Ligji për shtetësinë, dhjetëfishohet tarifa për t’u bërë shqiptar

September 5, 2019 08:36

Ligji për shtetësinë, dhjetëfishohet tarifa për t’u bërë shqiptar

Një tjetër ligj po pëson ndryshime, “Ligji për Shtetësinë”, i cili pritet që të shtojë kostot për individët që duan që të marrin shtetësinë shqiptare.

Sipas relacionit, tarifa aktuale nuk korrespondon me koston e shërbimit dhe përshtatja e saj do të sillte rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit.

“Këto ndryshime priten të shoqërohen me ndikime sociale në dy aspekte: regjistrimi i personave të cilët kanë fituar shtetësinë shqiptare me dekret presidencial, por që nuk janëregjistruar në zyrat e gjendjes civile përkatëse, si dhe regjistrimi i personave që kanë mbushur moshën 18 vjeç, të lindur jashtë territorit shqiptar, qoftë edhe me njërin prind më shtetësi shqiptare, do të sjellë rritje të numrit të popullsisë shqiptare, si dhe ushtrimin nga ana e kësaj kategorie subjektesh, të të drejtave që lidhen me të pasurit shtetësinë shqiptare. Në mënyrë indirekte, kjo do të shoqërohet me ndikime ekonomike pozitive, pasi kjo kategori personash që nëpërmjet regjistrimit në zyrat e gjendjes civile, u bëhet efektive shtetësia shqiptare (ushtrim të të drejtave sociale dhe përfitime fiskale), mund të investojë të ardhurat në territorin shqiptar“, thuhet në raportin shpjegues.

Tarifa për aplikim propozohet të jetë në vlerën 300 euro, referuar edhe tarifave që zbatohen në nivel rajonal, si dhe do të miratohet me udhëzim të përbashkët të Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Të ardhurat që parashikon për Buxhetin e Shtetit, nëse kjo tarifë miratohet janë në vlerën 63 milion lekë.

“Sipas të dhënave të Sektorit të Shtetësisë për vitin 2018, parashikohet të aplikojnë për shtetësinë shqiptare rreth 1 000 persona, nga të cilat 700 persona kanë aplikuar brenda vendit dhe 300 persona jashtë vendit, ku janë rezidentë. Aktualisht mbështetur në Udhëzimin e Përbashkët të Ministrisë së Punëve të Jashtme nr.6252, datë 10.12.2001 dhe të Ministrisë së Rendit Publik nr. 3583, datë 27.11.2001 “Për procedurat dhe dokumentacionin për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare”, tarifa e shërbimit (aplikimi për shtetësi) është në masën 5 000 lekë për personat që aplikojnë brenda vendit dhe 30 euro për personat që aplikojnë pranë përfaqësive diplomatike. Për vitin 2018 të ardhurat për Buxhetin e Shtetit parashikohen të jenë në vlerën 4 760 mijë lekë. Këto të ardhura derdhen në Buxhetin e Shtetit, pra nuk përdoren nga strukturat/njësit ë që i krijojnë ato. Parashikohet që numri i aplikantëve sipas këtij projektligji të jetë rreth 1 500 persona”, thuhet në relacion.

Dhënia e shtetësisë shqiptare të huajve, nëse Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, kulturor apo kombëtar, shoqërohet me efekte ekonomike apo sociale pozitive, pasi motivon ushtrimin e veprimtarive me interes për Shqipërinë, sipas shpjegimit më të detajuar të pr.ligjit.

Fitimi i shtetësisë shqiptare për të huajt që kryejnë një investim në sektorë strategjikë me interes publik sipas legjislacionit përkatës në fuqi (ligji për investimet strategjike), në respektim të kushteve të përcaktuara në ligjin për të huajt dhe që kanë banuar për një periudhë të vazhdueshme për jo më pak se 3 vjet në territorin e RSH-së, shoqërohet me efekte ekonomike pozitive, në mënyrë direkte: rritje e të ardhurave për buxhetin e shtetit; rritje të numrit të të punësuarve, si dhe indirekte, zhvillim ekonomik të vendit.

Gjithashtu, efekte financiare pozitive, në mënyrë direkte, sjell rritja e tarifës për shërbimin (aplikim për fitimin/lënien e shtetësisë).

j.l./ dita

September 5, 2019 08:36
Komento

8 Komente

  1. Citizen September 5, 11:09

    Nuk e luptoj pse une shqiptare, per te marre shtetesine italiane kam paguar fare pak euro nja 40 per pullen e peefektures dhe ca pak euro per perkthimin dhe noterizimin ne Shqiperi e ne konsullaten e Tiranes, kurse im bir per te marre shtetesine shqiptare duhet te paguaje 300 euro. Çfare sherbimi ofrojne nepunesit e futur me.mik ne administraten shqiptare me shume se homologet e tyre italiane.
    Shtet mizerje qe te ben te paguash dhe per nje dokument qe shteti duhet t ia ofroje falas. Se pasuria nuk jane parate por numri i.madh i banoreve. Plus qe nje shtet e ka te detyrueshme te regjistroje shtetasit e tij pa kerkuar tatim dhe per gjakun p

    Nuk e di kush del me i humbur. Im bir qe nuk do te kete shtetesine shqiptare apo shqiperia me nje banor me pak

    Reply to this comment
    • Fredi September 5, 13:42

      Pse ja fut kot? Edhe unë në Itali jetoj dhe e kam bërë proçedurën. Urdhëro kostot:

      https://stranieriditalia.com/quanto-costa-la-cittadinanza-italiana.html

      Ti mbledhësh të gjitha i kalon 300€. Përveç ksaj, të duhet edhe me prit të paktën 2 vjet, zakonisht 3 ose 4.

      Mund të thuash që ska kuptim që kushton 300€ shqiptarja, për ktë jam dakort. Por jo që për shtetësinë italiane mjaftojnë 40€.

      Reply to this comment
      • mirel September 5, 14:08

        kane shqiptaret, me kete kuptohet qe kane antaret e partise te punesuar nga Rilindja..vjedhin nepermjet shtetit dhe nuk e kane per gje te paguajne pasaportat. Ata qe skane mire jane pa pasaporte, as ju duhet te hyjne e as ju duhet te dalin

        Reply to this comment
      • gjermani i fundit September 5, 14:38

        40 euro pulla e prefektures thote ajo me siper. Kurse pasaporta vete kushton nja 80-100 euro. Ndofta ka ngaterruar dhenien e nenshtetesise me pasaporten.

        Reply to this comment
        • Citizen September 5, 17:40

          O gjermano, nese nuk e di mesoje lali. Nuk kam pasaporte italiane pasi nga Italia ne Shqiperi mjafton te kesh mje leternjoftim te vlefshem per kalim kufiri.
          Shtetesine italiane e kam marre ne vitin 2008. Atehere pulla ne Prefekture per njesimin e çertifikates familjare kushtonte 36 euro.
          Me la kushtuar me shume kohe dhe parà marrja e çertifikatave nga.minstria e drejtesise ne Tirane. Edhe ne konsullaten italiane ne Tirane per venie vule nuk kam paguar me shume se nja 30 euro mesa kujtoj.
          Po ne rastin tim une nuk kisha gjak italian. Kyrse im bir ßhqiperine duhet ta kete atdhein e vet jo vetem me llafe.
          Per nje te mitur duhet te mjaftoje çertifikata familjare dhe ajo e lindjes e autentifikuar dhe mjafyojne keto para zyres konsullore per ta regjistruar si shtetas shqiptar. Pasi zyrat konsullore sherbejne si gjendje civile jashte shtetit. Nuk duhet miratim presidencial etj etj.
          Une zoteroj dhe shtetesine shqiptare dhe im shoq italian nuk ka kundershtim qe femijet tane te kene dhe shtetesine shqiptare. Por per parim ama, nuk paguaj qe tim biri t i njihet nje e drejte biologjike e ligjore
          Une sapo u martova ne Itali bera menjehere percjellhen e akteve lihjore tek gjendja civile e qytetit tim. Nuk pata probkeme fare dhe aty rezultoj e martuar me shtetas italian madhe edhe si kryefamiljare. Po kete punen e dhtetesose per te miturit d lindur nga shqiptaret jashte e quaj gje shume te ndyre.
          Shteti nuk po me ben asnje nder mua, eshte ai qe del i humbur pasi duket ashiqare sa eshte zvogeluar popullsia e Shqiperise keto vite.
          Keta ne vend qe te bejne nje politike ku te miturve te lindur nfa shtetas shqiptare u jepet automatikisht shtetesia, muaftojns dy çertifikata dhe mirepelqimi i dy prinderve, do fitpjne ca 0ak euro po do humbasin shume.
          Pasi ne gjeopolitike nje shtef konsidetohet me i forte sa md i madh td hete numri i banoreve te tij.

          Kurse per t i njohur nje te drejte bio

          Reply to this comment
          • gjermani i fundit September 5, 23:11

            Po Citizen, periudha kur thua ti nuk kushtonte. Por me ligjin bossifini u vendos tarifa 200€. Pasaporten beje, se psh matane oqeanit ta kerkojne. Mesa kuptoj une, femija me prind shqiptar automatikisht ka te drejte e nenshtetesise. Mjafton certifikata e lindjes e perkthyer, apostilla dhe regjistroje ne gjendjen civile ne rrethin ku banon. Te jepin edhe shperblim, 1 million per femijen e trete. Ne fakt une s’kam marre asnje kacidhe, se è kam per gjynah. Nuk merren para tek i skamuri. Po femijet i kam regjistruar ne Shqiperi duke bere detyren time.

  2. xxx September 5, 15:31

    cfare qeveri e majte kjo objektivat e mirqenies kombetare te se ciles (nese ka) bazohen ne shitblerje te gjithckaje, ne pazare pa perjashtuar asgje, e nuk shfaq qofte nje qasje te vetme drejtuar kujdesit per njerezit dhe kohezionit te brendshem.

    E konkurron mijera here sistemi ashtuquajtur monist duke e lene ne bisht

    Reply to this comment
  3. asd September 5, 18:43

    Keto jane perpjekjet e Rames te nxjerre perfitime ku te mundet. Kur eshte fjala per te marre para’ u referohen kostove te Europes, kur eshte per te dhene (pensione, rroga, shperblime, kemp, asistence etj) u referohen termit “Shqiperia eshte e varfer”. Keta qeveritare jane perbindesha.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*