Ligji për Teatrin mund të kthehej edhe për një pikë të vetme

July 28, 2018 22:58

Ligji për Teatrin mund të kthehej edhe për një pikë të vetme

Ilir Meta ligjin,
nuk e dekretoi,
jo se opozitës,
fjalën ja dëgjoi!

Jo s’e ja kërkoi,
Luli dhe Monika,
as se dhe pse mendjen,
ndërroi Ndrenika!

Dhe mbasi pushoi,
gjithë ajo furtunë,
tash është Presidenti,
që ka hapur punë!

Duket socialistët,
këtë e kané pritur,
ndaj kthimi i ligjit,
nuk i ka mërzitur!

Nuk kanë pritur qokë,
nga ish miku i vjetër,
se gjithë çështja zgjidhet,
me një votim tjetër!

Presidenti ligjin,
ka rrëzuar krejt,
po veç në një pikë,
them se ka të drejtë!

Në tetë të tjerat,
ja ka futur kot,
por vetëm një shkelje,
do të ishte plot!

Parlamenti ligjin,
mund ta miratoi,
po nuk mund-ndërtuesin,
ta paracaktoi!

I vetmi gabim,
që ka qeveria,
se në tenderim,
prishet barazia!

Dhe vetëm kjo pikë,
them se do mjaftonte,
që Meta “teatrin”,
mos e dekretonte!

Të gjitha Albanat,
kot do të gëzohen,
se ligjet që kthehen,
gjithnjë rivotohen!

Meta e ka kthyer,
për ta rishikuar,
gjer më sot kjo normë,
nuk është aplikuar!

Nuk është aplikuar,
dhe s’do aplikohet,
fiks ashtu siç është,
prapë do votohet!

Metën asnjeri,
me gurë mos ta gjuaj,
thjesht se procedurat,
shtyu me një muaj!

Topi prapë u kthye,
në fushë të Kuvendit,
është honorifike,
firmë e Presidentit!

Teatri i ri,
do bëhet patjetër,
aktorët janë tok,
të rinj e të vjetër!

Luftën për teatrin,
ata e fituan,
dhe më tutje-kulla,
të ngrënë sa të duan!

Kush nuk i do kullat,
them se është një krriç,
dhe shikon në ëndrra,
shtëpi me qerpiç!

Sot e gjithë Bota,
synon lartësi,
pse për opozitën,
këtu janë fobi?!

S’u intereson,
hiç teatri i ri,
por vetëm fitimet,
bëjnë llogari!

Që nga anë e anës,
kuptohet muzika,
pse mos i fitojë,
Luli dhe Monika?!

Tani e kuptojmë,
pse bëjnë kiametin,
t’i ndërtojnë vetë,
kur të kenë pushtetin!

A.DUKA

July 28, 2018 22:58
Komento

7 Komente

  1. Njëri July 29, 10:42

    E para, ligji për mbetjet u kthye në parlament dhe nuk u rrëzua dekreti I presidentit.
    E dyta, çdo me thënë ëndërrojnë qerpic? Atje tek Gjirokastra, nga je zotrote I ndërtoni kullat?
    Të ndërtohet aty ku mban. Tirana është e mbingopur, sidomos në qendër. Do bëhet kullë prapa 15-kateshit, në fillim ku bashkohen rruga e Kavajës me atë të Durrësit, në fund të rrugës së Kavajës, ish lokali I Rovenes, etj, etj.

    Mos u bëj militant poet!

    Reply to this comment
  2. kris 1 July 29, 12:45

    E kuptoj arbenin
    Me zerin e holle
    Kerkoj qe ca kulla
    Ti ngreme ne Labove
    Cka se njerezia
    Kane marre vrapln
    Do strehojme aty
    Derrin dhe Te Gjatin

    Reply to this comment
  3. kokepalari July 29, 14:40

    O POET !! NUK JU DOGJ BARKU VIZATIMORIT EDVIN PER TEATRIN QELLIMI ESHTE TE BEJME KULLAT TE PASTROJME PARATE E DROGES QE PASTAJ TE BLEJME VOTA KUR TE VIJE KOHA !!
    ESHTE NJE MAL ME PARA NE DISPOZICION. ME NDRENIKEN E UJDISI TY PO TE KA FALAS NE KEMBE PER BEJTE.
    PASTAJ ESHTE ME FAT SE KA PERBALLE NJE B.MUT SI BASHA. SA TE KETE BASHEN PERBALLE
    AI FITON 10 MANDATE. TI PER VETE BLEJ LAPSA TE TJERE SE DUHEN SHUME PERPJEKJE PER TE MBULUAR TERE KETO POSHTERSIRA DHE PER TI PARAQITUR SI FITORET E RILINDJES.

    Reply to this comment
  4. Indentiteti eshte fjale hynore,kush e ka perdhunuar eshte kthyer ne jashteqitje njerezore. July 29, 14:55

    Arben ore djale,e humbe lirine,tashme ti po qendron avokat lypes i tepsise,tepsine qe nje pakice ja dhuroje me dashje padashje rames faqezi,aqe sa ai te ndyet nga pangopesit.
    Babezi hesapi frut i pushteteve te grabitura e kapur prej veshi per interes te vetes e te ndonje miu tjeter.
    Mjaft me,me shkaterrime nga antikultura,se servilizmit tashme i shpetoje shurra e nisur perpjete,qe do ta laje ate vete dhe ramen perjete.Te shkuajshe eshte sa dije e miresi,por te zhgaravitesh nuke eshte gje tjeter vetem servilizem e makuteri.

    Reply to this comment
  5. h July 29, 15:03

    Keni prokrore dhe gjykates hajdute të korruptuar,
    grabites pronash me “urdher gjykate”,
    vajza qe mbushin semaforet e evropes,
    te rinj qe merren vetem me droge dhe vrasje,
    familje qe shperbehen çdo dite,
    vrasje te prinderve,gjysheve dhe tezeve,
    kurse ju merreni me teatrin!!!!!!
    Stambolli digjet,kurva krifet.

    Reply to this comment
  6. intelektuali July 29, 16:23

    PA IDENTITET KOMBETAR JE SI MI HALEJE
    O BEJTEXHI QE NUK NJEH KURFARE FEJE
    QERPICI NA KTHEN NGA KU KEMI FILLUAR
    BUNKERET FOLEN KUR ISHIM FALIMENTUAR
    KULLAT E EDIT JANE SI BUNKERET E ENVERIT
    VEPRA IDIOTE TE NGJIZURA NE ZYRAT E FERRIT
    KESHTU I PRISHET JU KISHAT DHE XHAMIJAT
    KUR PARTIA DHA KUSHTRIMIN PER HAFIJAT
    ME TRITOL NE DORE DHE KAZMA E LOPATA
    SHKATERRUAT BESIMIN TE ZOTI SI SATRAPA
    TEATRI I BOSISOS ESHTE NJE VEPER HYLLI
    QE KUJTON SE NE NUK JEMI POPULL PYLLI
    TEATRI NUK ESHTE PRONE E LALI HILEQARIT
    NUK ESHTE I “FUSHES” DHE I EDVIN KUSARIT

    Reply to this comment
  7. anticensurë25642654 July 30, 09:19

    ke marrë fund o tradhëtar i labovës!!
    tashti mund të them me plotë gjojën se qënke shitur për budallallëk!!
    shko mor legen megjihtë vargjet e tua!!
    diarre e keqe janë bërë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*