Linte nga një mollë të kafshuar në çdo grabitje, ADN-ja çon në pranga “skifterin” shqiptar

May 31, 2018 19:35

Linte nga një mollë të kafshuar në çdo grabitje, ADN-ja çon në pranga “skifterin” shqiptar

 

Veset e këqija dënohen dhe ndodh shpesh që ai, i cili i kryen të përfundojë i gjykuar për shkak të gabimeve trashanike që bën.

Ky është edhe rasti i një “skifteri” shqiptar në Parma të Italisë, i cili pas çdo grabitje që kryente, linte një mollë të kafshuar si “kujtesë” dhe shenjë talljeje ndaj të zotit të shtëpisë.

Veprimin e tij “qesharak” në dukje e kishte përsëritur edhe në nëntor të 2017-ës, kur në Monticelli kishte grabitur një banesë dhe kishte lënë mollën e kafshuar.

Pikërisht aty janë zbuluar edhe gjurmët e ADN-së të “skifterit” shqiptar, i cili është arrestuar dhe akuzohet për një 11 vjedhje të kryera në qytete të ndryshme të Italisë veriore.

Ai vodhi në këtë vilë më 6 nëntor, bizhuteri, para dhe sende të tjera me vlerë mbi 6 mijë euro. Duke qenë se pronari konfirmoi se fruti nuk mund të jetë lënë nga ai ose një anëtar i familjes në shtëpi, policia mendoi se fruti ishte dhe çelësi i zgjidhjes së problemit.

Kështu hetimet nisën duke pasur mollën e kafshuar si pistë kryesore, pasi gjurmët e pështymës të lëna aty çuan në zbulimin e ADN-së.

Nga 2010 e në vazhdim ka 11 episode të ngjashme që çojnë tek i njëjti person: 9 vjedhje në  apartamente me “nënshkrim” dhe dy makina të grabitura, më së shumti në Lombardi dhe Veneto, pastaj në Riccione dhe së fundmi në Monticelli.

Molla ishte edhe emri i operacionit që çoi pas hekurave shqiptarin, banues në Parma që zyrtarisht ishte regjistruar si i pastrehë.

l.h/ dita

May 31, 2018 19:35
Komento

2 Komente

  1. demo May 31, 22:19

    Cdeshe o mavri te tallesh me ustallaret?

    Reply to this comment
  2. info analitike June 1, 10:34

    Tani le ti lene nje molle te kafshuar ne qeline e burgut.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*