Linje direkte ajrore mes Tiranës dhe Zagrebit

February 12, 2016 14:15

Linje direkte ajrore mes Tiranës dhe Zagrebit

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka pritur në një takim ambasadoren e re të Kroacisë Sanja Bujas Juraga. Në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy shteteve, u theksua se duhet të forcohet bashkëpunimi në fushën e transportit.

Në takim u ra dakord që të planifikohet në të ardhmen një mbledhje e komisionit të përbashkët në fushën e transportit.

Gjatë bisedës, u ra dakord të punohet për vendosjen e një linje detare mes 2 vendeve. Si dhe për të parë mundësinë e një linje direkte ajrore, mes Zagrebit dhe Tiranës. /Dita/

February 12, 2016 14:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*