Linda Spahiu: Kemi pasurinë më të madhe në Europë për etnografinë , por s’kemi muze

May 15, 2019 14:07

Linda Spahiu: Kemi pasurinë më të madhe në Europë për etnografinë , por s’kemi muze

Koleksionistja e kostumeve popullore shqiptare Linda Spahiu e sheh si shqetësim mungesën e një muzeu etnografik në Tiranë. Spahiu thotë se pasuria e kostumeve popullore shqiptare është e jashtëzakonshme, ndaj kjo pasuri ka nevojë të ruhet e transmetohet ndër breza.

Bukuria e kostumeve popullore shqiptare prej vitesh e ka rrëmbyer pediatren Linda Spahiu. Përmes  një mini ekspozite ajo prezantoi disa artefakte të pakonestueshme në muzeun Historik Kombëtar.

Për koleksionisten rikthimi tek rrënjet është po aq i domosdoshëm sa edhe shëndeti. Ruajtja e kësaj trashëgimie të çmuar ndër breza është mision më vete dhe domosdoshmëri për vijimësi.

Mungesa e një muzeu etnografik prej vitesh është një problem i madh sipas saj, pasi as turistët nuk  kanë mundësi që të njihen me këtë pasuri të paçmuar të popullit tonë.

Linda Spahiu rendit si kryeartefaktin me të veçantë xhubletën, e cila daton rreth 4000 mijë vjetë më parë.  Sipas saj  ky artefakt i rrallë duhet të jetë pjesë e trashëgimisë nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Disa prej kostumeve popullore shqiptare u prezantuan për disa orë në Muzeun Historik Kombëtar.

e.t./dita

May 15, 2019 14:07
Komento

2 Komente

  1. Gzim Kulufi May 15, 18:55

    Pse!? Ne Kavaje ekziston muzeu etnografik! Vetem se ka nje problem! Ka humbur celsi prej disa vjetesh dhe per kete shkak rri mbyllur!

    Reply to this comment
  2. MH May 15, 19:23

    Etnografia shqiptare shkon paralel me nedialektet e shqipes: Pellambe e nendialekt,pellambe e kostum popullor autokton te vecuar nga te gjithe veshjet e Europes.Nuk i ka asnji origjinal si Shqiperia dhe keto shtetet Europiane kane huazuar nga etnografia Shqiptare.Edhe petku,bluza e xhakojve e bardhe qe veshin per te ndihmuar meshe me krahe te shkurter dhe e gjate posht brezit deri poshte te tendenjurave asht me origjin Ilire.
    Nji falenderim te vecante z.Linda Spahiu!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*