Like & share, pls.

Ilir Metaj October 7, 2014 13:07

Like & share, pls.

Një frenim i fortë makine i shoqëruar fill me një zhurmë përplasjeje, na bëri të brofim instinktivisht nga bari ku ishim ulur. Si rëndom pas një fenomeni të tillë zhurmëmadh, një alarm i përgjithshëm tërhoqi nxitimthi shumë njerëz drejt kryqëzimit me bulevardin kryesor, nga ku dukej të vinte zhurma. E njëjta rrymë na tërhoqi edhe ne. Alarmi nuk ishte i kotë.

Një BMW e bardhë ishte përplasur me një Citroen të kuq, mesa dukej i parkuar anës rrugës. Në hapësirën e ngushtë midis dy makinave dukej shtrirë një femër.

Era e gomave të djegura tregonte për një frenim tepër të fortë.

Xhami i përparmë i thyer gati i gjithi, ishte dëshmia e goditjes së fortë për të shtrirën përtokë, që mesa kuptohej kishte qenë thjesht një kalimtare mbi vijat e bardha.

Ishte jo më shumë se 30 vjeç. Kishte mbetur pa lëvizur mes dy makinave, ndërsa një curril gjaku i rrëshqiste nga balli. Brenda disa sekondash, një turmë njerëzish të tmerruar u mblodhën rreth saj, duke bllokuar kështu trafikun e ngarkuar në atë orë të ditës. Atmosfera u rëndua me tinguj të njëkohshëm që vinin nga të gjitha anët: Thirrje ndihme, pasthirrma tmerri, borie nervoze dhe, më në fund, sirena e makinës së policisë që i përmbyll këto situata.

Mbase kjo e fundit ishte shenjë e mirë që edhe ambulanca do të mbërrinte shpejt…
Shoferi i BMW, djalë i ri rreth të njëzetave, kishte vënë duart ne kokë dhe ishte mbështetur mbi timon i padëmtuar, por ende i shokuar. Dikush u afrua tek vajza e shtrirë përtokë: “Hapuni, hapuni, jam mjek!”
Njerëzit u hapën paksa duke krijuar një korridor të ngushtë, aq sa mjaftoi që mjeku të ulej pranë të aksidentuarës. U përkul dhe i vuri dorën në qafë për t’i matur pulsin… Menjëherë u bë heshtje, sikur njerëzit patën frikë se zhurma do pengonte mjekun të dëgjonte pulsin e jetës.
Qetësi e ftohtë akull… Papritur, ajo lëvizi dorën.

“Lëvizi, po lëviz!”, u dëgjuan zëra shprese…

Ajo ngriti paksa kokën e gjakosur. Me mundim lëvizi dorën që i dridhej dhe u mundua të thotë diçka… Mjeku afroi kokën ta dëgjonte.

“Mos do ujë?” – tha dikush.

“Po kërkon familjen…”, – psherëtiu dikush tjetër.

Mjeku ngriti kokën prej saj dhe i afroi çantën. Ajo futi dorën me ngadalë… diç po kërkonte. Ja ku nxori telefonin…

“Do të lajmërojë ambulancën lumëmadhja. E thirrëm ne, motra, po vjen, mos ki merak”, – i foli një grua me dhembshuri. Po ajo u duk se nuk dëgjoi gjë.

“Do të flasë me ndonjë të shtëpisë e shkreta”, – u përpoq ta gjente një grua që ishte pranë meje. Sytë plot mirëkuptim ishin përqëndruar mbi të.

Ajo afroi telefonin drejt vetes me dorën që i dridhej nga frymëmarrja e rënduar.
U mundua të buzëqeshte, ngriti paksa kokën dhe… shkrepi një “selfie”.

Pastaj koka i ra. Mbaroi.

Ndërkohë, edhe ambulanca mbrriti.

Post skriptum

Rrjetet sociale, një telefon me “touch” dhe akses në internet. Çfarë tjetër mund të duash më nga jeta?! Jeton nëse merr “likes”.

-Touch-screen, non-touch-body. I-phone, I-life, – i psherëtiva instinktivisht një djali pranë meje.

-Aha, ok.

-Jetojmë jo për të lënë gjurmë në realitet, por për të marrë like në virtualitet, -desha të shtoja.

-Çfarë?! – pyet ai

– Nuk më kupton? Ah po: “Jtm jo x t len gjrm n rlt, por x t mar like n vrt”.

-Aha, ok, tani të kuptova. Bye, se po më bie bateria.

Ka të drejtë. Po na “bie bateria”. Ajo e jetës sociale, jo e rrjetit social. Si ta karikojmë, kur spina duhet vënë në zemër dhe jo në prizë?

Ilir Metaj October 7, 2014 13:07
Komento

12 Komente

  1. Ina October 7, 13:22

    Humor i zi i goditur. 🙂

    Reply to this comment
  2. eno October 7, 13:47

    Per te qare e per te qeshur.

    Reply to this comment
  3. Euro Maloku October 7, 14:30

    Kujdes mos zini te gjithe memorjen RAM….se ju duhet per ne fund…!

    Reply to this comment
  4. Sonja October 7, 14:55

    Bukur shkruar.

    Reply to this comment
  5. Agron October 7, 15:04

    Humori i zi eshte me me vlere se humori i bardhe. E ben mire djale.

    Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi October 7, 15:18

    Ka shumë raste të këtij humori të zi në rrugët tona? Kur do të ndërpritet ky lloj humori vallë? Mos qytetërim do të thotë vetasgjësim apo qytetërimi duhet të ketë masë si çdo gjë ? Tung!

    Reply to this comment
  7. ina October 8, 09:10

    Ilir, nuk ke ndryshuar fare… me te njejten sarkazem e ironi… je ai qe kam pat’ lene ne vlore ketu e shume vite me pare… prane komunitetit e per komunitetin… hmmm. Good job!

    Reply to this comment
  8. Shoku " Shpati " October 8, 10:03

    Pran komunitetit ka qene Lirua por per komunitetin nje MUT te madh ka ber ! Tani qe mori ” KUM te BOVA ” Shpetimi po na del Lirua si perparimtar i madh biles merr edhe guximin edhe shkruan biles !

    Reply to this comment
  9. sokellima October 8, 10:49

    Mer pergjegjsi Ilir se meriton me shum se keta merhum qe ka PS ne Vlore. Ka nevoj Vlora per djem me zemer dhe mendje si ty.

    Reply to this comment
  10. Labi October 8, 11:11

    Bravo Ilir djali.

    Reply to this comment
  11. Shoku " Shpati " October 8, 12:47

    Ai qe ju e quani ” merhum ” e mbajti Lilushin 12 vjet drejtor te turizmit ne Bashkine e Vlores ( alias mbreteresha e turizmit ! cfar ironie !!! ). Ku ishte Lilua gjate kesa kohe kur shikonte plazhet e Vlores te perdhunuar nga plehrat dhe nga lokalet e privateve te ndertuar ne RERE ! Gojet e liga thone qe edhe Lilua e kishte ndertuar nje lokal te tille ! Ku qendron ” zemra dhe mendja ” e Lilos ne kete histori mjerane per Vloren !!! Nqs Lilua shkruan komente per veten e tij atehere eshte gje tjeter , pune dhjerramanesh !

    Reply to this comment
  12. Endri Haruni October 8, 14:02

    Zoti Metaj. Shkruan gjithmon bukur me mpreht. Dhe me pelqen gjithmon se e mendojme njesoj. Duken njerezit me shije bro 😉

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim