Lindi fëmijë në moshën 5 vjeçare, historia misterioze e nënës më të vogël në histori

November 7, 2017 14:08

Lindi fëmijë në moshën 5 vjeçare, historia misterioze e nënës më të vogël në histori

Vajza nga Peruja Lina Medina, më 14 maj 1939 solli në jetë një djalë në moshën 5-vjeçare. Lina kishte lindur më 27 shtator 1933 në Paurange, një fshat i vogël në Ande.

Vajza nisi të kishte menstruacione që kur ishte 8 muajshe.

Asokohe prindërit e saj menduan se vajza mund të kishte ndonjë tumor në zorrë, por kur e çuan ta vizitonin në Lima, mjekët zbuluan se vajza në të vërtetë ishte shtatzënë.

Fëmija u quajt Gerardo Alejandro, në nder të dy mjekëve që i hyri në zemër historia e Linës, dhe kur u rrit nisi të punojë si sekretare në studion e mjekut Gerardo Lozada.

Gerardo, djali i Linës  lindi me operacion cezarian, dhe ajo nuk e ka treguar kurrë kush ishte babai dhe rrethanat e ngjizjes.

Djali i saj vdiq në moshën 40 vjeçare për shkak të një sëmundjeje të palcës së kockave dhe vetëm në moshën 10 vjeçare zbuloi se Lina në të vërtetë ishte e ëma dhe jo e motra.

Lina Medina u martua dhe lindi një tjetër fëmijë më 1972.

Lina cilësohet si nëna më e re në moshë në botë, ajo nuk e rrëfeu kurrë historinë e saj dhe gjithmonë i ka refuzuar kontaktet me gazetarët.

November 7, 2017 14:08
Komento

1 Koment

  1. Katerina die Große-Madona prej Sauku November 7, 14:46

    Hej Gazeta Dita pse na sillni histori te tilla pedofilije qe as ne boten e kafshme nuk ndodhin, kujt i duhen informacione te tilla??
    Kjo eshte nji histori tragjike perdhunimi .
    Tregohuni JU LUTENA ma profesionist dhe te pergjegjshem ne misionin tuaj si medie.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*