Limaj: Thaçi po e shfrytëzon ushtrinë për interesa personale

March 20, 2017 21:17

Limaj: Thaçi po e shfrytëzon ushtrinë për interesa personale

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka shkruar në rrjetin social Facebook për iniciativën e Presidentit Hashim Thaçi për transformimin e Forcave të Armatosura në ushtri.

Limaj ka shkruar se mënyra si planifikohet tani që të krijohet ushtria ka pasur mundësi përgjatë pesë viteve të krijohet.

Sipas tij, Presidenti Thaçi po e përdor themelimin e ushtrisë për të përmirësuar gabimet e tij që sic thotë kreu i Nismës, kanë dëmtuar mjaft shumë Kosovën.

Limaj ka shtuar se iniciativa e Thaçit ka vetëm një qëllim, dhe ai është përmirësimi i imazhit të tij, që sipas shefit të Nismës është i rrënuar.

Ky është shkrimi i plotë i Limajt:

“Së paku që pesë vite ka qenë e mundur që FSK-ja të transformohet në ushtri në këtë mënyrë siq është propozuar tani.

Pse nuk e ka bërë këtë ish-kryeministri kur ka qenë në detyrën e tij, asgjë nuk ka ndryshuar nga koha kur ky ka qenë kryeminister, edhe tani të njëjtat pengesa janë.

Atëherë pse gjithë këtë zhurmë dhe propagandë, e lloj lloj argumente që sot po i bën ish-kryeministri, pse nuk i bënte këto kur e kishte për detyrë?

Kjo ka vetëm një përgjigje, ky njeri tashmë po e sheh se ka shkuar shumë larg me gabimet dhe dëmet që ia ka sjell Kosovës, si p.sh: Demarkacioni, Gjykata Speciale, Zajednica dhe tashmë e ka parë se këto dëme nuk mund ti fshehë më dhe si rezultat i këtyre ka humbur dhe po e humb me shpejtësi mbështetjën në popull.

 

Njerëzit po ia kthejnë shpinën, prandaj iniciativa për Ushtrinë është ide e kompanisë së P.R-it të tij, që sa do pak të tentojnë me ia përmirësu imazhin që ju ka rrënuar.

 

Thënë thjesht, me një fjalë, daljet e tij publike gjithkund dhe gjithkah e kanë veç një qëllim: MASHTRIMIN !”



March 20, 2017 21:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*