Nikolla i përgjigjet Boçit: Do i drejtohem prokurorisë për shpifje

July 13, 2018 16:32

Nikolla i përgjigjet Boçit: Do i drejtohem prokurorisë për shpifje

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, ka publikuar dy ditë më parë në rrjetin e tij social “Facebook” gabimin e bërë tek dëftesat e lirimit, në seksionin e numërimit të lëndëve.

Sipas Boçit, kjo është papërgjegjshmëri dhe paaftësi që ua nxjerr dëftesën juridikisht të pavlefshme nxënësve.

Ndërsa sot ministrja e Arsimit Lindita Nikolla i është përgjigjur akuzave të deputetit, duke u shprehur se nuk ka dëftesa me gabime dhe as vonesa.

Nikolla ka kërkuar që Partia Demokratike të bëjë të ditur faktet dhe jo gënjeshtrat e shpifjet. Por nga ana tjetër ministrja ka thënë se do të shkojë në prokurori për shpifjet e bëra nga Luciano Boçi.

Nuk ka dëftesa me gabime, nuk ka pasur vonesa. Diplomat janë bërë për maturantët që do shkojnë jashtë vendit, PD të tregojë emra dhe fakte për maturantët, ka vetëm shpifje dhe gënjeshtra. Do i drejtohem prokurorisë për shpifjet e bëra nga Luciano Boci. Dëftesat po shpërndahen dhe tenderi është kryer sipas procedurave ligjore“, shprehet ministrja Nikolla.

o.j/dita

July 13, 2018 16:32
Komento

3 Komente

  1. pensionisti July 13, 17:56

    Keta duhen rrahur se ligji s’po bene pune .

    Reply to this comment
  2. Fat man July 13, 17:56

    Boll edhe ju te Ripjelljes se Ed Droges, mos beni llap llap cfare prisni, perse nuk shkoni ne Prokurori por beni zhurme mediatike.
    E kemi nje Erjon qe te can trapin e nuk ke derguar asnje person shpifes ne Prokurori, mos na shtoni papagalle te tjere.

    Reply to this comment
  3. Fidel Kastro July 13, 22:15

    Me keto denoncime ne prokurori per shpifje na “hapet barkun”!!! Sjellje djallezore . kapercen nje moment te veshtire duke percjelle ne popull se je ne rregull dhe se nuk ke shkelur ligjin . Kaq mjafton per tu bere e besueshme tek pjesa naive e popullsise , per me pas nuk ka me rendesi se çfare kane prodhuar keto denoncime.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*