Lippi dhe Gattuso mesazh për Kombëtaren tonë

October 21, 2015 16:19

Lippi dhe Gattuso mesazh për Kombëtaren tonë

Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka bërë të ditur disa emra të njohur që i kanë dërguar mesazhe pas kualifikimit për në Euro 2016. Në mesin e tyre, ish trajneri i Italisë, Marcello Lippi dhe ish mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso.

“Kam pasur shumë urime si nga njerëz që vijnë nga bota e politikës, ashtu edhe nga ajo e sportit. Më kanë ardhur mesazhe shumë të këndshme nga Marcello Lippi, Roberto Donadoni dhe Gennaro Gattuso, që më kanë bërë të ndihem me të vërtetë shumë mirë”, u shpreh De Biasi për “Calcionews24”.

“Megjithatë, mbase si urimin dhe momentin më interesant mund të veçoj atë të kryeministrit shqiptar, që më ka impresionuar me të vërtetë shumë”, shtoi ai.

October 21, 2015 16:19
Komento

3 Komente

  1. Din Paku October 21, 16:35

    Tema, zamet e ke por duhet te shkosh edhe nje here tek DeBiasi dhe te sqarosh mire, sepse nuk del aspak e qarte ne se eshte impresionuar nga mesazhi i derguar apo nga kush e ka derguar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*