Lind qeveria e re italiane, kryeministri betohet sot tek Presidenti

June 1, 2018 10:26

Lind qeveria e re italiane, kryeministri betohet sot tek Presidenti

 

Pas thuajse tre muajsh nga zgjedhjet e 4 marsit, Italia ka qeverinë e saj.

Me Giuseppe Conte, kryeministër dhe Giovanni Tria, ministër të Ekonomisë, lind edhe qeveria e re e Lëvizjes 5 Yjet dhe Lega-s. Thuajse 3 muaj pas zgjedhjeve dhe një hap larg rikthimit të atyre të rejave.

Luixhi Di Maio dhe Matteo Salvini, të cilët do të jenë ministër dhe zv.kryeministër, kanë arritur marrëveshjen në fund të një takimi në Senatin italian.

Gjithçka është zhbllokuar me ndryshimin e postit të Paolo Savona-s, profesori anti-euro, të cilit presidenti Sergio mattarella i kishte mohuar Ministrinë e Ekonomisë.

Tashmë ai do të ketë Ministrinë e Politikave Europiane.

Qeveria Conte do të ketë 18 ministra, 5 prej të cilave janë femra.

“Do të punojmë fort për të arritur të gjitha objektivat e programit tonë qeverisës”, janë fjalët e para të Giuseppe Contes si kryeministër

Në ora 16.00 të pasdites së sotme, Qeveria e re italiane do të bëjë betimin tek Presidenti Sergio Mattarella.

Qeveria e re do të nisë punë zyrtarisht në fillim të javës së ardhshme, me votëbesimin në Parlament të Lëvizjes 5 Yjet dhe Lega-s.

a.s/dita

June 1, 2018 10:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*