Lihet në burg babai mostër që abuzoi seksualisht me vajzën për 16 vite, ja çfarë tha në polici

September 1, 2018 11:23

Lihet në burg babai mostër që abuzoi seksualisht me vajzën për 16 vite, ja çfarë tha në polici

Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë ‘arrest me burg”, për babain mostër që akuzohet se për shumë vite ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij.

Arrestimi i 61 vjeçarit me inicialet Q.N është bërë pas denoncimit që i ka bërë e bija. Ndër të tjera policia bën me dije se abuzimi i vajzës ka vazhduar prej vitesh.

Ndaj tij tashmë do të rëndojnë 3 akuza: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Dhunë në familje”.

61 vjeccari monstër fillimisht ka mohuar ngjarjen, më pas e ka pranuar atë pjesërisht, duke thënë se nuk ka abuzuar me vajzën kur ajo ka qenë e mitur.

Ndërsa, duke pranuar incestin, sipas tij, kur vajza ka qenë në moshë madhore, ai e ka ndarë “fajin” me të bijën, duke thënë se nuk ka ndodhur pa dëshirën e saj.

Ndërkohë zbulimi i kësaj ngjarje është bërë nga murgeshat, kur e reja ka rrëfyer për ferrin e përjetuar gjatë viteve që ka qëndruar me babanë. Mësohet se 61 vjeçari me inicialet e emrin Q.N ishte divorcuar kur ishte 45 vjeçar.

Pas kësaj tre fëmijët kanë jetuar me të atin. Pas denoncimit të 25 vjeçares, babai është vënë në pranga ku dhe është marrë në pyetje për ngjarjen. Para prokurorisë ka pranuar faktin se në moshën 19 vjeçare, vajza kishte ngelur shtatzënë me të dhe e kishte abortuar fëmijën.

o.j/dita

September 1, 2018 11:23
Komento

1 Koment

  1. Mark U.K September 1, 15:54

    Turqit nuk e kan problem,martohen me vajzen e tezes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*