Ligji për kriptomonedhat jehonë në mediat e huaja: Shqipëria, epiqendra e re Europiane e teknologjisë “Blockchain”

June 6, 2020 14:04

Ligji për kriptomonedhat jehonë në mediat e huaja: Shqipëria, epiqendra e re Europiane e teknologjisë “Blockchain”

Mediat e huaja kanë shkruar pozitivisht për ligjin e kriptmonedhave që ka vendosur Shqipëria.

Faqja e huaj “Cointelegraph” ka shkruar për  vendin tonë se jemi vendi i  tretë në Europë që ka një ligj të posaçëm që rregullon tregun e kritomonedhave, duke e vendosur atë në krye të vendeve që udhëheqin këtë lloj teknologjie, bashkë me Francën dhe Maltën.

“Parlamenti i Shqipërisë nënshkroi një projekt-ligj në seancën plenare të 21 majit për kriptomonedhat.  Ligji, “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë blockchain” u shfaq për herë të parë para Komitetit të Ekonomisë në Tetor 2019 dhe u miratua më 21 maj me 88 vota pro, 16 kundër dhe 3 abstenime. Paraqitur nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, legjislacioni synon të rregullojë kushtet për licencimin e të gjitha aktiviteteve të kriptove në vend. Ligji synon të monitorojë të gjithë infrastrukturën ku operon teknologjia DLT”, shkruan Cointelegraph.

Teknologjia “blockchain” dhe kriptomonedhat cilësohen sot si revolucioni i Shekullit XXI, pasi në shumë shtete të botës përdorimi i tyre shihet si një trend pozitiv. Në fund të majit, Shqipëria u bë vendi i tretë në Europë që ka një ligj të posaçëm që rregullon tregun e kritomonedhave, duke e vendosur atë në krye të vendeve që udhëheqin këtë lloj teknologjie, bashkë me Francën dhe Maltën.

Ky ligj i miratuar nga Parlamenti shqiptar, ka ngjallur një interes të madh në komunitetin ndërkombëtar të kriptomonedhave dhe të apasionuarve pas teknologjisë “blockchain”. Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare, që mbulojnë fushën e kriptomonedhave, e kanë vlerësuar me nota shumë pozitive nismën ligjore të Shqipërisë.

Cointelegraph i ka bërë jehonë këtij lajmi për miratimin e ligjit shqiptar, ku shkruan se Shqipëria  ka miratuar ligjin më të kompletuar në Europë për kriptomonedhat.

Në artikullin e saj, Cointelegraph ndalet gjithashtu në disa aspekte të rëndësishme të ligjit, siç janë rregullimi tërësor i të gjitha llojeve të aseteve virtuale, por gjithashtu edhe tek adresimi i rreziqeve të skemave mashtruese, si dhe parandalimit të pastrimit të parave, për të cilat shprehet se “ligji në fjalë i adreson në mënyrë të përshtatshme, duke parashikuar monitorim të rreptë dhe gjoba të rënda”.

Përveç Cointelegraph edhe disa media të tjera të huaja kanë shkruar për këtë ligj që ka vendosur vendi ynë.

CoinGeek, thotë shkruan se Shqipëria synon të kthehet në një “Hub” (epiqendër) Europian të kriptomonedhave dhe teknologjisë “blockchain” në tërësi.

Masat e parashikuara në ligj për adresimin e risqeve që vijnë nga përdorimi i këtyre monedhave virtuale, vlerësohen në mënyrë pozitive edhe nga CoinGeek.

Gjithastu edhe Finance Magnates, ka shkruar se të paturit e një mjedisi rregullator të qartë dhe të sigurt do ta bëjë Shqipërinë mjaft tërheqëse në thithjen e investimeve në këtë sektor, dhe kësisoj mund ta shndërrojë atë në epiqendrën e re Europiane të kriptomonedhave.

BitFinance raporton se nëpërmjet kësaj pakete ligjore, Shqipëria shndërrohet në vendin me rregullimin më gjithëpërfshirës të kriptomonedhave në të gjithë globin.

j.l./ dita

June 6, 2020 14:04
Komento

6 Komente

  1. Shqiperia eshte CIRK KOLONIAL. June 6, 14:34

    Shqiperia eshte CIRK KOLONIAL.

    Reply to this comment
  2. Shqiperia eshte CIRK KOLONIAL. June 6, 14:36

    Eksperimente me popullin me INFERIOR ne bote.

    Reply to this comment
  3. Shqiperia eshte CIRK KOLONIAL. June 6, 14:50

    Po pegjimi amasadorial ne CIRKUN KOLONIAL Shqiperi ka zhvilluar takime per kete eksperiment me VEMJET SHQIPFOLESE?

    Reply to this comment
  4. Surrat Fake June 6, 15:03

    A nuk ngjan pak si trapllek te harxhosh kohen me reproduksionin e pallavrave cointelegrafike?

    Reply to this comment
  5. intelektuali June 6, 16:00

    Cfare mesuam nga ky Kryptoshkrim per Kryptomonedhat?

    Me kryesorja eshte qe:

    SHQYPNIA ENVERISTE ESHTE SI FANAR NDRICUES I KRYPTOMONEDHES NE BOTE

    qe:

    Do t’i jape fund varferise dhe mjerimit, por edhe do te zhduke kanabisin kombetar dhe kokainen nderkombetare ne Shqypni dhe qe do te beje te mundur terrheqjen e papare te investitoreve te huaj dhe shqyptaret do te rine ne kafe duke vertitur tespijet dhe parate do te vershojne VU! nga te gjitha anet e rruzullit drejt Qendres se Kryptomonedhes qe ka hapur gjere dyert dhe qe eshte Kryeministria e Edi Rames.

    O MA MIR ME KEN SHQYPTAR!

    prandaj:

    Nxirrini parate dhe lekat nga dysheqet o shqyptare dru me pre qe t’i hidhni zgupthi tek Kriptovaluta apo Kriptomonedha Famoze e Edi Rames,

    njashtu:

    SI NE KOHEN E QEPES TE SALIUT KUR INVESTUAT PARATE TUAJA REALE PER “KRIPTOMONEDHAT” IMAGJINARE TE “SUDES”, “VEFES”, “POPULLIT” ME GJITHE LUKUNINE E SIGURIMSAVE TE ENVERIT NGA PAS.

    por:

    Si nuk e zbuluan shqyptaret nje cike me pare kete Kriptomonedhe te Edvinit qe ta shpetonin Enverin sa ishte gjalle kur ne Pleniumin e fundit te PPSH i thonte duke vajtuar Adil Carcanit qe kishte shpalosur programin e tij per daljen nga kriza e tollonave:

    “…PO NA DUHEN DOLLARO O ADIL DALLKAUKU, DOLLARO…”

    Reply to this comment
  6. Arben June 6, 21:18

    Parajsë fiskale, banorët e të cilës janë, ose vrasës ose drogaxhinj, ose prostituta

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim