Lind Skënderbeu B për nevojat e… atij A!

August 31, 2015 16:57

Lind Skënderbeu B për nevojat e… atij A!

Zgjidhet problemi i futbollistëve të Skënderbeut, teksa Josa kishte një “mal” me lojtarë në dispozicion. Në fakt vetëm 25 futbollistë lejohet të federohen.

Problemi më i madh ishte se nga këta 25 lojtarë, 8-të prej tyre duhet të jenë me detyrim nën moshën 21-vjeç. Kjo bëri që drejtuesit e Skënderbeut të mendojnë për një ekip të dytë. Skuadra do të jetë pjesë e klubit dhe do të marrë pjesë në kategorinë e tretë.

Sipas burimeve pranë klubit kampion, Skënderbeu ka gati ekipin e dytë, që do të ketë emrin Skënderbeu B. Ekipi mund të ketë edhe ndonjë opsion që të marrë pjesë në kategorinë e dytë. Sipas rregullores, kur dy skuadra janë pjesë e një klubi, si në rastin konkret, një lojtarëve iu lind e drejta të luajnë me të dy ekipet, në kategoritë që ato militojnë.

Çështja e lojtarëve të shumtë që kampionët kanë në përbërje ka marrë fund. Ata futbollistë që do të luajnë me Skënderbeun një javë dhe duhet të çlodhen në javën tjetër, do të zgjidhen nga Josa për të kaluar te Skënderbeu B.

August 31, 2015 16:57
Komento

6 Komente

  1. Pipi August 31, 17:56

    Ka ardhur koha qe skuadra korcare ta nderroje emrin. Qyteti i Korces nuk ka lidhje me emrin e heroit tone, Skenderbeu, pasi ai eshte hero Kombetar, pra, i gjithe shqiptareve. Kemi nje Kastriot te Krujes ne futboll, perse duhet edhe nje Skenderbe, madje ne Korce?

    Reply to this comment
  2. M A R K O August 31, 21:36

    Te mare emrin ” UJQIT E DEBORES”

    Reply to this comment
  3. Gjethi August 31, 22:39

    Ose ekipi i Tan Mezes..

    Reply to this comment
  4. Goni me September 1, 12:07

    Se pari ekipi i Korces te shohe e te zgjidhe problemin e mbrojtjes se prej saj i vjen e keqja.Sulmi dhe mesfusha funksionojnpersembari,kurse mbrojtja eshte e trullosur,gjithe mbrojtesit i turren njerit kundeshtare dhe te tjeret dalin zbuluar.Le ta shohe mire Josa kete problem,qe eshte me mire se nje Skenderbe B(qe nuk them se nuk duhet,por mbrojtja eshte problem urgjent,per te qene vertet per Europa League..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*