Lindsay Lohan mohon të ëmën

January 28, 2016 10:29

Lindsay Lohan mohon të ëmën

Lindsay Lohan ka postuar në Instagramin e saj, një foto në të cilën ka shkruar se mes saj dhe mamasë gjërat kishin marrë fund.

Aktorja e bëri këtë deklaratë për ndjekësit e saj, pasi është shprehur se mamaja nuk i qëndron pranë, por e ka braktisur.

Lohan ka deklaruar dhe më herët se prindërit e saj nuk i kanë kushtuar vëmendje.

Megjithatë pas pak orësh aktorja është penduar dhe e ka fshirë foton e mbishkrimin.

linday 2

Lohan, e njohur për sjelljet e saj problematike, vitin e kaluar e ka kërcënuar mamanë se do ta denonconte ne polici, pasi ajo kishte shitur gjërat e saj personale pa i marrë leje.

Mamaja e Lohan, Dina është sulmuar shpesh sepse akuzohet se ka përdorur famën e së bijës për të bërë karrierë vetë.

Lindsay ka ndërprerë marrëdhëniet edhe me babain, sepse ai nuk e mirëkuptonte.

Aktorja problematike, e ka përjetuar shumë keq dicorcin e prindërve të saj, në vitin 2007.

January 28, 2016 10:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*