kriminele, opozita i ka gati te gjithe te ketij kallepi. Gjysmat e deputeteve te PD-se kanë dosje se kane qene spiune te sigurimit te shtetit, ndersa gjysma tjeter kane dosje per krime dhe vjedhje qe kane bere kur kane qene ne pushtet 2005-2013. Kete liste e kryeson Sali Berisha, Lul Basha, Jozefina Topalli, Ridvan Bode, Myqerem Tafaj, Arben Imami, Genc Ruli, Genc Pollo, e te tjerë.
    Ligji qe po trumbeton kjo klase politike eshte farse, nuk do te ndodh asgje. Keta politikane te sotem jane te gjithe te perlyer.

    Reply to this comment
  7. shoku i ngushte November 24, 13:35

    te 139 deputete te zhduken se po e perdorin karriken vetem per te vjedhur!

    Reply to this comment
    • nena e zeqos November 24, 14:51

      Po ate te 140-tin qe nuk ke hequr, mos e ke fjalen per Zeqon tim ? Vetem Zequa ai marsha te keqen eshte i pastert si qelibar. Jallaaa more Zeqo tu befsha. Pas Zeqos vjen Koçi i teto Ollges.

      Reply to this comment
  8. Z/Kallami November 24, 16:16

    Pse nuk paraqitni listen.Apo keni frige se ikin ne drejtim te paditur me pasporta kriminelo-diplomatike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*