Lihen në harresë banorët e Shkodrës, braktisen shtëpitë

Albana Qemali April 10, 2013 08:04

Lihen në harresë banorët e Shkodrës, braktisen shtëpitë

Sipërfaqja e zonave të përmbytura në Shkodër vazhdoi të rritet edhe gjatë ditës së martë, duke shkuar në 7000 ha. Nga burimet zyrtare mësohet se tashmë niveli i ujit ka pësuar rritje të konsiderueshme në zonën e Velipojës, tek këneta. Në këtë zonë, uji nuk ka ku të shkarkohet dhe si rrjedhoëj ka sjellë probleme të mëdha dhe ka mbuluar sipërfaqe të konsiderueshme në Luarzë dhe në Ças.

Gjithashtu, probleme të mëdha vazhdojnë  të kenë Dajçi, Ana e Malit, Bërdica dhe Bushati, të cilat kanë fshatra, si dhe shtëpi nën ujë. Por jo çdo gjë mbaron në fshatrat e rrethit. Edhe disa lagje të Shkodrës kanë prani të konsiderueshme uji, madje në vendin e quajtur Shtëpia e Mushkonjës ka vende ku uji ka shkuar deri në 1 metër.

Të pyetur lidhur me mënyrën se si ia dalin mbanë, banorët thonë se vetëm një herë u kanë ardhur në ndihmë duke u sjellë disa ndihma ushqimore. Ata vetë tashmë lëvizin me varka ose me mjete të larta, përndryshe nuk mund të dalin nga shtëpia. Gjithsesi ka banorë që janë larguar tek të afërmit e tyre, pasi uji u ka hyrë në shtëpi, ose janë të rrethuar prej tij dhe si rrjedhojë e kanë të pamundur lëvizjen.

Megjithatë, e njëjta situatë rezulton dhe në Trush të Poshtëm, ku 20 banesa janë të rrethuara nga uji ose kanë ujë brenda. Edhe në këtë ka familje që janë larguar duke marrë me vete edhe bagëtinë për shkak se në të kundërt rrezikojnë të humbasin çdo gjë.

Ata u shprehën se askush nuk është  dukur për t’u ofruar ndihmë ose të paktën për t’i pyetur për situatën në të cilën po përpiqen të  mbijetojnë.

Albana Qemali April 10, 2013 08:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim