Lihet në burg Ymeraj, ja sa para fitoi hackeri që pritet të ekstradohet në SHBA

February 15, 2018 13:06

Lihet në burg Ymeraj, ja sa para fitoi hackeri që pritet të ekstradohet në SHBA

 

Gjykata e Fierit ka dhënë masën “arrest me burg” për 25-vjeçarin Aldo Ymeraj, i cili akuzohet për krime kibernetike të kryer në dëm të shtetasve amerikanë në Shtetet e Bashkuara.

Hacker-i Aldo Ymeraj njihej me nofkën “kubanezi” dhe masa e arrestit për të është dhënë me qëllim ekstradimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara.

Grupi “Infraud” në të cilin bënte pjesë Ymeraj ishte themeluar nga një ukrainas e një rus prej rreth 7 vitesh, sipas dosjes së FBI-së dhe dyshohet të ketë shkaktuar një dëm prej 530 milionë dollarësh, duke shitur të dhënat e 4.3 milionë kartave të kreditit, debitit e llogarive bankare.

Ndërsa vetë Aldo Ymeraj, që pritet të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, sipas autoriteteve amerikane rezulton të ketë përfituar 675 mijë dollarë.

a.s/dita

February 15, 2018 13:06
Komento

2 Komente

  1. demo February 15, 23:47

    Lirojeni te shkretin.Nuk kishte as kompjuter,as celular.

    Reply to this comment
  2. lalai February 16, 11:00

    Dhe po haceruar mire ka bere….pune eshte dhe ajo.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*